Seria A/ Juventusi rikthehet tek fitorja mposht Lazion

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

FB_IMG_1485091845600Juventusi është rikthyer tek fitorja pas humbjes së pësuar javën e kaluar kundër skuadrës së Fiorentinës.

Kampionët në fuqi të italisë mposhtën në “Juventus Stadium” skuadrën e Lazios me rezultatin e pastër 2-0.

Ekipi i drejtuar nga Masimiliano Alegri arriti që ta sigurojë fitoren që në pjesën e parë ku që në fillim e ndeshjes arritën që të shënonin dy gola mjaft të shpejtë.

Autorët e golave për “Zonjën e Vjetër” u shënuan nga dyshja e sulmit Paulo Dybala në minutën e 5-të dhe Gonzalo Higuain në minutën e 17-të.

Pas kësaj fitore, Juventsi është ngjitur në kuotën e 48 pikëve, me një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Lazio qëndron në kuotën e 40-pikëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *