DETAJET/ Kush është 18-vjeçari shqiptar që do hidhte në erë metronë e Vjenës

22 Janar 2017, 17:34Kronika TEMA

Mediat austriake vazhdojnë të raportojnë gjerësisht lidhur me të riun e arrestuar të premten, nën dyshimin se kishte përgatitur një sulm terrorist në Vjenë.

Heute.at ka ofruar së fundi më shumë të dhëna lidhur me të riun me prejardhje shqiptare, mbi të cilin bie dyshimi i rëndë.  Ky portal saktëson se përveç të riut, në pyetje është marrë edhe babai i tij, i cili thotë të mos ketë pasur fare ide lidhur me orientimin e të birit, transmeton albinfo.ch. Babai, i cili vinte nga Shqipëria (Tirana) jeton në qytetin Neunkirch dhe ka dy djem.

Lorenzi ka qenë i njohur për policinë, në saje të disa delikteve të imta që kishte kryer. Ai kishte kaluar të banonte në Vjenë.

I dyshuari quhet Lorenz K., është shtetas austriak dhe ka prejardhje shqiptare. Pasi është marrë në pyetje gjithë natën e mbrëmshme, ai është vendosur në burg.

Vazhdon të mbetet e paqartë se sa i rrezikshëm është në të vërtetë 18 vjeçari, shkruan portali austriak, transmeton albinfo.ch. Mbrojtjen e të riut priten ta marrin një numër avokatësh me emër në Vjenë.

Gjatë bastisjeve nuk është gjetur lëndë shpërthyese por janë konfiskuar disa telefona mobilë, të cilët do të analizohen për nevoja të hetimeve, shkruan albinfo.

Ndërkaq, sipas policisë, synimi i tij kishte qenë që në sulmin që do ta kryenjte, të vdisnin sa më shumë viktima.

Mbetet e panjohur mënyra se si i riu me një afërsi me rrjetin mafioz palestinez Abou-Chaker në Berlin kishte rënë në lidhje me qarqet salafiste. Sipas gazetës Österreich ai kishte qëndruar mjaft shpesh në Gjermani, ku gjithnjë më shumë qe “fundosur në moçalin islamist”.

4 komente në “DETAJET/ Kush është 18-vjeçari shqiptar që do hidhte në erë metronë e Vjenës”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    Abu shqipfoles,plehre turkoshake,ptuuuuuuuuuu vrromoarapi……………..

  2. xxx says:

    Ska lidhje me shqiptar,lexonja emrin,tu shqiptart lorenz nuk ka po as tu populli Austrijak,ky eshte shqipfoles.

  3. DETARI Atlantidhes @ says:

    iken sa nji kelysh nga vendi yt ,rritesh dhe ngop barkun me buk ne nji shtet tjeter qe te jep edhe nenshtetesise ,dhe pastaj me te mbushur te 18 tat ,mendon se sa shume njerez do te vrasesh…….por cfare faji te kane ata njerez te pa njohur qe do te vrasesh ?kur nuk ke edhe ndonji arsye nacionale per ate vend ,perkundrazi eshte vendi nr.1 ne bote qe ka ndihmuar Shqiperine !!!!
    Se te ndihmuan ?………….no comment !

  4. Al banistan em i dashtun says:

    nje sunit shqipfoles edhe pse e rrit, edukon ushqen puneson Perendimi e urren ate.
    =
    undefined

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje