Rrëfeu mjerimin, Sopoti përzë kamerunasin: S’e di ku do mbytem!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kamerunasiDitët e fundit ishte personazhi më i përfolur në futbollin shqiptar. Rrëfimi i kamerunasit të Sopotit, Janot Tadjong, disa ditë më parë për gazetën “Panorama Sport” ku tregonte vështirësitë që kishte kaluar në Tiranë, i kequshqyer dhe i papaguar për katër muaj, shkaktoi një debat të madh në rrjetet sociale ku shumica dërrmuese shprehën mbështetjen për lojtarin.

Pas atij rrëfimi rrëqethës dhe vorbullës së madhe të reagimeve që u shkaktuan, Sopoti vendosi të “hakmerret”. Bëhet e ditur se klubi librazhdas e ka larguar futbollistin duke prishur në këtë mënyrë kontratën që kishte me mesfushorin. Tashmë, gjithçka bëhet më shumë e vështirë për Janot që mbetet i vetëm dhe pa mbështetje në mes të Tiranës.

Vendimi

Librazhdasit e kanë përzënë lojtarin duke i njoftuar se kanë ndërprerë kontratën me të. Drejtuesit e Sopotit i kanë bërë të ditur kamerunasit se nuk është më në planet e klubit. Duke e trajtuar si një njeri pa mbështetje dhe për më tepër pas gjithë asaj që ai kishte rrëfyer disa ditë më parë, librazhdasit i kanë mbyllur derën duke i shtuar vuajtjet lojtarit që tani është në kërkim të një ekipi tjetër. “Nuk po stërvitem më te Sopoti, jam në kërkim të një skuadre tjetër. Nuk di se ‘ku do të mbytem’”, u shpreh shkurt lojtari pa dashur të zgjasë më komentet për ish-ekipin e tij.

E ardhmja

Mësohet se të mërkurën lojtari do të udhëtojë drejt Përrenjasit për miqësoren që Domosdova do të zhvillojë me Pogradecin. Menjëherë pasi në gazetë u publikua intervista e lojtarit, ishte shefi i klubit përrenjsak, Ardit Facja, që deklaroi se dyert e Domosdovës ishin të hapura për futbollistin.

“Lajmi dhe historia e lojtarit kamerunas të Sopotit ishte e dhimbshme. Menjëherë bëra një kërkim të vogël për lojtarin, pashë disa video dhe foto të tij. Nuk jam i mendimit se e meriton situatën e keqe që po kalon një lojtar me një fizik të tillë. Fola me trajnerin dhe duke qenë se ne jemi në merkato këto javë dhe repartin e mesfushës duam ta përforcojmë, Janotin e mendoj që mund të na bëjë punë. E ftoj publikisht për një provë këto ditë në Përrenjas. Do ta kontaktoj menjëherë dhe do ta pres me kënaqësi në skuadrën tonë për një provë”, deklaroi Facja për gazetën disa ditë më parë.

Dhe duket se e ka mbajtur fjalën. Lojtari thotë se këto ditë do stërvitet individualisht me shpresën se do shihet me sy pozitiv nga drejtuesit përrenjsakë në miqësoren e së mërkurës ndaj Pogradecit. Për futbollistin që mbërriti në Shqipëri me ëndrrën për të kaluar më pas në Europë, duket se gjithçka është kthyer në ferr./PanoramaSport

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *