Seria A/ Edin Dzeko i jep tre pikë Romës përballë Cagliarit

22 Janar 2017, 22:44Sport TEMA

Roma ka marrë një fitore me vështirësi kundër Cagliarit në “Olimpiko”, duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.

Autori i golit të fitores për verdhekuqtë u realizua nga ana e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko, në minutën e 55-të.

Një trepikësh i rëndësishëm për kryqytetasit që mbajnë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 47-pikë të grumbulluara, ndërsa Cagliari është në vendin e 11-të me 26 pikë.

Ndërkohë sfida e luajtur mes Atalantës dhe Sampdorias përfundoi me rezultatin 1-0.

Në këtë takim u aktivizua për 90-minuta portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha, i cili bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje