PERGJIMET/ “Ai p…motre spiunon”: Si dekonspironte agjenti aksionet e policisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

aaaaaaaaaaNjë oficer policie i komisariatit nr. 4 në Tiranë është dënuar me dy vite burg, pasi dyshohet se shfrytëzonte postin e tij, për të dekonspiruar operacionet e policisë, gjë e cila ka sjellë lirimin e disa personave nga përgjegjësia penale.

Alkejd Zeneli, është deklaruar fajtor për akuzën e “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, pasi në disa raste është vërtetuar se ai ka abuzuar me detyrën, duke u dyshuar se në këmbim të favoreve për qytetarët, ka marrë para prej tyre.Dosja është hetuar nga specialistët e SH.Ç.B.A në policinë e Tiranës, pasi dyshimeve që ishin ngritur ndaj këtij oficeri.

Zeneli, në një rast ka dekonspiruar operacionin e policisë “Fundi i Marrëzisë” që bënte fjalë për lokalizimin dhe asgjësimin makinetave të lojrave të fatit. Teksa kolegët e tij shkonin në këtë operacion, nga përgjimet e kryera ka rezultuar se Zeneli njoftonte në telefon pronarët e kazinove, të cilët i largonin me shpejtësi nga dyert e pasme të bizneseve të tyre.

Ndërkohë nga ana tjetër vetë oficeri i policisë pranë komisariatit nr. 4, qëndronte në një lokal në ish-bllok, duke konsumuar birrë.Një detaj të tillë është evidentuar dhe gjatë përgjimeve të kryera nga specialistët e SH.Ç.B.A. Ndërkohë janë dhe disa raste të tjera ku oficeri i policisë ka liruar nga qelia një person për plagosje të lehtë me dashje, dhe prodhim e shpërndarje të lëndëve narkotike.Për të gjitha këto raste, gjykata ka vendosur të shpallë fajtor oficerin Zeneli duke e dënuar atë me 2 vite burg.

Më datë 03.02.2015,, dy agjentë të seksionit të hetimit të krimeve në komisariatin e policisë nr.4, Tiranë, dëshmitarët Lavdërim Hoda dhe Olsi Gjoshi, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, kanë ushtruar kontroll në lokalin e shtetasit Adrian Mehmeti me vendndodhje në rrugën: “Siri Kodra”, pranë kompleksit “Gjana”, ku kanë konstatuar gjashtë makineri elektronike lojrash fati, në gjendje të palicensuara.

Në lidhje me këtë fakt rreth orës 16.30’, është shoqëruar në polici shtetasi Adrian Mehmeti dhe për këtë shtetas është filluar proçedimi penal në gjendje të lirë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale, të “Organizimit të lojrave të palejuara” dhe të “Vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”. Në lidhje me këtë ngjarje veprimet hetimore janë kryer nga i pandehuri Alkejd Zeneli.

Nga burimet e informacionit me shkrim të oficerëve të policisë gjyqësore të drejtorisë së SH.Ç.B.A, rezultonte që shtetasi Adrian Mehmeti në vazhdimësi paguante një shumë mujore në vlerë monetare të pandehurit Alkejd Zeneli, që gjatë kryerjes së detyrës së tij, mbulonte edhe zonën ku ndodhej ambienti ku mbaheshin lojrat e fatit, për të mos patur probleme nga shërbimet e policisë me qëllim për të vazhduar aktivitetin privat të organizimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Bazur nga ky informacion janë realizuar disa përgjime telefonike.

Më datë 11 mars 2015, ora 21:44, i pandehuri Alkejd Zeneli nga numri i telefonit 069XXX083, telefonon ne numrin e telefonit 0685XXX59, që rezultoi të ishte në përdorim të shtetasit Adrian Mehmeti, me përmbajtjen si më poshtë:
+083 : Alo?
+559 : Ca bone, si kalove, ha si je?
+083 : Ca bone, si dukesh?
+559 :Iç, qitu te puna tu nejt, po kan ardh do nji polo se kan ashu për verifikim ktu se di ca ashu, e kam myll derën e kam dal jashtë.
+083 : E ke myll, a t`kan hy mrena?
+559 : Jo jo jo, s`ka ra, jan jashtë krejt, po thashë po pate munsi a largoji a send a, shife vet q`ashu.
+083 : Je aty mrena ti?
+599 : Jo jashtë jam qitu po m`kan nal për verifikim thot.
+083 : Kush është aty?
+559 : Ku di gjo, se di kush, jan kta të 3-shit.
+083 : të 3-shit e, po s`kam pun me ata pa mir e ke ti, jan në krahu andej ata, mir kaloja nji sekond telefonin thuj vetëm a ka munsi i minut vetëm foli atij. Mir, a ka mundsi thuaj a ke numrin 41-sh, thuaj a mund t`ja jap numrin 41-sh se t`merr vet ky djali thuaj?
+559 : Ja nji sekond sa t`ashu se t`marr.
+083 : Jo mo thuaj a keni numër 41-sh thuaj, se të merr vet ky shefi vetëm t`i jap numrin 41-sh thuj.
+559 : (zë tjetër) Alo?
+083 : Mirmbrëma si ja kalove?
+559 : Mirmroma qysh je ti?
+083 : Un quhem Alkejd Zeneli, oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit Numër 4-r.
+559 : Po t`njof mirë, ke nji makinë me katër njisha ti, unë jam Bashkim Ce….po fol n`telefon me ty.
+083 : Si ja kalove, ca problemi ka me atë zotri mo?
+559: Po ku di gjo un, kan ardh kto shërbimet e 3-it, kishim një informacion nga salla kan lojra fati pa liçensë mrena objektit kto.
+083 : Po jo mo ca lojra fati pa liçensa, ati ja kemi bllokuar atje mor burr po lëre vari lesht atë e burr, ja kemi bllokuar të gjitha i kemi aty brenda ne o vlla se është me urdhër ashu ai.
+559: O Alkejd un kam ardh ktu me njoftim t`sallës, do njoftoj sallën e do bëj veprime, kur t`a bjer në komisariat pastaj bëni ca të doni dakort.
+083:Po mir dakort hajt ti e di hajt.
Më datë 11 mars 2015, ora 21:47 min, i pandehuri Alkejd Zeneli nga numri i telefonit 069XXX4083,telefonon në numrin e telefonit 068XXX559, shtetasin Adrian Mehmeti, me përmbajtjen si me poshtë:
+083 : Ee.
+559 : E bob.
+083 : Mos e hap lokalin për asnji gjë, thuaj nuk ësht lokali im dhe pik thuaj, po e shqyen derën t`bëjn ca t`duan, lokalin mos e hap, nuk kam asnji lojë fati a kupton?
+559 : Po.
+083 : N`qoftë se ke na nji njeri atje pastaj njoftoje ti marri ti treqi nga mbrapa me lezet.
+559 : Dakort, dakort.
+083 : Dakortë, mos u duk…se prap ai p,,, motre aty prap spiunon, ai rob q,,, që ke ngjitur ti atje, dakortë hajde, hajde.*

Ndërkohë më datë 11 mars 2015, ora 21:51 min, i pandehuri Alkejd Zeneli nga numri i telefonit 069XXX4825, telefonon ne numrin e telefonit 069XXX3815, i cili rezultoi në përdorim të shtetasit Ilia Muça, oficer i gatshëm, ne Kom.Pol.Nr.4, me përmbajtjen si më poshtë:

+815 : A figure?
+825 : Ca bone ku je me?
+815 : Un jam ktu te…
+825 : N`komisariat je?
+815 : Po ktu.
+825 : Ore shif i cik aty se e ke parasysh, t`ka marr njeri n`telefonë?
+815 : Po ku je ti vlla?
+825 : Un jam ktu te blloku jam ulur ktu.
+815 : Je ul je ul po.
+825 : Ca ke ?
+815 : Iç iç po qe mir me pa ardh i her m`taku.
+825 : Po ca t`i bëj un tashi atyre vlla se marr vesh e vlla, nejse se s`ka nanji problem ore n`rregull der tashi.
+815 : Mir mir mir hajt.

Po në datën 11 mars 2015, ora 22:26 min, të pandehurin Alkejd Zeneli në numrin e telefonit 069XXX825, e telefonon numri i telefonit 069XXX7450, në përdorim të shtetasit Mojsi Sulaj, shefi i Krimeve ne Kom.Pol.Nr.4 me permbajtjen si më poshtë:

+825 : Po shefi!
+450 : Alo!
+825 : Po shef!
+450 : Car bëre?
+825 : Hiç, po pi nji birr.
+450 : Dëgjo mua tashi, ka pas nji telefonatë.
+825 : ëhë.
+450 : te salla operative
+825 : po
+450 : në rrugën Siri Kodra, që është një ambjent, që ka lojra fati
+825 : ou!
+450 : po, kan vajt shërbimet e 3-shit.
+825 : ëhë.
+450 : sikur ka qenë te zona e 3-shit.
+825 : ëhë.
+450 : kan blloku lokalin dhe ata zotrinjtë që kan pas lokalin e kan myll.
+825 : ëhë.
+450 : e pastaj e kan njoftu policinë tonë kta e ka vajt patrulla jon.
+825 : po
+450 : e tani ata djemt kan dash me dalë nga mbrapa më tha salla tani mua.
+825 : ëhë.
+450 : dhe nji patrull i ka shoqëru, po i shoqëron në komisariat, nji patrull po rri për të parë ka apo s`ka gjë brenda, un u lidha me Ilian.
+825 : ëhë.
+450 : edhe po pres çar do më thotë Ilia se po i coj në komisariat ata. Do kalosh të bësh veprimet vet, çar do bësh?
+825 : po mir ja po kaloj aty.
+450 : hajde lidhu me Ilian dhe shkoni
+825 : hajd hajd.

Gjithashtu nga përgjimet telefonike të kryera në bazë të vendimeve gjyqësore rezulton i provuar fakti se i pandehuri Alkejd Zeneli në kundërshtim me detyrën e tij, në kryerjen e veprimeve me dashje  në mospërmbushje të rregullt të detyrës,  ka ndërhyrë duke kërkuar favore kolegut të tij të caktuar me detyrën të shërbimeve të policisë Task Forcë e perbashkët me O.SH.E.E-se, në një rast për favorizimin e një shtetasi, i dyshuar për vjedhje të energjise elektrike, rreth datave 13 dhe 15 mars 2015. Gjithashtu, nga përgjimet telefonike, rezulton që i pandehuri Alkejd Zeneli ka shtrënguar shtetas për marrje të kallëzimit apo mosmarrjen e kallëzimit personave, duke shtërnguar personat ndaj te cilëve kërkohet të bëhet kallëzim penal.

Kështu në 26 shkurt 2015, në orën 16:43 min, i pandehuri Alkjed Zeneli nga numri i telefonisë celulare 069XXX0271, telefonon në numrin e telefonit 069XXX006, i cili siç rezultoi të ishte në përdorim të dëshmitarit Elton Dingu, me përmbajtjen si më poshtë:

+271:Alkejd Zeneli jam un, oficeri i policise kriminale pranë Komisariatit numër 4.
+006 :si ja kalove?
+271 :kemi fol dhe njëherë bashkë me anë të Liodorit
+006 : e di e di
+271 : o jam bërë unë për t`u tallur ti ose…
+006 : më vraftë zoti nuk e çoj nëpër mënd atë pjesë
+271:po si është problemi, më mer ai zotëria dhe ai më kërkon të bëj kallzim dhe un rri e shty e shty..
+006 : ai më thotë mu nuk bëj kallëzim, nuk e di si është kjo punë, po të lutëm nesër në orën 10 ku të vij të takoj ty, t`a ndajmë këtë punë bashkë në e t`a mbyllim
+271: do t`a mbyllësh me mua?
+006: me ty, me atë tjetrin, më çdo njeri, vetëm t`a mbyll këtë punë
+271:po pra po, si është problemi ma sqaro, mos përto në telefon
+006:jo, jo, nesër në orën 10 du t`a sqaroj ball përball, ku të vij më thuj ti ku të vij un
+271:ore un të them të vish dhe tani, se unë t`i nis letrat që tani, po unë them
+006: e di që m`i nis dhe as e ve në dyshim, të lutem nesër në orën 10 më thuj një vend ku të vij un
+271 : te Komisariati numër 4 ktu hajd.

Ndërkohë në datën 26 shkurt 2015, në orën 16:45 min, i pandehuri Alkejd Zeneli nga numri i telefonise celulare 069XXX083, telefonon në numrin e telefonisë celulare 069XXX8885, i cili rezultoi të ishte në përdorim të dëshmitarit Zaim Doçit, me përmbajtjen si më poshtë:

+083 : ej
+885 : hë?
+083 : nesër në orën 10 tha, kshu i trembur me foli, po jo ai zotria s`ka dasht të bej kallzim, kshu me ka thën mua ai…
+885 : po po
+083 : që të mos shkosh në burg hajde e sqaroje këtë muhabet se nuk ka kuptim i thash
+885 : në rregull
+083 : nesër do të vij këtu e do të flas vetë njiher.

Në 1 mars 2015, në orën 21:14 min të pandehurin Alkejd Zeneli në numrin e telefonisë celulare 069XXX0271, e telefonon numri i telefonisë celulare 069XXX587, i cili rezultoi të ishte në përdorim të dëshmitarit Ergys Qerimi, me përmbajtjen si më poshtë:

+271: alo
+587: ej, nigjo, ku është ai vendi, se fola me atë çunin un, është mu aty te ……?
+271 : hajd se flasim nga afër o ti tope, hajd
+587 : mir hajd çao.

Një ditë më pas në 2 mars 2015, në orën 12:30 min, të pandehurin Alkejd Zeneli në numrin e telefonise celulare 069XXX825, e telefonon numri i telefonisë celulare 069xxx587, shtetasi Ergys Qerimi, me përmbajtjen si më poshtë:

+825 : alo
+587 : hë mor ça bon ti…fole ?
+825 : jo nuk kam fol se nuk pata mundësi t`a takoj
+587 : takoj nji çik mo burr
+825 : tashi me urgjencë nuk bëhet ajo, thuj atij të presi se nuk bëhet tak-fak, prit njiher thuj, t`a diskutoj njiher ktej, do flas njiher vet se do t`i them a e kupton…hajd.
+587: po pra po
+825: hajde flasim se jam në numrin e punës, hë se kam ashtu, dil ktej nga un e flasim
+587 : ke nanji lek ti, do na japesh nanji lek?
+825 : s`kam kokërr leku, çar i do leket?
+587 : po me duhen se nuk kam asnji.
+825 : ku e ke rrogën, merr rrogën
+587 : po s`ka dal o vlla
+825 : mir mir hajde ktej.

Në datën 12 mars 2015, ora 16:39 min, të pandehurin në numrin e telefonit 069XXX0271, e telefonon numri i telefonit 069XXX6587, shtetasi Ergys Qerimi, me përmbajtjen si më poshtë:

+587 : Hë mo plak çar bone ti?
+271 : Hiç mir.
+587 : Nanji muhabet na bone për atë?
+271 : prit se jam në siklet……
+587 : muhabetin që të thashë unë
+271 : kë muhabet ?
+587 : po atë, më atë, për atje te vendi.
+271 : shoku iku boti, është transferuar shef komisariati në Krujë
+587 : ashtu ë?
+271 : eee edhe unë rrezik
+587 : hë
+271 : jo këtë jav, javës tjetër jam andej
+587 : na dhjeve filmin
+271 : çar ti bëjm
+587 : po mir andej?
+271 : andej po, flasim, andejë e kemi më mir.
+587 : po pra
+271 : do flasim po prit të bëhet
+587 : ok.

Një ditë më pas 13 mars 2015, ora 00:47 min, i pandehuri Alkejd Zeneli nga numri i telefonit 069XXX083, telefonon në numrin e telefonit 066XXX1018, i cili rezultoi të ishte në përdorim të dëshmitarit Armand Shaholli, me përmbajtjen si më poshtë:

+083 : Alo?
+018 : Alo, përshëndetje.
+083 : Po.
+018: Ça bone vlla si ja kalove, se t`shqetsova qëpar n`or t`vona vlla po desha me t`pyt, Mandi jam.
+083 : Kush Mand?
+018 : Mandi ktu ke restoranti, ke dyqani.
+083 : E vlla ca bone?
+018 :Iç për zotin, po nga që m`tha plaku që e kishte mor n`telefon ajo Prokurorja.
+083 : e ça kishte?
+018 : Edhe i kishte thon nesër t`paraqitesh me çunin na ora 10.
+083 : Po mir, nuk ka nonji problem, do t`marri një deklarim ajo prap e ke parasysh.
+018 : Po po e di un kët, po thjesht desha me u siguru se thash ngaqë më than shum veta m`than….
+083 :Po jo mor zemra ime se nuk të arreston Prokurorja ty, të arrestoj un ore kshu që rri i qet ti.
+018 : okej rrofsh
+083 : Ndërsa në momentin që do më thot Prokurorja arrestoje filanin, do t`them un ty ik shoku se dakort jan bër keq punët.
+018 : okej o vlla.
+083 : ta kam aq detyrim ty un tashi mos u ashu më.
+018 : rrofsh shum falemnerit.
+083 : mir hajt.
+018 : nesër t`bëj i telefon e pim i kafe, rrofsh.
+083 : rri i qet pra.

Me datë 13 mars 2015, ora 17:22 min, të pandehurin në numrin e telefonit 069XXX4825, e telefonon numri i telefonit 069XXX6587, shtetasi Ergys Qerimi,me detyrë oficer në ushtri.Biseda ka këtë përmbajtje:

+587 : për atë shefin tim!
+825 : hë?
+587 : të vij aty te shpija tashi?
+825 : po jo se po fle gjum po të them
+587 : mir se du me fol tashi patjetër
+825 : o Gys jam në gjum
+587 : nuk du me fol në telefon
+825 ; po mir kur të dal të bëj zile o burr, rri në shpi
+587 : po e du tashi se është tashi puna,çar budallai që je
+825 : po unë jam i gatshëm sot o vlla, qenka tani
+587 : po pra është tashi nji, njeriun e atij
+825 : kush ësht, si e ka emrin?
+587 : nji kamberi, mbiemrin kamberi
+825 : mir hajd, kur të iki atje ta shof
+587 : po vij të flas nji sekond aty o burr
+825 : o Gys pse bëhesh debil, atje është se unë do të merrem
+587 : po muhabeti është që të mos bëhet gjo o burr
+825 : çar ka ai, për çar është ai, për drita?
+587 : eee
+825 : po qe për drita do të futet në burg, nuk ke çi bën, jo unë, po perënia të jet, se nuk e kam ashtu un po qe se është për drita, po qe se është për gjë tjetër i rruan lesht
+587 : për drita
+825 : për drita është në burg, nuk ke çi bën, se nuk i bëjm ne veprimet, i bën grupi i Oshe-s, nuk jam un, e ndjek Sabah Fetahu, dakort?
+587 : nuk ka zgjidhje fare?
+825 : kur është kap ai?
+587 : sot pra.
+825 : ça ore sot?
+587 : po ku e di un çar ore!
+825 : po pyte çar ore
+587 : mir hajd
+825 : hajd flasim më vonë, të fle njëçik gjum, hajd.
+587 : hajde, çao.

Ndërkohë në 15 mars 2015, ora 18:02 min, i pandehuri Alkejd Zeneli nga numri i telefonit 069XXXX083, telefonon në numrin e telefonit 069XXX885, shtetasin Zaim Doci, me përmbajtjen si më poshtë:

+083:hë mo si ka vajt kto dit?
+885: ja dobët, nuk ka qen mir jo
+083 : çar bëhet ndonjë gjë tjetër, marove punë me atë të djeshmin, çar ësht ai?
+885 : jo hala.
+083 :po pse unë e takova Dorin dje, i thashë do i thuash atij kshu kshu, po megjithatë kishte pas halle ai, nuk e di a ta ka shpjegu ty ai?
+885: ma ka shpjegu
+083 :ka pas hall ai, i kan mar shpin e ku di un ç`kishte bër ai, prandaj e do më shum ashtu, megjithatë besoj do ta mbyllësh nuk bëhet llaf, ja ta ngacmoj dhe kto dy dit un dhe të ashtu. Dëgjo, për atë muhabetin ton e mbyllim dot sot?
+885 : se di, ja bie po takoj atë e po të them
+083 : epo më thuaj sepse po pres…që këtej, prandaj, se më thanë për ashtu, prandaj.
+885 : mir mir
+083 : hajde/ Shqiptarja.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “PERGJIMET/ “Ai p…motre spiunon”: Si dekonspironte agjenti aksionet e policisë”

  1. perkthyesi says:

    Keta police te shtetit? Niveli komunikimit dhe shkrimi i gjuhes shqipe i ngjan nje nxenesi me teper se injorant dhe analfabet! Ku jane standartet e perzgjedhjes se punesimit? O moj Shqiperi ku ke rene! Dhe neve ende vazhdojme te shpresojme nga mashtrimet me teste dhe provime! Sa te drejte paska patur Konica i madh me thenien: Shqiperi, te kam dh…re, asnjehere s’me ke ndjere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *