Reagimi ndaj kritikëve, Qosja: Shkëmbimi i territoreve i jep fund pretendimeve të Serbisë për Asociacionin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

qoseRexhep Qosja ka shpjeguar idenë e tij për shkëmbim territoresh me Serbinë duke thënë se këtë po e bën për të shpëtuar Kosovën nga Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe. Ka thënë se shkëmbimi i territoreve me Serbinë është ide për të mos lejuar shtete të vogla të Serbisë brenda Kosovës.

“Me dallim prej meje që do të doja ta shpëtoja Kosovën prej shtetit të quajtur Bashkësi e Komunave Serbe, domethënë prej shteteve të vogla serbe nëpër Kosovë, dhe t’i jepet Serbisë një pjesë e vogël e Kosovës Veriore e banuar me serbë…”, ka shpjeguar Qosja, në një shkrim postuar në FB.

Reagimi i plotë:

KRITIKËVE TË PROPOZIMIT TIM

Kam këtë përgjigje për ju që po e kritikoni aq emocionalisht propozimin tim të botuar disa herë, edhe para 30 vjetësh, për shkëmbimin e Mitrovicës Veriore të banuar me serbë me Luginën e Preshevës – me Preshevën, Bujanocin, Medvegjën e fshatrat përreth të banuara me shqiptarë.

Me dallim prej meje që do të doja ta shpëtoja Kosovën prej shtetit të quajtur Bashkësi e Komunave Serbe, domethënë prej shteteve të vogla serbe nëpër Kosovë, dhe t’i jepet Serbisë një pjesë e vogël e Kosovës Veriore e banuar me serbë dhe e sunduar edhe tani prej Serbisë, të cilëve do të mund t’u bashkoheshin edhe serbët e viseve të tjera të Kosovës, e t’i jepeshin Kosovës Presheva, Bujanoci e Medvegja me fshatrat përreth të banuara me shqiptarë, ju në realitet do t’ia dhuroni Serbisë të dyja: Mitrovicën Veriore, e cila që tani po bëhet qendër administrative, ekonomike, arsimore e kulturore serbe nën sundimin e Serbisë dhe Luginën e Preshevës, e cila do të shpopullohet prej shqiptarëve e do të popullohet prej serbëve!

E këtillë, mjerisht, është e ardhmja e çështjes ende të pazgjidhur plotësisht shqiptaro-serbe, që na e dhurojnë mendjet që mendojnë vetëm sot për sot dhe që shohin vetëm deri te kthesa e parë: vetëm deri te muri i rrënuar buzë Ibrit dhe vetëm deri te treni i dekoruar i kthyer pas Beograd-Mitrovicë! Dhe të gatshëm – që të na pagëzoni kombi kosovar!

Nuk dua të mendoj që kjo politikë është e frymëzuar më parë prej propagandës së atyre që gëzojnë frytet e tregtisë së zezë të mafisë serbe dhe të mafisë shqiptare në Mitrovicën Veriore sesa të mendjepakësisë e të padijes.

Prishtinë, 22.01.2017

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Reagimi ndaj kritikëve, Qosja: Shkëmbimi i territoreve i jep fund pretendimeve të Serbisë për Asociacionin”

  1. Ledio says:

    Qose jepu mend horrave , qorrave edhe atyre qe shtirren si patriot. Shkembimi i territoreve eshte idea me e mire edhe me optimale sic eshte katandisur edhe Kosova edhe Shqiperia. Ajo cfare dua te shtoje eshte qe pas shkembimit te territorit duhet te mbyllet cdo lloj kontakti me Serbine, abosultisht te gjitha. Keta qe te kritikojne ne rast lufte ose do japin max nga $100 euro , ose do formojne ceta partizanesh ne Shqiperi por nuk do guxojne te hedhin nje pushke ne vijen e pare te frontit.Nuk eshte pune frike, por llogjike. Shiko Ukrainen , nxorri syte me duart e veta edhe te Perendimit. Jemi popull trim, por pa fuqi ekonomike, pa miqe te qendrueshem edhe me shume-shume armiqe, po ashtu ne krye kemi krye-hajduta edhe anti-shqiptar.

  2. kombi says:

    REXHEP QOSJA ESHTE ME I ZGJUARI I KOMBIT SHQIPETAR,POR DALLKAUKET QE KEMI NE QEVERI,NUK KANE TRU PER TE KUPTUR RREZIKUN QE PO I AFROHET KOSOVES .
    UROJ QE KETA POLITIKAN ,TE CILET DERI ME SOT NUK KANE BERE ASGJE POZITIVE PER KOSOVEN ,VETEM SE JANE KTHYER NE VASAL TE BRUKSELIT , TE SHQYRTOJNE ME ZGJUARSI KETE CESHTJE KAQ TE RENDESISHME TE ATYRE KRAHINAVE SHQIPETARE .

    Ps. Brukseli eshte vetem per te ndihmuar Serbine dhd po degjuat keshillat e tyre , Kosova do te kete perfundim te keq .
    TURP PER KETA POLITIKAN, QE JANE SHITUR TEK BRUKSELI ,PER HIRE TE KARRIGES SE TYRE ,SEPSE ATA PERDORIN PRESIONET PER TE MARRE NGA DUART E TYRE ,FIRMAT TE CILAT NDIHMOJNE SERBINE .
    POPJLLI DUHET TJ LARGOJE KETA POLITIKAN TE NDYRE ,QE JANE KTHYER VEGLA E BRUKSELIT ,NE DEM TE TROJEVE TE TYRE .
    VETEM BASHKIMI ME SHQIPERINE ,E SHPETON KOSOVEN NGA KTHETRAT E SERBISE .

  3. Timi says:

    Qosja thotë më mirë një dhimbje e shkurtër por që shëron përgjithmonë sesa një sëmundje kronike siç është tash vazhdimisht me dhimbje. Kjo i hap rrugë bashkimit kombëtar. Trepça mbetet në Kosovë dhe Serbisë i mbyllet rruga për Selanik me marrjen e Preshevës. Nuk është edhe aq e gabuar idea.

  4. Spartaku says:

    Edhe une mendoi se Zoti Rexhep Qose e ka mire mendimin e tij.Po te ndodhin kjo,dhe te behet siç thot zoti Qose,do jete mire per Kosoven dhe per serbin,nqs ata do bjen dakord.Por mendimi zotit Qose eshte nga me te miret,dhe duhet te mbeshtetet nga shqiperia dhe Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *