Fqinjët, lajme të mira nga Greqia, më pak nga Italia

22 Janar 2017, 09:11Politika TEMA

Italia është partneri më i madh i Shqipërisë, që priti 54% të eksporteve tona në 2016-n, sipas INSTAT. Drejt fqinjit tjetër Greqi shkuan gati 5% e eksporteve (partneri i tretë tregtar), por shteti helen është investitori më i madh në Shqipëri, me 25% të stokut total, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë. Të dy këto shtete kanë së bashku rreth 1 milionë emigrantë shqiptarë, që jetojnë e punojnë atje dhe u dërgojnë vazhdimisht para të afërmeve të tyre në Shqipëri.

Por si pritet ecuria ekonomike e dy fqinjëve, performanca e të cilëve ndikon ndjeshëm edhe në vendin tonë.
Dy shtetet do të shohin zhvillime modeste këtë vit. Më pesimiste janë lajmet nga Greqia, ndërsa Italia do të vijojë të vuajë pasojat e ekonomisë së dobësuar dhe krizës së bankave, si rrjedhojë e nivelit të lartë të kredive me probleme.

Itali, konsumi i dobët, por punësimi pozitiv

Ekonomia do të rritet me 0.9% në vitin 2017 dhe me 1% në 2018. Pavarësisht vendeve të reja të punës, rritja e konsumit privat është dobësuar, duke u pasuar me një pasiguri të shtuar dhe rënie të besimit konsumator. Stoku i madh i kredive të këqija dhe pasiguritë e rimëkëmbjes vazhdon të vështirësojë disbursimin e kredive bankare, duke penguar kështu rimëkëmbjen e investimeve. Rritja e ulët e eksporteve në tregjet e Italisë dhe tensionet gjeopolitike po frenojnë eksportet, sipas parashikimeve të OECD.

Kushtet lehtësuese monetare të Eurozonës po mbështesin rimëkëmbjen e moderuar. Buxheti 2017 do të mbështesë si duhet rritjen dhe një lehtësim i mëtejshëm fiskal po hamendësohet në 2018-n. Megjithatë, pagesat me interes të ulët do të ndihmojnë në mbajtjen stabël të deficitit buxhetor. Qeveria po bën progres në reformat strukturore, përfshirë politikat aktive të tregut të punës, administratën publike dhe sistemin arsimor.
Që nga 2012, interesat e pagesave vjetore kanë rënë me më shumë se 15 miliardë euro, duke gjeneruar hapësirë fiskale. Autoritetet duhet ta përdorin për të rritur investimet publike, të realizojnë programet e synuara për të luftuar investimet publike dhe të rrisin pjesëmarrjen në tregun e punës, veçanërisht te gratë dhe të rinjtë, si dhe të inkurajojë inovacionin.

Shtimi i pasigurisë ka ngadalësuar rritjen e konsumit tek ekonomitë familjare.

Cikli i përforcuar i punësimit, të ardhurat e familjeve dhe konsumi privat, që nisi në fillim të 2015-s për shkak të Aktit të Vendeve të Punës, me përjashtim nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe lehtësimit fiskal është dobësuar për shkak të rritjes së pasigurisë dhe dobësimit të besimit konsumator.

Punësimi ka vazhduar të zgjerohet dhe kjo ka kërkuar më shumë punonjës, veçanërisht gra, në tregun e punës. Rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës ka ndaluar një rënie më të shpejtë të normës së papunësisë. Pagat reale janë rritur falë inflacionit të ulët të çmimeve që rrjedhin prej ndaljes së konsiderueshme të ekonomisë. Zhvillimet e mëtejshme pozitive në tregun e punës do të jenë çelësi i një rritjeje më të fortë gjithëpërfshirëse. Rritja e investimeve është më e ulët se sa në rimëkëmbjet e mëparshme. Kreditimi i firmave është pakësuar sikurse perspektiva e pasiguritë ekonomike dhe kapaciteti i tepërt ka ulur kërkesën e firmave për kredi. Gjithashtu, stoku i lartë i kredive të këqija ul ofertën e kredisë.

Rritja e PBB-së përllogaritet të jetë 0.8% në 2016 dhe është projektuar të rritet me 1% në 2018. Shqetësimet mbi pasigurinë e sektorit bankar dhe efekti i daljes së Britanisë nga BE-ja do të moderojnë rritjen e konsumit privat në 2017. Në 2018, mbarimi i afatit të përjashtimit nga skema e kontributeve të sigurimeve shoqërore do të zbusë rritjen e punësimit. Ekspansioni i moderuar ekonomik dhe oferta e kreditimit lidhur me kreditë e këqija kufizon kurbën e investimeve private. Rritja e ulët në Eurozonë dhe te të tjerë partnerë tregtarë do të kufizojë shitjet me jashtë. Parashikimi i pasigurive që rrethon sektorin bankar dhe daljen e Britanisë nga BE-ja do të ndihmojë që të rregullohet besimi konsumator, duke çuar në rritjen e shpejtë të konsumit privat se sa pritej. Progresi i shpejtë në pakësimin e kredive të këqija do të zbusë kufizimet e ofertës së kreditimit. Rritja e planifikuar në investimet publike mund të jetë më e shpejtë dhe efektive se sa është parashikuar, megjithëse vonesat në zbatim mund të kenë efektin e kundërt, eksportet mund të përfitojnë më tepër se sa parashikimet nga politikat ekspansioniste të ekonomive të mëdha jo anëtare të BE-së. Në anën tjetër, një tronditje e re në tregjet financiare të Eurozonës apo një përkeqësim i bilancit të bankave me probleme mund të sjellë përhapjen e rrezikut me shpejtësi, të rrisë kostot e financimit me borxh dhe të kërkojë shtrëngime të tjera fiskale. Kriza e refugjatëve mund të intensifikohet përsëri, duke lodhur financat qeveritare dhe kapacitetin për të përballuar një fluks më të madh emigrantësh. Çmimet më të larta të naftës dhe të energjisë do të pakësojnë fuqinë blerëse të familjeve, duke reduktuar konsumin privat. Një valë e re e tregtisë proteksioniste do të pengojnë eksportet jashtë BE-së.

Greqia, me në fund merr veten

Rritja e Greqisë e ka marrë veten në gjysmën e dytë të 2016-s dhe është projektuar për t’u forcuar në vitin 2017 dhe 2018, sikurse vilen frytet e reformave strukturore, sipas OECD. Përfundimi i politikave të rishikimit me kreditorët do të rrisë besimin e konsumatorëve dhe të bizneseve, si dhe do të stabilizojë mjedisin politik dhe ekonomik. Eksportet e shërbimeve nuk janë duke performuar ashtu si duhet, për shkak të ngurtësisë strukturore dhe kontrollit të kapitalit. Punësimi është projektuar të rritet po papunësia do të mbetet në norma tepër të larta. Të ardhurat minimum të siguruara do të ndihmojnë në zgjidhjen e varfërisë dhe do ta bëjnë rritjen më gjithëpërfshirëse.

Zbatimi i reformave strukturore kyç për të reduktuar barrën ligjore dhe për të lehtësuar legjislacionin në sektorin e energjetikës dhe të transportit do të nxisin produktivitetin dhe rritjen. Niveli i lartë i kredive të këqija dëmton rritjen e kreditimit dhe frenon investimet. Për të zgjidhur këtë, autoritetet duhet të zbatojnë stimujt e ligjëruar dhe objektivat e performancave për bankat për të monitoruar progresin e tyre në pakësimin e borxhit të keq.

Borxhi i madh publik zvogëlon besimin në ekonominë greke, një situatë që bën thirrje për lehtësim shtesë të borxhit. Pavarësisht objektivave ambiciozë fiskalë në afat të mesëm të vendosura në 2015-n në marrëveshje me kreditorët, duhet bërë më shumë që borxhin publik të jetë i qëndrueshëm. Zbatimi i reformave strukturore do të nxisë rritjen dhe do të përmirësojë dinamikën e borxhit. Zgjerimi i mëtejshëm i bazës së taksimit dhe garancia se agjencia e re e pavarur e të ardhurave publike do të përmirësojë përputhjen e taksave me mbledhjen e tyre, do të rrisë të ardhurat.

Programi financiar i rënë dakord me kreditorët në gusht të 2015-s dhe përfundimi i rishikimit të parë ka nxitur besimin, investimin dhe konsumin. Gjithsesi, të ardhurat nga turizmi ranë në gjysmën e parë të vitit dhe kontributi i turizmit në rritjen e PBB-së pritet që të ulet edhe më shumë për shkak të ndikimit që do të ketë dalja e Britanisë nga BE-ja, si dhe kriza e refugjatëve. Kushtet e financimit janë ende të dobëta me një nivel të lartë të kredive të këqija të cilat kufizojnë kreditimin, pavarësisht lehtësimit gradual por të qëndrueshëm të kontrollit të kapitalit. Pavarësisht nga aktiviteti i dobët, punësimi ka vazhduar të rritet, veçanërisht në industrinë prodhuese, megjithatë papunësia mbetet shumë e lartë, duke rezultuar me varfëri të shtuar.

Rritja e prodhimit është projektuar që do të forcohet sikurse reformat strukturore do të nxisin investimet dhe konsumin. Punësimi do të rritet, por papunësia do të vazhdojë të mbetet e lartë, veçanërisht tek të rinjtë. Inflacioni mendohet se do të përmirësohet gjatë periudhës së parashikuar, i nxitur dhe nga rritja e fortë e pagave. Zbatimi i plotë i reformave strukturore, përmirësimi më i shpejtë i likuiditetit, kushtet e financimit e sektorit bankar, si dhe disa forma të lehtësimit të borxhit do të nxisin besimin dhe rimëkëmbjen. Tregtia globale e dobësuar dhe rritja në Bashkimin Europian dhe Kina do të ndikojnë në eksportet greke. Tensionet gjeopolitike përgjatë fqinjëve të Greqisë dhe kriza e refugjatëve do të vendosin sfida domethënëse përpara./ Monitor

6 komente në “Fqinjët, lajme të mira nga Greqia, më pak nga Italia”

  1. Leone-53 says:

    Mos shpresoni “lajme” te mira nga Italia sepse sheti italian (e majta ne qeverisje qe mbahet me “patericat” e qerrozit Alfano sikurse beri hajduti Meta me Berishen 2009-2013) nuk ka ndermend te interesohet per italianet qe e votojne por per klandestinet afrikan qe po i ushqen pa pasur te drejte nga ligjet nderkombetare duke harxhuar per ta reth 4 miliard ne vit !?…
    Per shifrat e permendura me siper ku shkruhet se ne Itali e Greqi jetojne reth 1 milion shqiptare gaboheni sepse vetem ketu ne Itali deri me 1/1/16 jemi mbi 600000 shqiptare, 480000 me permesso e carte soggorno (leje qendrimi) dhe 120000 me pashaport italiane.
    Se sa jane ne Greqi kete shifer e dine shqiptaret qe jetojne atje qe sigurisht jane me shume se ne ketu ne Itali pra jemi mbi 1.2 milion pa e tepruar me shume.
    Per shifrat ekonomike mos u besoni atyre qe jepen sepse asnjehere nuk kane qene te sakta (por eletorale) gjithmone thuhet psh qe ritja ekonomike 2016-ten eshte 0.9 % dhe ne fund “del” 0.7% !
    Politikanet e qeveritaret “dine” te genjejne me shifrat por FAKTET JANE KOKFORTE !?..
    Italia ketu kur nuk pati ritje ekonomike 2016-en nuk ka per ta patur kurre dhe do fundoset nga DEBITE PUBLIK (i frikshem 133 % i PBB ose PIL siç i thone ketu i treti ne bote).
    Perse?
    Sepse ajo 2016 -en qe e favorizuar nga 3 faktor kryesor dhe nuk beri asnje permirsim:
    1-Euro u ul nga reth 1.40 dollare ne reth 1.05 pra favorisues ne eksportet italiane!
    2-Petrolio nga reth 140 dollare arriti ne 50 qe vazdon te jete edhe tani!
    3-BCE (banka qendrore evropiane qe drejtohet nga italiani Draghi) ka ber tere 2016-en blerje te Bonove te Shteteve te eurozones per 80 miliard çdo muaj (tani reth 60 miliard) d.m.th ka blere “spacaturat” italiane duke e mbajtur te ulet interesin qe italia paguan çdo vit (krahasuar me ate gjerman)!
    Pra ajo (Italia) nuk shfrytzoj vitin e “ARTE” 2016 tani 2017-en ajo do “funduset” edhe nga “faktori” Trump (proteksjonizmi amerikan) e shkaku kryesor eshte DEBITI PUBLIK shume i larte e marja me “klandestinet” duke lene jetim popullin e saj dhe ne sigurisht qe jetojme ketu por qe sigurisht kush eshte i zgjuar dhe largpames i mer masat perpara e nuk pret ti japin te tjeret “keshilla”!
    Ciao nga Milano!…

  2. tfgs1 says:

    Greqia merr veten….!!!!!??? mooooooooooooooooossssssssssssss,po korraket e piset sunite qe prisnin ”falimentimin” e ketij vendi!! edhe pse ai mban me buke 1mln barkthare tourkalvanous……….!!!!!!!!!!!!!!
    BEQIRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA,ne do te vazhdojme te tallim t’arxidia mas me bithen tuaj…………allah uakbar!

    XRISTOS MASTORAS,patrioti qe ne Alvania doktoret sunite i thane se jeta jote i ka ditet te pakta!!!!ne Geqi ben kariera ne muzike e me shendet te plote:

    https://www.youtube.com/watch?v=kOZQN6T2H2c

    1. xxxx says:

      Greqia ka marre e do marri kete te timin e jo “veten” hahahahahaha shpresoni te mos fitojn populistet ne Gjermani se ne bordello do ju kthejn more paraziten buzukun ne bithe do tju ja fusin fare e poshter jevgjitesh anadollak e arvanitetas te pabese ju keni pjerdhur qe kur jeni themeluar si Shtet artificial por nuk e kuptoni more te mjere hahahahahaha

    2. Uns says:

      Merr veten se kështu e gjykoi Merkel o Mero?

  3. Shkodran I Vjeter says:

    Ma ne fund Tema lajme reale, lajme pa gjak, cica e insinuate fetare.
    Lajme positive. Lajme urash e jo muresh. Kojshit mire, Ne mire. Ku dhe kur ua kena pa te keqen pshm ketyne kojshive specifikisht ? Ah po, “pushtoi” Italiani e na I ndertoi edhe shumicen e atyne rrugeve, urave e qendra qytetesh si ato godinat e ministrive dhe bulevardin me gur t’gdhendun pshm. Jan mundue shume keta dy kojshi me na civilizue dhe na kane mbeshtet shume qe ne me u antarsue ne organizata politiko-ekonomike. Pra me na integrue. Tash pak e bajne per Kristianizem, pak me ruejt vedin se kuptohet kur e ke dreqin kojshi edhe fmija t’del I zi, ka pa thane I plake nen Lane ? .
    Turp gjithe ketyne “komentuesave” te masiperm qe vetem I urojne fatkeqsi njeni tjetrit, ju jeni pakice. Por jeni “t’vyeshem” per klikime.

    Marku M

    Aloha Snackbar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje