Alfred Peza: E vërteta e pasurisë sime dhe përse po akuzohem tani

23 Janar 2017, 21:32Politika TEMA

Deputeti Alfred Peza e quan të sajuar politikisht gjithë historinë që qarkullon në media në lidhje me pasurinë e tij.

Duke folur në Top Story, ai la të kuptohej se sulmi e ka burimin nga Partia Demokratike për të tërhequr vëmendjen nga hetimi i CEZ-it.

“Këto ditë ka një zhurmë të madhe të madhe përsëri me miliona, siç është hetimi për CEZ-in, ku një i afërm i Qeverisë Berisha ka tërhequr kesh para nga një bankë 7 milion euro”, tha ai.

Këtë sulm, ai e quajti “reciprocitet politik”.

“Ka një reciprocitet politik në sulmin tim. Reciprociteti ishte hajde të shpikim një histori paralele në anën e mazhorancës që bën fjalë po për miliona dhe njerëz politikë dhe u gjet historia e Alfred Pezës”, tha ai, duke shtuar se shkrimi fillestar për pasurinë e tij jep me qëllim disa pasaktësi.

Peza shtoi se 1/3 e pasurisë së tij e ka të vënë nga interesat bankare.

“331 milionë fitime nga interesat në historinë time 15-vjeçare në një bankë. 1/3 e pasurisë time që përflitet, ka ardhur vetëm nga interesat bankare duke depozituar kohë pas kohe. Janë të gjithë kurimet e mia familjare.  Normat e interesit kanë qenë të larta. Unë kam 100 milionë lekë vetëm në 20 muajt e fundit të karrierës sime në media. Përveç kësaj, media ka mënyra të ndryshme të ardhurash ka rrogë bazë, ka honoraret, bonuset dhe përqindje reklamash”, u shpreh ai.

Deputeti socialist shtoi se e gjithë kjo histori nuk e ka bërë që të pendohet se përse iu fut politikës.

“Nuk pendohem kurrë për vendimet që marr. Nuk jam bërë pishman për asgjë. Unë raportin e kam me të vëertetën”, tha Peza.

Ai për sulmin thotë se është angazhuar gjithë familja e ish-Kryeministri Berisha, ndërsa shton se nisjen e hetimeve e mirëpret.

“E kam pritur me qetësinë më të madhe lajmin për nisjen e hetimeve. Në këtë histori u investua familjarisht familja e Sali Berishës, në një ditë tre statuse nga Sali Berisha, dhëndërri dhe djali i tij”, deklaroi ai.

Po përse vendosi të investojë këto para në 1 përqind aksione bankare?

“Unë jam shumë i fokusuar tek puna dhe më thith gjithë energjitë e mia fokusi ku vendosem dhe jam tip që mendoj që një njeri duhet të japë 100 përqindëshin e vet. Kam qenë i paaftë që të bëja njëkohësisht 2-3 punë dhe këto para t’i shndërroja në prona, dyqane, vila dhe në momentin e futjes në aksione ka qenë kur interesat e bankës shkuan deri në minus dhe të kesh 1 mln dollarë kesh dhe në fund të marrësh më pak?! Pikërisht këtu ishte momenti kur thashe se pse këto para të mos i çoj në një biznes shumë të nderuar dhe le të jenë aty në aksione duke patur parasysh që vlera e tyre rritet”, tha ai.

7 komente në “Alfred Peza: E vërteta e pasurisë sime dhe përse po akuzohem tani”

  1. Devolliu says:

    Mire, mire reciprociteti, por verteto te ardhurat me dokumente jo me shkrime te Ilva Tores.

  2. Akili says:

    Pergjigje pa pergjigje,pyetje idiote nga Sokol Balla,qe vetem gazetar nuk eshte.Fredi kishte dale me gri sallate,dhe e griu ne menyren me te keqe.Vetem nje makine llogaritese duhej dhe pyetje elementare duheshin ne kete emision,por Sokoli,si pjese e estblishmentit gazetaro-analistik,bente pyetje pa kuptim.Vetem ne Shqiperi ndodh qe gazetaret,analistet albanistanas,rrine gjithe diten bashke,dhe ne darke,i japin intervista njeri tjetrit,dhe gallata vazhdon.

  3. angela says:

    Bravo ALfred Peza. super dalje. tregove qe qendron lart politikes dhe qe akuzat e bera jane tmerresisht politike

  4. gerti says:

    eshte hera e pare qe nje politikan del dhe tregon me letra pasurine e tij. keshtu ta bejne te gjithe. populli sqarohet dhe nuk duhet me u fsheh. per kete meriton nje lavderim.

  5. Tini says:

    Ore Alfred, po dua dhe une te blej aksione banke. A me jep njeri thua?? Pastaj ku I gjete keto interesa te larte mor djale? Interesat kane qene 7-8 perqind, si ndodh qe ti merrke 100 milione ne 20 muajt e fundit kur interesi bankar eshte1-3 perqind?

    Pse kujton ti se nuk e dime se si jane krijuar bankat Shqiptare? Me mashtrues lloj lloj?

    Une besoj qe ti mund te kesh kursyer por kur nuk I ka Blendi Fevziu apo ndonje tjeter kaq para, si mundet ti kesh ti?

    Nese thua qe e ka nisur Berisha sh mire, shkojini Berishes deri ne fund e per reciprocitet politik edhe ceshtjes tende deri ne fund!!!

  6. edi says:

    Po sa cun shtepie ky fred peza…..ka kursyer gjith jeten dhe me shume halle i beri nji miliard.
    A SA HAJDUTIN E PASKA LIND AJO TOKE.

  7. zambi says:

    Sa shqiptare ka qe e kursejne rrogen prej 15 vitesh ne banke po nuk i jane bere aq leke nga interesat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje