BARI/ Kapet skafi i shqiptarëve me 1,3 ton kanabis

skafiGuardia di Finanza ka prangosur dy shqiptarë që po transportonin kanabis drejt Italisë.

G.I.  24 vjeç dhe B.B. 52 vjeç po transportonin 1350 kg kanabis drejt Puljas.

Kapja eshte kryer fale aktivizimit prej 24 oresh te sinjaleve te alarmit nga pala shqiptare.

Policia italiane me anë të njësive operative te Guardia di Finanza ne Durres e Vlore dhe atyre te Pulias u vu menjëherë ne gadishmeri dhe pas identifikimit te mjetit lundrues jane vene ne ndjekje me mjetet e tyre detare te shpejta per ndalimin e skafit te kundraligjshem dhe kapjen e trafikanteve.

Pas disa ore ndjekje u arrit te kapej skafi me 1350 kg kanabis ne bord ne afersi te Barit dhe te arrestohen 2 trafikantet shqiptare.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *