Lot dhe emocione, Chapecoense kthehet në fushë pas tragjedisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Screenshot_20170122-140652-01Brazilianët e Chapecoense u kthyen në fushë për të luajtur miqësoren ndaj kampionëve të Palmeiras, vetëm dy muaj pas tragjedisë ajrore, që i mori jetën 71 personave, në prag të finales së Kupës Amerikano-jugore. Një ditë e mbushur me emocione, që nisi me dorëzimin e trofeut për të afërmit e viktimave dhe futbollistët e mbijetuar, Neto, Alan Ruschel dhe Jackson Follmann. Nga të tre, vetëm portieri Follmann nuk mund të luajë më, prej amputimit të këmbës së djathtë.

Në karrige me rrota, 24-vjeçari nuk arriti ti mbante lotët, ashtu si edhe të pranishmit e tjerë, në momentin kur mbajti trofeun në duar. Momente prekëse edhe për tifozët që e kishin mbushur stadiumin, me gjysmën e të ardhurave nga biletat që do të shkojnë në ndihmë të familjeve të 19 lojtarëve që humbën jetën në tragjedi.

Në minutën e 71-të të gjithë ndaluan për ti bërë homazh viktimave të aksidentit në Medelin, ndërsa në një ndeshje që kthimi në fushë vlejti më tepër sesa rezultati, skuadrat u ndanë në barazim 2-2.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *