Klos, FA hapin rrugën për fshatin e izoluar prej 2 muajsh. Kodheli: Festojmë 96 vjetorin e xhenios, midis njerëzve e në shërbim të tyre

22 Janar 2017, 11:31Sociale TEMA

FA kujtojnë 96 – vjetorin e Batalionit të Xhenios me nxjerrjen nga izolimi të dy fshatrave në Klos.

Forcat e Armatosura përfunduan punimet për hapjen e rrugës rurale të fshatrave Kurdari dhe Kurqelaj në Bashkinë e Klosit, e cila ishte e bllokuar që prej dy muajsh për shkak të rrëshqitjeve të dherave si pasojë e reshjeve të shiut të muajit nëntor të vitit të shkuar.

Në përgjigje të kërkesës së pushtetit lokal, u zhbllokua pjesa e shembur, si dhe u sistemuan rreth 3 km të tjera të kësaj rruge, duke rivënë në funksion edhe një urë “bailey” të ndërtuar më parë nga Forcat e Armatosura.

Në përfundimin e këtyre punimeve ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve gjeneral brigade Dedë Prenga dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli përkujtoi 96-vjetorin e krijimit të armës së Xhenios duke falenderuar efektivët e këtij batalioni, dhe duke përmendur punën e kësaj force gjatë viteve të fundit. “Festojmë 96-vjetorin e forcës së Xhenios, në një mënyrë jonormale, por unë besoj unikale dhe shumë të bukur, midis njerëzve,  mbi një urë të ndërtuar dikur nga ushtria, por dhe pranë të gjitha mjeteve dhe forcave xheniere që sot jo vetëm meritojnë lavdërime dhe mirënjohje nga ana e  Ministrisë së Mbrojtjes, por njëkohësisht meritojnë edhe falenderimin e qytetarëve, jo vetëm të kësaj zone, por të gjithë qytetarëve në mbarë Shqipërinë, për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë gjithë këtyrë viteve.

Vetëm në vitet e fundit, forcat xheniere kanë marrë pjesë në rindërtimin ose ndërtimin nga e para të më shumë se 20 urave në të gjithë vendin. Njëkohësisht kanë qenë pjesë e eliminimit të shkëmbinjve të rrezikshëm për jetën e qytetarëve. Kanë qenë pjesë e hapjes së rrugëve, pjesë e hapjes së dëborës, pjesë e emergjencave, dhe ajo çka është më e rëndësishme, këtë e kanë bërë me përulësi, e kanë bërë në kohë rekord dhe e kanë bërë pa pretenduar asgjë në këmbim.”- u shpreh ministrja Kodheli, pa harruar të kujtojë kontributin e kësaj force në gati një shekull të ekzistencës së saj dhe duke premtuar vëmendje më të madhe për këtë zonë, ku siç theksoi ajo “shpeshherë është abuzuar kur flitet për infrastrukturën, kur flitet për investimet”.

Me rastin e 96-vjetorit të krijimit të armës së Xhenios, ministrja Kodheli vlerësoi disa ushtarakë dhe civilëve të këtij batalioni me “Medaljen për Shërbime të Shquara”, me motivacionin “për rezultate të larta në realizimin e detyrave të ngarkuara në kohë paqeje, për kontributin e dhënë në ndihmë të komunitetit për emergjencat civile, si dhe në ndërtimin e urave dhe rrugëve.“

Forcat e Armatosura mbeten të angazhuara në hapjen e rrugëve rurale të bllokuara nga bora në veri dhe në jug të vendit, si dhe në shpërndarjen e ndihmave në këto zona.

1 komente në “Klos, FA hapin rrugën për fshatin e izoluar prej 2 muajsh. Kodheli: Festojmë 96 vjetorin e xhenios, midis njerëzve e në shërbim të tyre”

  1. ./ says:

    ushtria jon nuk ka xhenjer, feston per xhenjon qe ka patur dikur ne kohen e xhaxhit po sot ushtria jon nuk ka as xhenjer as kimist as avjator as tankist as nje gje , se te tera shkollat e ushtris per kto profesione usharake u mbyllen ka 25 vjet , mos genjeni kot dhe as do ngrihen kurr me , ne i ngritem per 50 vjet rresht me njemij sakrifica me njerez te perkushtuar , sot do ngelen vetem enderr por te pakten mbani ato filmime qe kemi patur per ate ushtri gjgande qe kishim ne kohen e xhaxhit , per numrin e ppullsis qe kishim , se ku i gjeti mimi 96 vjet xhenjo duhet ta shpiegoj kte gje , se zogu kishte vetem xhandar dhe as nje kokerr ushtari si sot , mos genjeni naj shpifet duke genjyer duhet te themi te verteten se na u shpif nje çerek shekulli duke genjyer per çdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje