Zbardhen shumat: Sa para do marrin partitë për zgjedhje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

UNIVERSITETET, ZGJEDHJE NË GJININ MASHKULLORE_M2Janë 3 miliardë lekë të vjetra që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ti ndajë nga buxheti i shtetit për 12 parti politike parlamentare e jo që të kryejnë fushatën zgjedhore për 18 qershorin. 7 parti parlamentare dhe 5 jo parlamentare do të marrin të gjitha së bashku 290 milionë lekë të reja.

Lekët do të ndahen më 24 janar me vendim KQZ-je secila parti për financimin e fushatës. Ligji “Për partitë politike”, përcakton rregullat sipas së cilave bëhet shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike: 70 për qind, sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në bazë të sistemit zgjedhor të parashikuar në Kodin Zgjedhor.

Shuma totale që përfiton secila parti politike si mbështetje financiare për vitin 2017, është shumatorja e të gjitha shumave që rezulton nga llogaritjet e mësipërme. Sipas këtyre përllogaritjeve, rezulton se partia që do të përfitojë më shumë është Partia Socialiste e Shqipërisë. Ajo do të marrë 112.453.783 lekë.

Partia e dytë që përfiton është partia më e madhe e opozitës. Partia Demokratike do të marrë në 87.274.533 lekë. E treta është Lëvizja Socialiste për Integrim e cila do të marrë 31.405.453 lekë. Lista vijon me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet që merr 11.474.913 lekë, dhe Partia Republikane Shqiptare që përfiton 10.122.643 lekë.

Dy parti të tjera parlamentare me nga një deputet në Kuvend, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë marrin nga 6.304.503 lekë. Fonde do të marrin edhe 5 parti jo parlamentare për shkak të votave të grumbulluara në rang kombëtar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Fryma e Re Demokratike do të marrë më shumë para, 5.326.333 lekë, kurse katër partitë e tjera: Partia Demokracia Sociale, Partia Socialdemokrate, Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Aleanca Kuq e Zi do të marrin nga 4.833.333 lekë. Investimi total i buxhetit të shtetit për fushatën zgjedhore të 18 qershorit është 290 milionë lekë të reja. /Shqiptarja.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *