Deputeti Alfred Peza e quan të sajuar politikisht gjithë historinë që qarkullon në media në lidhje me pasurinë e tij.
Duke folur në Top Story, ai la të kuptohej se sulmi e ka burimin nga Partia Demokratike për të tërhequr vëmendjen nga hetimi i CEZ-it.
“Këto ditë ka një zhurmë të madhe të madhe përsëri me miliona, siç është hetimi për CEZ-in, ku një i afërm i Qeverisë Berisha ka tërhequr kesh para nga një bankë 7 milion euro”, tha ai.
Këtë sulm, ai e quajti “reciprocitet politik”.
“Ka një reciprocitet politik në sulmin tim. Reciprociteti ishte hajde të shpikim një histori paralele në anën e mazhorancës që bën fjalë po për miliona dhe njerëz politikë dhe u gjet historia e Alfred Pezës”, tha ai, duke shtuar se shkrimi fillestar për pasurinë e tij jep me qëllim disa pasaktësi.
Peza shtoi se 1/3 e pasurisë së tij e ka të vënë nga interesat bankare.
“331 milionë fitime nga interesat në historinë time 15-vjeçare në një bankë. 1/3 e pasurisë time që përflitet, ka ardhur vetëm nga interesat bankare duke depozituar kohë pas kohe. Janë të gjithë kurimet e mia familjare. Normat e interesit kanë qenë të larta. Unë kam 100 milionë lekë vetëm në 20 muajt e fundit të karrierës sime në media. Përveç kësaj, media ka mënyra të ndryshme të ardhurash ka rrogë bazë, ka honoraret, bonuset dhe përqindje reklamash”, u shpreh ai.
Deputeti socialist shtoi se e gjithë kjo histori nuk e ka bërë që të pendohet se përse iu fut politikës.
“Nuk pendohem kurrë për vendimet që marr. Nuk jam bërë pishman për asgjë. Unë raportin e kam me të vëertetën”, tha Peza.
Ai për sulmin thotë se është angazhuar gjithë familja e ish-Kryeministri Berisha, ndërsa shton se nisjen e hetimeve e mirëpret.
“E kam pritur me qetësinë më të madhe lajmin për nisjen e hetimeve. Në këtë histori u investua familjarisht familja e Sali Berishës, në një ditë tre statuse nga Sali Berisha, dhëndërri dhe djali i tij”, deklaroi ai.
Po përse vendosi të investojë këto para në 1 përqind aksione bankare?
“Unë jam shumë i fokusuar tek puna dhe më thith gjithë energjitë e mia fokusi ku vendosem dhe jam tip që mendoj që një njeri duhet të japë 100 përqindëshin e vet. Kam qenë i paaftë që të bëja njëkohësisht 2-3 punë dhe këto para t’i shndërroja në prona, dyqane, vila dhe në momentin e futjes në aksione ka qenë kur interesat e bankës shkuan deri në minus dhe të kesh 1 mln dollarë kesh dhe në fund të marrësh më pak?! Pikërisht këtu ishte momenti kur thashe se pse këto para të mos i çoj në një biznes shumë të nderuar dhe le të jenë aty në aksione duke patur parasysh që vlera e tyre rritet”, tha ai.
Mire, mire reciprociteti, por verteto te ardhurat me dokumente jo me shkrime te Ilva Tores.
Pergjigje pa pergjigje,pyetje idiote nga Sokol Balla,qe vetem gazetar nuk eshte.Fredi kishte dale me gri sallate,dhe e griu ne menyren me te keqe.Vetem nje makine llogaritese duhej dhe pyetje elementare duheshin ne kete emision,por Sokoli,si pjese e estblishmentit gazetaro-analistik,bente pyetje pa kuptim.Vetem ne Shqiperi ndodh qe gazetaret,analistet albanistanas,rrine gjithe diten bashke,dhe ne darke,i japin intervista njeri tjetrit,dhe gallata vazhdon.
Bravo ALfred Peza. super dalje. tregove qe qendron lart politikes dhe qe akuzat e bera jane tmerresisht politike
eshte hera e pare qe nje politikan del dhe tregon me letra pasurine e tij. keshtu ta bejne te gjithe. populli sqarohet dhe nuk duhet me u fsheh. per kete meriton nje lavderim.
Ore Alfred, po dua dhe une te blej aksione banke. A me jep njeri thua?? Pastaj ku I gjete keto interesa te larte mor djale? Interesat kane qene 7-8 perqind, si ndodh qe ti merrke 100 milione ne 20 muajt e fundit kur interesi bankar eshte1-3 perqind?
Pse kujton ti se nuk e dime se si jane krijuar bankat Shqiptare? Me mashtrues lloj lloj?
Une besoj qe ti mund te kesh kursyer por kur nuk I ka Blendi Fevziu apo ndonje tjeter kaq para, si mundet ti kesh ti?
Nese thua qe e ka nisur Berisha sh mire, shkojini Berishes deri ne fund e per reciprocitet politik edhe ceshtjes tende deri ne fund!!!
Po sa cun shtepie ky fred peza…..ka kursyer gjith jeten dhe me shume halle i beri nji miliard.
A SA HAJDUTIN E PASKA LIND AJO TOKE.
Sa shqiptare ka qe e kursejne rrogen prej 15 vitesh ne banke po nuk i jane bere aq leke nga interesat.