Akord me Partizanin, por Agim Ibraimi synon 1 milion eurot

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

agim-ibraimi-470x279Partizani ndihet i kompletuar nga ndërhyrjet që ka bërë në merkaton e dimrit, por drejtuesit e kuq mbeten në pritje të surprizës. Presidenti Gaz Demi është i prirë për t’u bërë edhe një dhuratë të kuqve në këtë periudhë, por jo gjithçka varet nga ai. Lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë, Agim Ibraimi, shikohet si goditja “big” e të kuqve në janar.

Burime të ndryshme, si pranë lojtarit dhe klubit, bëjnë me dije se është arritur akordi mes palëve. Problem mbetet kontrata që Ibraimi ka me kampionët e Kazakistanit. Drejtuesit e Astanës e kanë nxjerrë jashtë planeve lojtarin që në dhjetor, pasi për shkak të një dëmtimi, kontributi i tij ka qenë i vogël. Së fundmi, kazakët e kanë zëvendësuar 28-vjeçarin me lojtarin e kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku.

Prej ditësh, Astana i ka zhvendosur përgatitjet në Dubai, por lojtari tetovar nuk është grumbulluar nga klubi. Mësohet se Ibraimi ndodhet në Kazakistan prej disa ditësh ku po shqyrton mundësinë e prishjes së marrëveshjes me Astanën. Lojtari nuk është i prirë që ta prishë kontratën i pari sepse do që të përfitojë dëmshpërblimin, pasi bëhet fjalë për një rrogë vjetore që shkon deri në 1 milion euro. Kazakët duan që kontratën ta prishë lojtari, në mënyrë që të evitohet kompensimi, shkruan “Panorama Sport”

Për ta mërzitur lojtarin, mësohet se drejtuesit kanë vendosur që Ibraimi të përgatitet me të rinjtë derisa klubi të kthehet nga faza përgatitore në Dubai. Kështu që çështja “Ibraimi” është kthyer në një rebus, që nuk mund të zgjidhet nga Partizani, por të kuqtë do ta presin deri në fund lojtarin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *