“The Guardian”: Inaugurimi i Donald Trump, një deklaratë lufte politike

trumpKalimi presidencial i pushtetit ndoqi të gjitha detajet e zakonshme civile, por tonaliteti fjalimit të Trump shënoi një ndryshim të frikshëm në Amerikë.

Në detajet e jashtme, transferimi i organizuar i pushtetit presidencal përmbushur në skenën e ditës së inagurimit në Capitol Hill kaloi me nderimin e gjitha traditës. Pjesët thelbësore të ceremonisë së rastit – yjet dhe gradat, dinjitarët dhe ritualet e përshkruara të betimeve – ishin të njohura dhe tradicionale. Rivalët politikë zunë vendet e tyre në podium ashtu sikundër bëjnë çdo katër vjet, shtrënguan duart dhe duartrokitën njëri-tjetrin, duke ofruar komplimente të hijshme dhe duke vënë në skenë një shfaqje të dinjitetit kombëtar.

Megjithatë, e gjitha ishte në fakt një mashtrim. Adresimi inaugural i Donald Trump ishte një deklaratë lufte ndaj gjithçkaje që përfaqësohej prej atyre detajeve të koreografuara. Presidenti Trump – është koha të mësohemi tani më këto fjalë të papërshtatshme me njëra-tjetrën – nuk ngulitën në mendje ndonjë frazë të pavdekshme që të mbetet simbol i asaj dite. Fjalët e tij nuk u ngulitën në tru në ndonjë nga mënyrat e jashtëzakonshme si ato të Linkolnit, Ruzveltit, Kenedit apo Reganit. Por mesazhi i presidentit të ri nuk mund të kishte qenë më i qartë.

Ai ka ardhur për të thërrmuar lustrën e unitetit dhe vazhdimësisë të përfaqësuar nga kalimi paqësor i pushtetit. Dhe ai mund t’ia dalë mbanë në këtë qëllim. Në vitin 1933, Ruzvelti sfidoi botën për të tejkaluar frikën. Në vitin 2017, Trump i tha botës të jetë shumë e frikësuar.

Fjalimi i Trump ishte me raste i hidhur, mburravec dhe banal. Ai ziente nga mëria dhe pakënaqësia ndaj politikës, dhe sistemit amerikan “checks and balances”. Kishte si target ata që votuan për të, por jo ata, pjesa më e madhe, që nuk e votuan. Ishte nacionalizmi i parë amerikan, krudo dhe paturp. Fjalimi vlonte nga përçmimi për çdo gjë që ka të bëjë me kryeqytetin që ai tashmë kërkon ta përkulë sipas vullnetit të tij. Ishte, sidoqoftë, bosh nga detajet apo qartësia sesi do të arrihen qëllimet e tij. Madje, që përpara se të hapte gojën,  Uashingtoni ishte në zgrip për atë që do t’i ndodhte Amerikës. Çdo gjë që tha Trump konfirmoi se këto instikte ishin të vërteta. Presidentët shpesh vijnë në detyrë duke premtuar ta zhvendosin kombin në rrugë të reja. Por, nëse mund të besojmë Trump, zgjedhja e tij dhe fjalimi i tij mund të sinjalizojnë tronditjen më të madhe në Uashingtonin në kujtesën e gjallë.

Pyetja vitale për të ardhmen, është nëse Trump mund të jetë i besueshëm. Në fjalimin e tij, ai talli ata që kanë qenë vetëm llafe dhe aspak veprim. Por ekziston rreziku që edhe ai vetë mund të jetë një viktimë e kësaj. Ai e ngriti stekën për presidencën e tij në një nivel shumë të lartë, duke këmbëngulur se çdo gjë do të ndryshojë “pikërisht këtu, pikërisht tani”. Por, a do të ndryshojë? Pushteti i presidencës është rritur përgjatë dekadave dhe në zgjedhjet e 2016-ës i ngarkoi republikanët me të gjithë pushtetin e krahëve të qeverisë. Por Trump nuk është, të paktën ende, një diktator. Ai duhet të qeverisë me një kongres që nuk bashkohet me të gjtiha prioritetet e tij – në disa raste, prioritetet e Trump mund edhe të jenë të preferueshme –dhe sipas ligjit, përplasjet duhet të interpretohen nga gjykata. Shtetet kanë shumë pushtet për ta sfiduar atë, ashtu si Kalifornia duket e vendosur ta bëjë në rastin e murit të planifikuar me Meksikën.

Ka pasur një argument që votuesit e zgjodhën Trump duke e ditur se ai do të sfidonte sistemin,  por me bindjen se sistemi do të mbronte votuesit nga pasojat më të këqija. Kjo mund të provohet e drejtë. Por Trump nuk duhet nënvlerësuar. Ai është një ndërprerës krenar më shumë sesa një konformist ngurrues.

Ai është – dhe synon të jetë – i ndryshëm nga të gjithë presidentët e së kaluarës: në personalitetin e tij, stilin e punës, rrugët e  komunikimit dhe çka është më e rëndësishme, në synimet e tij politike. Ata që e mbështesin atë dhe ata që i druhen atij janë dakord me këtë. Megjithatë atë ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë me renditje të ulët në mbështetjen publike dhe me një ndjesi të thellëse ndasie. Inagurimi i tij u bojkotua nga disa liderë dhe ngriti në protesta kundër me qindra mijë. Përpjekjet e tij për të rrëzuar hierarkinë politike të Amerikës dhe kulturën do të entuziazmojnë disa – tregu i aksioneve po hungërin – por do të tmerrojnë të tjerët.

Realitetet e synimeve përçarëse të Trump do të duken në javët dhe muajt në vazhdim. Paradhënia e kësaj axhende të trazuar mund të gjendet në faqen online të Shtëpisë së Bardhë. Në planin e brendshëm, program më i madh do të jenë projektet e infrastrukturës që formësuan të vetmin zotim të detajuar të adresimit inaugural.

Përtej brigjeve të Amerikës, pjesa më e madhe duhet hamendësuar: përplasja e mundshme me Kinën përbën rrezikun më të madh nga të gjithë; nëse Trump triumfon në mënyrën e tij të lidhjeve me Rusinë, kjo mund të varet më shumë nga kabineti i rij skeptik.

“Koha për biseda boshe ka mbaruar”, tha presidenti Trump. “Tani mbërrin ora e veprimit”. Në shtëpi dhe jashtë saj, dhe në dritën e këtij fjalimi, hapet vërtet një perspektivë tmerruese./ Tesheshi

*Editoriali i “The Guardian”

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““The Guardian”: Inaugurimi i Donald Trump, një deklaratë lufte politike”

  1. shushica says:

    Trump tha .America first,,,,, kjo eshte esenca e politikes qe ai ka premtuar ….Por a mund te besohet se ne te kaluaren ka patur presidente qe nuk ishin per… America first …Absolutisht te gjithe presidentet kane vene mbi te gjitha intdresat amerikane …Por ndryshon menyra e konceptimit .Nje ekonomi gjigande si ajo amerikane detyron politiken dhe presidentet te jene te pranishme ne te gjithe hapsiren globale , te bejne aleanca , te nderhyjne ushtarakisht apo ne rruge te tjera, Dhe natyrisht keto praktika kerkojne miliarda , por nga ana tjeter garantojne fitime shume here me shume se ato qe shpenzohen …Ne se Trump mendon se fitimet do ti vijne pa shpenzuar , pa rrezikuar eshte ne rruge pa krye.Dhe natyrisht establishmenti amerikan nuk mund te heqe dore nga fitimet , ndryshe rrezikon qendrueshmerine ekonomike dhe sociale..Por ndoshta ne ndryshimin e priroriteteve Trump ka te drejte …Praktikisht konkurenti kryesor i SHBA…s eshte Kina , e pare kjo ne kompleks .Duke pare gjendjen aktuale dhe rritjen ekonomike vjetore ndikimi kinez ne bote do te rritet ne menyre te paevitueshme …Dhe ne se deri tani priroriteti kinez ka qene ekspansion i bute , pra soft power….shume shpejt ky ekspansion mund te behet i ngjashem me ate amerikan , hard power …Duket nje pjese e establishmentit amerikan me ne krye Trump e ka kuptuar se perplasja me Rusine nuk eshte ne interesin amerikan …Argumentet jane kontradiktore , por reale Nga pikpamja ekonomike aktualisht Rusia nuk perben nje konkurent per SHBA…n Nga pikpamja ushtarake dhe gjeostrategjike Rusia eshte nje konkurent .Por vetem nje politike e çmendur mund te synoje ne nje konfrontim ushtarak , pasi arsenalet misilstiko termoberthamore te te dy vendeve mund ta kthejne njerezimin ne vitin zero per tridhjet minuta . Praktikisht me teknologjine e sotme as amerikanet dhe as ruset nuk mund te neutralizojne njeri tjetrin .Putin dhe establishmenti rus kane investuar ne teknologjine e sofistikuar te armeve sulmuese , duke evituar nje gare sasiore qe do tu shkaterronte ekonomine .Trump dhe grupi i tij e ka kuptuar se nje aleance reale Kino,,,, Ruse eshte me pasoja te rrezikeshme.Nderkohe ka kuptuar qe nje BE me e unifikuar ne pikpamje te politikave ekonomike , ushtarake dhe te jashteme e ben Europen polin me te fuqishem ne arenen boterore Prandaj , pavaresisht deklaratave formale , asnje qeveri amerikane aq me shume Trump nuk kane dashur dhe nuk duan nje Europe te bashkuar te fuqishme …Politika kineze e rrugeve te reja te ,,,mendafshit,,,drejt Europes, prgamatizmi dhe investimet e qidra miliardeve kane synim krijimin e nje hapsire ekonomike nga Kina ne Europe , ku do te perfshihet edhe India dhe vebde te tjera .Keshtu praktikisht USA mbeten ne perferi .Por duke levizur drejt Rusise qe ka rezerva me gjigande te lendeve te para dhe influence ne Azine qendrore ish sovjetike Trump synon ta mbaje akoma SHBA si forca kryesore globale …..Sa per histerizmat politike te vendeve Balltike , Polonise , te idioteve te nevojshem te Ukrahines , Trump i intereson shume pak …Koha do te tregoje se cdo te ndodhe

  2. Sulejman Pumi says:

    Te kuptosh fenomenin Trump ka disa gjera: e para duhet te jetosh e punosh ne USA dhe te paguash taksat aty. Kur shikon se mbi 35% te te ardhurave i paguan taksa, punon jashtezakonisht shume she parate i merr shteti dhe i shperndan ne shtresat per te ndejtur ne pushtet te njejtet njerez, te quajtura “elita”, nuk ndjehesah mire. Emigrantet qe vijne jane disa llojesh: qe punojhne dhe kane nivel pershtatje te larte me kulturen amerikane(Europa Lindore, asiatiket etj) dhe popullsia hispanike qe vjen ne Amerike dhe sjell drogat, krimin, vrasjet etj. Keto gjera duhet te marrin fund menjehere. Trump nuk i mungon vullneti ta arrije kete gje. Edhe shumica e popullit e do kete gje. Administrata e Obames me politikat e ndjekura e deformoi rolin e Amerikes, autoritetin e saj, Ky grup hajdutesh, me poza globaliste, me fjalime boshe por te qellimeshme ktheu me ndihma 47,5 milion Amerikane. Obama ishte nje deshtim total ne planin ekonomik, u synua ndryshimi demografik me qellim. Sipas studimeve, te pakten per 50 vjet Amerika nuk do pranoje me emigrante, por vetem viza pune. Nese jetoni e punoni ketu (si ne) ku kemi ne pune njerez qe per 10-15 vjet nuk dijne asnje fjale anglisht dhe nuk kane ndermend te mesojne, e kuptoni menjehere se cfare po ndodhte.
    Niveli i infrastruktures eshte miserabel, trena qe po ecen me shpejt se 40 km/ore dalin nga shinatr, dhe ne vend qe te ndertohen te rinj, synohet te ulet shpejtesia. Aeroportet gjithashtu. Njerezit e kuptojne qe Trump movement eshte levizja e drejte.
    Sa do te realizohet?
    Trump nuk mundi Hillaryn, por mundi nje koalicion nderkombetar Europe, Kine, Hillary. Ata e duan Amerikan te rrije ne kete gjendje, me nje lolo si Obama e qe luanin me te. Nuk ka me. Secili te shohe punet e tija, e pastaj te jemi aleate.
    Te cudit fakti qe anglezet vete e lane Europen, dhe jane kundra asaj qe Trumpi te shohe punen e tij.
    Amerika i mbronte kudo, ne OKB, ne NATO, e kudo dhe ata nuk paguanin as nje te dhjeten e detyrimit te akteve. Ku shkohet keshtu?
    Cohen fabrikat jashte, prodhohet malli jashte e futet pa taksa brenda. Do shihni se sa gjera do dalin, sa politikane jane te lyer. Si mund te kushtoje nje fushate elektorale 1,5 miliard dollare per Hilary, ku i gjen ajo ter hollat, pse u mbyll biznesi i saj (Klinton foundation), dhe Trump fiton duke shpenzuar 10%, pra 150 milion dollare te TIJAT dhe fiton. Do shohim shume gjera.
    Amerika eshte ne drejtimin e duhur te nje rimekembje, qe do jete e gjate, pothuaj 20 vjet, ndofta edhe me luftra. Por Trump nuk do jete shkaktari, ai do jete frymezuesi i ndryshimit. Prandaj populli e votoi.

  3. C'a bohet kshtu says:

    “The Guardian” ka dale nje shkrim keqdqshes, mashtrues dhe me asgje te vertete, vetem mllef ndaj Presidentit te 45 te Amerikes, Donald J. Trump.
    Ne fjalimin inagurues Presidenti Trump tha:
    – Po transferojme pushtetin nga Washingon DC dhe po ia kthejme POPULLIT.
    – Nje grup i vogel ka marre frutet e Qeverisjes dhe POPULLI ka marre pasojat.
    – Politikanet jane pasuruar, po fabrikat jane mbyllur…
    – Nuk ka rendesi se cila pari (parti) eshte ne pushtet, por e rendesishme eshte qe Qeveria te kontrollohet nga POPULLI.
    – Per shume dekada kemi pasuruar industrine dhe ushtrine e vendeve te tjera, ne kurriz te vendit tone.
    Kemi mbrojtur kufinjte e vendeve te tjera pa mbrojtur vendin tone.
    Amerika e para, Amerika e para.
    Ja pra mashtimi dhe disinformimi i rradhes i gazetes ” The Guardian “, keshtu bene edhe per fushaten Presidenciale kundra tij por ai i sfidoi dhe fitoji, perseri Trump do te jete fitues, bashke me te edhe Qytetari Amerikan.

  4. Pallatet Agimi says:

    Zoti Tramp eshte pa diskutim nje biznesmen i jashtezakonshem dhe nje burre krejt i qarte per pozicjonin e tij ne raport me bizneset e veta dhe me vete shtetin. Por ai nuk eshte nje politikan i mirfillte, biles me sa duket si i tille eshte medioker. Amerika nuk mund te drejtohet sic drejton ai bizneset e veta. Amerika eshte shteti me i fuqishem ne bote sepse se pari eshte “zot” i qiellit dhe i detrave te globit, nepermjet te cilave jo vetem kontrollon por imponon cdo lloj rruge, energjine (naften) dhe rraketat balistike qe te kaloje nepermjet woll street-it dhe pentagonit persepari, e mandej ne boshllekun e mbetur. Ajo imponon me cdo kusht, deri edhe me lufte keto interesa. Ajo imponon tregetine boterore. 60% e te ciles behet nepermjet dollarit. Ulja apo ngritja artificjale e interesave bankare amerikane mbush “thaset” me dollar duke e bere kete shtet nje imperatori te plote….etj.etj.etj.
    Te mbetet Amerika vetem thjesht ne doren e amerikaneve, ashtu sic predikon zoti Tramp, ne kete vend per nje vit behet revolucion proletar dhe ketij presidenti nuk i mbetet me tjeter por te mbaj e te lyej mustaqet dhe te filloj e lexoje librat e Stalinit.
    Per fat te keq ky president, do te jete nje sukses qe te rrije ne Shtepine e Bardhe me tepet se 6 muaj. Amerikanet e mbollen vete kete fare, le te korin edhe keta tani kete lloj produkti qe e ka emrin autokraci, deshtim ekonomik, anarshi, racizem e fashizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *