Rama: Votimi elektronik orvatje e dështuar e PD-së për justifikimin e humbjes

ramaKryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social “komunikimin e javës” ku për herë të parë ka folur në lidhje me propozimin e PD-së për votimin elektronik në zgjedhjet e qershorit. Rama e ka cilësuar kushtin e PD-së si një orvatje të dështuar të një grupi të lodhur që kërkon të justifikojë humbjen që e pret në këto zgjedhje parlamentare.

Sipas Ramës votimi elektronik është thuajse i pamundur të bëhet në këto zgjedhje, por ka shtuar kryeministri, nëse ekspertët e OSBE/ODIHR-it do ta propozojnë futjen e teknologjisë në zgjedhje, atëherë qeveria është e gatshme të pranojë.

Kryeministri ka zgjedhur të folë për zgjedhjet e qershorit këtë vit, duke e cilësuar PD-së si një parti të dobët, njësoj si kryetari i tij Basha, që sipas Ramës është një fotokopje e zbehtë e Berishës.

“Në havanë e një debati politik po rrihet së fundmi uji i votimit elektronik… nuk vlen të kujtohet sesa shumë e ka kundërshtuar qeveria e shkuar në pushtet, atë që sot po kërkon si një celës magjik të derës së shpëtimit, nga përballja e thjeshtë e të vërtetës se nuk ka asnjë shans të fitojë zgjedhjet.

Pas çdo disfate, në Korçë, Dibër e Kolonjë, atëherë kuptohet që ndac me kuti, ndac me elektronikë ose ndac me frymën e shenjtë, ata do të vijojnë të thonë se fitorja jonë është një fitore e grabitur.

A ka opozita sot një lidership të ri?… po të thosha po, e ka një lidership të ri, besoj se do të habisja jo vetëm socialistët e demokratët, por edhe kryetarin e ri të PD-së… është e vërtetë që PD ka një kryetar të ri, por jo një lidrer të ri…. programi i ri i PD-së është një fotokopje e dobët e të vjetrit, në kuptimin që është më i gabuar sesa ka qenë.”- tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama: Votimi elektronik orvatje e dështuar e PD-së për justifikimin e humbjes”

  1. tema higjenike investigatore says:

    leri thashethemet se je bo si Tema e meros

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *