Balaj dhe Roshi “kërcënojnë” Italinë

23 Janar 2017, 15:48Sport TEMA

Bekim Balaj dhe Odise Roshi, “shikojnë” drejt impenjimit  të radhës me fanellën kuqezi, ndeshjen e 24 marsit me Italinë. Të dy shpresojnë surprizën e radhës në “Renzo Barbera” të Palermos.

Futbolli është i tillë që sukseset mbeten mbrapa dhe puna vazhdon. Tani jemi në eliminatoret e Botërorit, një fushatë që kishte luhatjet e veta. Ndeshja e fundit nuk na la shije të mirë, por kemi ende ndeshje në dispozicion dhe mundësia për tu përmirësuar dhe për të bërë më mirë është reale.

Kemi marrë rezultat kundër Francës dhe Portugalisë, përse të mos marrim edhe ndaj Italisë. Të jemi sa më të përgatitur për të marrë një rezultat pozitiv.

Kthehemi pas pauzës katër mujore dhe e rëndësishmja është që lojtarët të jemi në formën më të mirë. Kemi bërë shpesh surpriza dhe shpresoj që e radhës të jetë në Itali.

Unë jam edhe tifoz italian edhe do të ishte ëndërr ta fitoja ndeshjen kundër tyre. Dëshira ime ishte që ndeshja të luhej pikërisht në Palermo, sepse është në qytet të cilin e kam shumë qejf, pasi shohim me Bekimin edhe shumë filma. Fitorja në Itali do të ishte një ëndërr për mua dhe për të gjithë shqiptarët./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje