Barça-Messi, rinovim 3-vjeçar me 40 mln euro sezoni

22 Janar 2017, 17:42Sport TEMA

Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e Lionel Messit, pavarësisht zërave të merkatos që e shohin “pleshtin” argjentinas sa te Paris SG, Manchester City apo edhe Interi i pronarëve të rinj “Suning”.

Nga sa raportojnë mediet spanjolle, palët janë shumë pranë akordit për rinovimin e kontratës së futbollistit, me atë aktualen që i skadon në fund të qershorit të 2018-s. Është pikërisht e përditshmja sportive “AS”, e cila thotë se mungon vetëm gjetja e një dite të përshtatshme për takimin mes presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeu, dhe babait-agjent të futbollistit, Jorge Messi, të cilët thuhet se kanë shkëmbyer mesazhe optimiste.

E sigurtë është, gjithsesi, se drejtuesit e Barcelonës që mbikëqyrin llogaritë financiare të klubit po punojnë sipas “AS” në lidhje me bilancin, pas rinovimeve tepër të kushtueshme me Neymar dhe Suarezin. Megjithatë, ata kanë ndarë bindjen se edhe rinovimi i Messit mund të kryhet.

Sa i përket argjentinasit, bëhet fjalë për një propozim rinovimi për 3 vite të tjera, me një pagë prej 35-40 milionë euro në vit. “Ekipi i ka fuqitë për ta mbajtur këtë lojtar”, ka theksuar zv.presidentja e “blaugranave”, Susana Monje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje