Mashtrimi i Bashës, në prill 2016 PD kundër votimit elektronik. Ja kërkesa

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashaZbardhen të tjera dokumente, qëndrime dhe rrethana, të cilat konfirmojnë se kushti i Partisë Demokratike për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 18 Qershorit është thjeshtë një alibi për të justifikuar një humbje të mundshme, për të shtyrë në kohë apo prishur zgjedhjet.

Opozita shqiptare, me anë të përfaqësuesve të saj, është pozicionuar kundër teknologjisë në zgjedhje, ndërsa ka kërkuar votim elektronik vetëm pasi është bindur se koha dhe kushtet ishin të pamjaftueshme për ta realizuar një kërkesë të tillë. Shqiptarja.com zbardh procesverbalin e mbledhjes së dytë të komisionit për reformën zgjedhore, të datës 4 prill të vitit 2016, gjatë së cilës, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i komisionit, ka parashtruar kërkesat kryesore për reformën zgjedhore, të cilat ishin jashtë kornizës së rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Në listën e kërkesave të Partisë Demokratike nuk figuron kushti për votim dhe numërim elektronik. Kërkesat e Bylykbashit fokusohen tek lista e zgjedhësve, financimi i partive, korrupsioni zgjedhor etj., duke mos përmendur në asnjë moment votimin elektronik. “Po hasen përsëri probleme të rënda me listat e zgjedhësve; një problem që ishte harruar.

Kemi një rol inaktiv të Policisë së Shtetit për të goditur kriminalitetin në procesin zgjedhor, sepse duhet që ta gjejmë së bashku dhe t’i japim zgjidhje. Kemi probleme të cilat do të na çojnë edhe përtej Kodit Zgjedhor, siç janë ndryshimet që do të bëjmë për të kriminalizuar korrupsionin zgjedhor, siç e kanë shtetet e tjera, apo financimet e paligjshme.

Madje, ajo që ne duhet të shohim, është mundësia për të pasur 100% financim publik, pra një financim të shëndoshë jashtë çdolloj konflikti dhe interesi të politikës në Shqipëri”, deklaroi Bylykbashi. Edhe ekspertët e ngarkuar për të adresuar dhe reflektuar në draft problematikat zgjedhore nuk janë fokusuar tek votimi dhe numërimi elektronik.

Sinjali i dytë

Po gjatë muajit prill të vitit të kaluar, Partia Demokratike u pozicionua kundër rekomandimit të parë të OSBE/ODIHR për depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Sinjali i parë erdhi nga deputeti Oerd Bylykbashi, i cili u shpreh kundër depolitizimit të komisioneve zgjedhore, me argumentin se nuk mund t’i besohej procesi Ministrisë së Brendshme.

Qëndrimi i opozitës erdhi pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, i cili shprehu vullneti për ndryshimin e komisionerëve të komisioneve të votimit dhe numërimit të votave. Këmbëngulja e PD për të mbajtur komisionerët partiakë, konfirmon qëndrimin kundra numërimit dhe votimit elektrik, pasi siç dihet aplikimi i teknologjisë në zgjedhje shmang anëtarët e qendrave të votimit dhe numëruesit partiakë.

Loja e opozitës

Në shtator të vitit të kaluar, Partia Demokratike, befas hoqi dorë nga të gjitha kërkesat dhe kushtet, duke u fokusuar tek një kusht i vetëm; Votimi dhe numërimi elektronik. “Në lidhje me këtë prioritet, gjykoj, që çështje prioritare që komisioni duhet të diskutojë dhe të gjejë zgjidhje ligjore tani, pa pritur fundin e vitit, është çështja e votimit elektronik, numërimit elektronik dhe identifikimit biometrik të zgjedhësve”, ka deklaruar deputeti Bylykbashi në mbledhjen komisionit për reformën zgjedhore, në datën 28 shator 2016.

Ndërkaq, me afrimin e zgjedhjeve, përfaqësuesit e opozitës rritën presionin për votimin elektronik. Nëse për muaj me radhë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha pati deklaruar se nuk do të kishte zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, në ditët e para të janarit, Basha deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje pa votim dhe numërim elektronik.

Kushti, blof i Bashës

Përpos kohës së pamjaftueshme dhe rrethanave të tjera, ka një tjetër arsye madhore që e bën votim elektronik të parealizueshëm, edhe për zgjedhjet e 18 Qershorit. Kartat e identitetit të lëshuara gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike, janë çaktivizuar dhe nuk u mundësojnë zgjedhësve.

Dy ditë më parë, media zbardhi një njoftim të kompanisë “Aleat” që prodhon dokumentet e identifikimit, e cila deklaron se kartat e identitetit të lëshuara para vitit 2014, pra gjatë kohës së qeverisjes ‘Berisha’, nuk janë të aktivizuara dhe për pasojë nuk mund të identifikojnë zgjedhësin në makinën e votimit elektronik. Sipas kompanisë, çipi i kartave të lëshuara para 2014 nuk është i aktivizuar, ndaj këto karta nuk i mundësojnë pajisjes elektronike për të lexuar të dhënat e votuesit.

Kompania ka njoftuar se aktivizimi i kartave të identitetit në fjalë bëhet vetëm pranë zyrave të Aleat. Pra, mbi 2 milionë qytetarë, të cilët janë pajisur me karta identiteti nga viti 2009 deri në vitin 2014, për të votuar në zgjedhje dhe për të marrë shërbime të tjera, duhet të paraqiten në zyrat e kompanisë për të aktivizuar kartat.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/faxi-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/faxi-1.jpg","attachment_id":"618872"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/faxi-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/faxi.jpg","attachment_id":"618874"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/basha-17-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/basha-17.jpg","attachment_id":"617684"}]

3 komente në “Mashtrimi i Bashës, në prill 2016 PD kundër votimit elektronik. Ja kërkesa”

  1. Al banistan em i dashtun says:

    kot e e keni qe merreni me banden tradhetare dhe gangstere PD…..


    PD do votohet nga koqevaret dhe fshataret e paskuqanit, kamzes dhe bathores vetem…..


    problem PD nuk eshte me, ka falimentuar si grup apo parti politike .RREZIKU I SHQIPTAREVE DHE shqiperise eshte mbijetesa politike e MAFJES lsi dhe MAFJOZIT TEPER TE RREZIKSHEM PER DEMOKRACINE SHQIPTARE KOKE LOPA ME BLLOK LIKE FLORIRI

  2. Koco says:

    Qartazi kjo bande e Shqupit , ka vetem nje piksynim nje objektiv te kerkoje ” qiqra ne Hell ” me te vetmen qellim qe apsolutisht te mos ralizohet , kjo eshte fitoreja e vetme e cila i perligj rezultarin e humbjes te pa shmangeshme e cila i ben si force politike faktor te dores se trete

  3. Kot says:

    Anashkaloni pak zgjedhjet dhe na sqaroni. Jemi pajisur me ID te pavlefshme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *