Shkëmbim territoresh me Serbinë? Majko kundër Qoses: Kufijtë s’ndryshohen mbi dëshirat kombëtare

22 Janar 2017, 12:25Rajoni TEMA

Ish-Kryeministri i Shqipërisë në periudhën e luftës së Kosovës dhe kryeministri që ka përballuar krizën më të madhe të shqiptarëve në vitin 1999, Pandeli Majko ka dalë kundër idesë së Rexhep Qosjes për shkëmbim territoresh me Serbinë. Ka thënë se kjo ide s’mund të realizohet pasi ndryshimi i kufijve s’bëhet mbi dëshira kombëtare.

Majko i ka mbajtur akademik Rexhep Qosjes leksione të marrëdhënieve ndërkombëtare duke i shpjeguar se kufijtë janë të shënjuar mbi garancitë ndërkombëtare dhe e rregullave në bazë të të cilave shteti bëhet anëtar i Kombeve të Bashkuara.

“Rexhep Qosja padyshim është një cilësi e pandryshueshme kombëtare.  Propozimin e tij për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë e konsideroj të gabuar”, ka shkruar Majko, në reagim.

“Historia e re dhe e vjetër i kanë mësuar kombet se kufijtë nuk vendosen mbi dëshira kombëtare. Ato janë dhe mbartin garancitë ndërkombëtare. Kufiri është serioziteti i cdo shteti për të respektuar fqinjin. Ai shpreh vullnetin për të respektuar rregullat ndërkombëtare që e bëjnë atë anëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka shtuar ai.

Deputeti i PS’së ka thënë se nga Qosja ka mësuar se serbët njohin vetëm ato kontrata që dalin fitues, prandaj, edhe ka dalë kundër propozimit të tij për ndryshim kufijsh.

“Hapja e diskutimeve të tilla pas krizës së “trenit” të provokimit serb nuk është i dobishëm. Tashmë ka një vullnet ndërkombëtar të shprehur për sovranitetin territorial të Kosovës. Dëshirat janë njerëzore. Shteti ka qëllime. Nuk është e nevojshme që, pikërisht tani, të ngrihet nga ata që i duan dhe nuk i duan shqiptarët pyetja “Cfarë duan shqiptarët!?””, ka shtua ai.

Rexhep Qosja ka shpjeguar idenë e tij për shkëmbim territoresh me Serbinë duke thënë se këtë po e bën për të shpëtuar Kosovën nga Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe. Ka thënë se shkëmbimi i territoreve me Serbinë është ide për të mos lejuar shtete të vogla të Serbisë brenda Kosovës.

12 komente në “Shkëmbim territoresh me Serbinë? Majko kundër Qoses: Kufijtë s’ndryshohen mbi dëshirat kombëtare”

  1. xxx says:

    OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOMajko lugina e presheves eshte vend strategjik per Serbin e cila e lidh me Greqin,deri ne vitin 1962 ajo i ka taku Kosoves,po nen trysnin e politikajve jan ndrru teritoret,ku Kosoves ju dhen veriu,merre nji hart gjeografike dhe shiqo terenin,me ndihmen e shqiptarve katolik disa here Serbija ka tentu te dal ne dete,po fuqit e mdha nuk e kan lene,lexo historikun Austro hungarez do ta kesh te kjart se fal loja jan luajt,duke fillu prej 1878 pastaj me 1912 dhe 13 pastaj met 15 eshte mir qe ti lexon e mos ta rreni vetin me zt Qosen,se shkau e jep Kraleven dhe Valeven per luginen,besoj qe ne fjal te shkurta ta tregova.

    1. Mbreti says:

      Shkau splasi per Luginen e Presheves sepse kalon pertej presheves neper Pcinje per ne Selanik, kshuqe Presheva esht kot nese ndrrohet. Serbet sjan budallej qe vet e propozojne kete.

    2. Mbreti says:

      Po u dha Veriu ahere Kosova e humb edhf kycjen per Novi Pazar, Tutin, Sjenica, nese d mban Veriu.n ahere dikur fo i ket edhe kto 3-4 Komjna te Sandzakut.

  2. grameno says:

    Majko me gjithe RRESPEKTIN qe kam per ju,me mire te ngrehesh prapanicen dhe te shkosh tek REXHEP QOSJA,dhe te bisedoni per mendime te ndryshme,dhe mos te dilet ne propgande,do ishte shum e pelqyshme qe ju mos te dilnit haptas kunder akademikut mete respektuar ne shqipetari.Pra me mire bisede se me shkep fjale e me marre dhene?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. Al banistan em i dashtun says:

    MIRE QE FLET PER KOQOVEN ky pseudopatriot I quajtur ndryshe Majko Berisha. Per plehrat toksike votoi, po per 21 Janarin e ka hap gojen? po per futjen e Berishes ne burg jo e jo, por dhe finok I politikes tamam si Turkoshaku Sabri Gode.

    1. kd says:

      Cpune ke ti more zagare i Anastasit me problemet shqiptare shko more b..q..laj ndonje hale ne ate Greqine tende te dhjere bej ate qe di te besh me mire b….lepirsin llum bastard

  4. Timi says:

    Ndryshimi i kufijve është i mundur me marrëveshje të shteteve përkatëse dhe garantimin ndërkombëtar, por dyshoj që Serbia pranon. Veriu i Kosovës i duhet për të destabilizuar Kosovën dhe jo për shkëmbim territori. Për momentin i ka të dyja.

  5. Presheva says:

    O mAJKO:::O “Vogelush” i Politikes Shqipetare!!!Kjo qe thote z.Qose eshte nje Zgjidhe e “Keqe” ne te Mire te Shqipetareve…
    Shkembimi i Territorit qe thote Qosja eshte parashikuar edhe me Pare..DHE ESHTE NJE OPSJON NE DIPLOMACINE SERBE…sepse sa per ne Shqipetaret ne jemi Shtet al-Bananesh….
    Shkembimi i Territorit, pra Mitrovica Veriore ti perkase Serbise, dhe Presheva ti bashkohhet Kosoves, si dhe Popullsia Serbe qe banon ne Komunat Serbe ne Kosove te Shkojne dhe “Zbrazin” keto Komuna te shkojne ne Serbi… DO TE ISHTE ZGJIDHJA ME E MIRE-KEQE PER NE SHQIPETARET….e dime Historikisht se Mitrovica eshte Territor Shqipetare…POR JA QE TE GJITHA SIKURE DUAM NE NUK MUNDE TE BEHEN..
    Prandaj:PSE MOS TE ZGJIDHIM PROBLEMIN ME SERBET NJE HERE DHE MIRE????AKOMA EDHE NE BAZA KOMBETARE…??Shkembimie Polullsie ka pasur Ndermjete Greqise dhe Turqise…nuk kemi pse te Kerkojme Shembuj te Larget-….
    Keshtu ti Majko:I “Te drejtes Nderkombetare”:::Te Drejten Nderkombetare e bejme KOMBETARE kur duan Serbet dhe Shqipetaret..pse jo??Me mire keshtu se sa me Lufte…dhe ne Lufte ka gjithmine te Humbur nga te dyja Paleta..si dhe mbetet nje FITUES,,,dhe MOS HARRO Z:MAJKO FITUESI I MERRE TE GJITHA..lol

  6. Ledio says:

    Majko: ti je nje karavidhe qe do fshihesh tek breket e gruas ne rast lufte edhe do ti lesh shqiptaret ne meshire te fatit. Une personalisht nuk besoj qe Serbia te kerkoj shkembim territoresh ose te jete serioze ne bisedimet qe mund te zhvilloheshin, edhe arsyeja eshte shume e thjesht, sepse po punon me te gjitha forcat qe ta marri te gjithen nen kontroll. Politiken ne Serbi e ben Akademia e Shkencave zoti Majko edhe jo tradhetar si Sali Serbi ose mendje pjerdhur si puna e juaj qe duan te ndertojne tunele te lidhin Shqiperine me Italine. Ne keto kushtet kur Kosova po paraqitet ne media si nje shtet islamik, me qeveritar mafioza ose te kerkuar per krime lufte ( jo opinioni im) , duhet konsideruar seriozisht ideja e Rexhep Qoses. Nuk eshte puna se jemi frikacak zoti Kokebosh, po jemi shtet pa ushtri, pa ekonomi, pa polici,gjykata, pa aleat te qendrueshem etje. Mos shiko me larg ,po shiko Ukrainen, perendimi e la ne balte edhe po te doje Rusia e mer brenda 24 oresh. Ja pyete njehere veten ti psh: ke 25 vjet ne politike edhe cfare i ke dhene ketij vendi? Ta them une: vetem ke ngrene qyl edhe ke patur shofer tek bytha 24/7. Ne nuk kemi 5 kile oriz ne rast fatkeqesie natyrore ti na dashke edhe lufte. Trap me zile.

  7. Termal says:

    Neqoftese nuk behet ajo qe propozon Prof Qosja Kosova do te mbetet perjetesisht nje shtet jo funksional .Kjo sepse sipas marreveshjeve nderkombetare te tanishme ajo d,m.th parlamenti , qeveria apo cdo organ tjeter legjitim i Kosoves nuk mund te marre asnje vendim te rendesishem pa pelqimin e atyre pak serbeve te veriut pra te Serbise.Sa per ate qe thote Majko duket qe flet ne hava sepse te gjithe i dime se c’jane kufijte dhe si jane vendosur ato sidomos per ne shqiptaret. Majko ben thjesht nje piruete propogandistike pa asnje thelb , vlere e zgjidhje konkrete thjesht sa per te thene se edhe ai eshte ketu prezent madje vecanerisht i vemendshem ndaj ceshtjeve te Kosoves sikur te kete ne dore tapine e tyre mes shqiptareve te Shqiperise zyrtare.

  8. Visi says:

    Pas merreveshjes se Brukselit,serbeve iu kane rritur ambiciet dhe per kete fjtori nr -1 eshte Hashim Thaqi.Prandaj ideja e Qosjes eshte e mire por ta ni serbet nuk pajtohen sepse me marreveshjen e Brukselit me kompromiset e vazhdueshme qe po i bejne shqitaret me doren e tyre po i fusin kazmen themeleve te shtetit te Kosoves.Pr me nje shtet jofunksional,serbeve iu mbetet vetem te presin.

  9. SHTETI SHQIPTAR NUK ESHTE AKOMA AQ I FORT SA TE PRETENDOJ PER BASJKIMIN E TROJEVE TE BANUAR NGA SHQIPTARET; BOLLTE SHIFNI USHTRINE QE KEMI (2 helikopter, ca jeep te blinduara, asnje tank, asnje avion luftarak, 2 “anije” dhe ca gomona me kallashin siper) JEMI AKOMA SHUME TE DOBET NE KRAHASIM ME RAJONIN…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje