Seria A/ Interi vijon serinë e fitoreve

22 Janar 2017, 16:59Sport TEMA

Interi ka vijuar serinë e fitoreve dhe në javën e 21-të të kampionatit Italian duke mundur në transfertë skuadrën e Palermos.

Zikaltërit arritën që të fitonin me rezultatin ngushtë 1-0 falë golit të shënuar nga J.Mario në minutën e 65-të të takimit, duke i dhënë Interit një tre pikësh të artë.

Kjo ishte fitorja e gjashtë rradhazi për ekipin e Piolit, që ngjitet në vendin e pestë me 39-pikë të grumbulluara.

Java e 21-të e Serisë A mbyllet në mbrëmje me ndeshjet Atalanta-Sampdoria që luhet në orën 18:00 dhe Roma-Cagliari që luhet në orën 20:45

Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të ditës së sotme.

Juventus 2-0 Lazio

Bologna 2-0 Torino

Empoli 1-0 Udineze

Genoa 2-2 Crotono

Palermo 0-1 Inter

Pescara 1-3 Sassuolo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje