Tre persona janë ndaluar këtë mëngjes nga policia e Korcës pas operacionit të quajtur “Falsifikuesit”.
Të ndaluarit janë Marsel Miço. Ilia Çipi dhe Lefter Bardho, punonjës policie në Kapshticë i cili akuzohet për “Shpërdorim Detyre”.
Dy të ndaluarit e parë do të gjykohen për falsifikim dokumentesj dhe “Ndihmë për kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit”.
Të arrestuarit falsifikonin pasaporta serbe dhe shqiptare. Ndërkohë që janë sekuestruar në cilësinë e provës nëntë pasaporta shqiptare dhe një serbe.