“Libra” e Blushit akuzon Bashën: Na vodhën idenë!

22 Janar 2017, 19:59Politika TEMA

Partia e Ben Blushit, “Libra” akuzon Lulzim Bashën se i ka vjedhur idenë e votimit online.

“Partia Demokratike publikoi dje kopjen më të fundit që ajo po i bën gjithmonë e më shpesh   LIBRA-s.  PD  na ofroi si një mënyrë të sajën origjinale pikërisht atë proces që LIBRA,  ka ofruar në 6 Janar tek anëtarët e saj.  LIBRA ka qene e para që  propozoi idenë e përzgjedhjes së kandidatëve  për deputet me votim online dhe e para Organizatë që deri më sot nuk ka marrë asnjë vendim që nuk është votuar nga anëtarësia e saj.  Deputetët e LIBRA  do të zgjidhen me votim të hapur publik në anëtarësi dhe kriteri  i vetëm që do i skualifikojë është dënimi penal.

Libra kërkon të cojë në parlament sa më shumë njerëz të zakonshëm dhe të lirë nga veset e partive të tjera që sot po përpiqen të tregojnë me kopje se kanë  ndryshuar. Secili prej anëtarëve tanë  mund të jetë deputet. LIBRA mendon se parlamentarët e sotëm  nuk kanë asgjë më pak se  se të gjithë ata që shikojmë cdo të Enjte në TV, një parlament me muskuj dhunë dhe injorancë.  Votimin online LIBRA deri tani e ka përdorur për përcaktimin e votës  së dy deputëtëve të saj për buxhetin,  si dhe për  emrin e forumit rinor.  Aktualisht anëtarësia e LIBRA po jep po online ide për programin e partisë”, thuhet në reagimin e “Libra”.

5 komente në ““Libra” e Blushit akuzon Bashën: Na vodhën idenë!”

  1. kozmo says:

    Lulzimi eshte SKANDALOZ dhe si i tille duhet paditur ,jo vetem per genjeshtar ,por dhe si hajdut te IDEVE .

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ja ka marre doren,u mesua ne “Rrugen e kombit”,sa per ide….. !

  3. niki says:

    Votimi on-line i kandidateve per mua nuk eshte pozitiv.Eshte shume nevojeshme pervoja politike. Do te mjaftonin njerez te ndershem dhe me baze kulturore .Blushit i ka kaluar koha, eshte dore e vjeter dhe pak i perfolur

  4. Koco says:

    Kete Vjedhjen duhet ti besohet edhe Blushi , eshte i vetmi profesjon qe i kane deshmuar Shqiptareve , Vjedhjet ,Shkaterimet , Piramidat ,Vrasjet Poshtersite pa ane e fund .

  5. Kola says:

    C’po na can bythen edhe ky Blushi! S’kupton qe e kemi nje qime bythe te cilin do e shkulim menjehere dhe do e hedhim atje ku ka vendin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje