Pep Guardiola: Aguero e ka firmosur kontratën e re me klubin

21 Janar 2017, 14:54Sport TEMA

Sulmuesi Sergio Aguerro, do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së Manchester City.

Bomberi argjentinas ka arritur marrveshjen me drejtuesit e klubit për të rinovuar kontratën e tij, e cila i skadonte në vitin 2019-të.

Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili u shpreh se Aguero ka firmosur një kontratë të re më klubin.

“Aguero e ka firmosur kontratën e re me klubin. Ai do të qëndrojë me ne për sa kohë e dëshiron këtë. Aguero është sulmuesi ynë më i mirë. Ne kemi probleme me shënimin e golave, kështu që kemi nevojë për të. Dëshiroj më të mirën për të”, u shpreh Guardiola.

Sergio Aguero është një pikat më të forta tek skuadra e City, ku gjatë këtij sezoni ka arritur që të  shënojë 18 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje