Guardiola: Titulli? Nuk dorëzohem asnjëherë

22 Janar 2017, 14:16Sport TEMA

I mërzitur, por edhe i zemëruar. I vetëdijshëm se Manchester City shpërdoroi një fitore praktikisht të arritur, pas kryesimit me dy gola dhe se i dha Chelsea-t një asist në luftën për titullin në Premier League.

Pep Guardiola e ka të qartë se me barazimin 2-2 përballë Tottenham, “citizens” mund ti kenë thënë lamtumirë garës në kampionat. Por, megjithë zhgënjimin, trajneri katalan nuk dorëzohet.

“Ishte një ndeshje e ngjashme me atë ndaj Chelsea-t. Krijuam shumë volum loje dhe patëm raste për shënim, por na mungoi finalizimi. Përveçse në një apo dy ndeshje, gjatë këtij viti kemi luajtur gjithmonë mirë. Kur nuk jemi paraqitur në nivelin e pritur e kam pranuar gjithmonë. Mediat thonë se tashmë jemi jashtë garës për titullin, por unë nuk dorëzohem asnjëherë.”

Me barazimin përballë Tottenham, Manchester City mbetet në vendin e pestë në renditje, në kuotën e 43 pikëve, i distancuar me 3 pikë nga Tottenhami i vendit të dytë, që mund të jetë objektivi i vetëm real për skuadrën e Guardiolës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje