“Bota e vjetër ka marrë fund përfundimisht”

steinmeierMinistri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, parashikon një periudhë marrëdhëniesh të trazuara gjermano-amerikane nën drejtimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump.

Megjithatë ai shpreson se do të gjejë në Uashington njerëz që duan të bashkëbisedojnë dhe të vazhdojnë rrugën e tyre së bashku me miq të mirë dhe aleatë të besuar.

Ceremoninë e betimit të Trumpit si president, ai e quajti një cezurë historike.

“Bota e vjetër e shekullit të 20-të ka marrë tani përfundimisht fund”, tha ai.

Steinmeier theksoi se në rastin e ndryshimit të pushtetit “pasiguritë, dyshimet dhe pikëpyetjet për kursin e udhëheqjes së re” janë diçka normale.

“Por në këto kohë të një çrregullimi të ri global bëhet fjalë për më tepër, se sot rreziku është i madh,” shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm njoftoi se qeveria gjermane tani do të “kërkojë dialog” me qeverinë e SHBA për t’i “shpjeguar administratës së re “qëndrimin tonë, vlerat dhe interesat tona”.

Fjala është për një “partneritet të ri mes të barabartësh”.

Në krye të axhendës janë për Gjermaninë ndër të tjera, tregtia e lirë, një botë e hapur, kundërvënia e përbashkët ndaj terrorizmit “dhe bashkëpunimi transatlantik bazuar në vlera të përbashkëta”.

Gjatë betimit të tij si president 45-të i Shteteve të Bashkuara, Trumpi tha në fjalimin e tij se në të gjitha vendimet e tij ai do të vërë gjithmonë në vend të parë interesat e Shteteve të Bashkuara.

Steinmeieri pritet të zgjidhet më 12 shkurt, presidenti i Gjermanisë.

Ende nuk është e qartë se cili do të jetë pasardhësi i tij në Ministrinë e Jashtme, por fjala është se mund të jetë ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, një mik i shqiptarëve.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, të cilën Trump e ka kritikuar për lejimin e më tepër se një milioni të migrantëve të hyjnë në Gjermani, prej vitit 2015, ka thënë se ajo do të shikoje të gjej kompromis me Trumpin, për çështjet siç janë tregtia dhe shpenzimet ushtarake.

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, tha para disa ditësh se Gjermania duhet të përgatitiet për “udhëtim të ashpër” me administratën Donald Trump, dhe se ndoshta Europa do të dëshiroje të krijoj politikë të re ekonomike, nëse zoti Trump zhvillon praktikat proteksioniste tregtare.

Zyrtarët gjermanë, po ashtu, janë të shqetesuar me deklarimet e presidentit Trump për NATO-n, se është e “vjetëruar” dhe ka kritikuar aleancën se nuk ka bërë sa duhet për luftimin e terrorizmit.

Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, në një intervistë të publikuar sot në gazetën Handelsblatt, tha se “NATO-ja nuk është marrëveshje biznesi dhe se ju (Trump) nuk mund ta blini besimin”.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në ““Bota e vjetër ka marrë fund përfundimisht””

  1. koha jone says:

    Mendoj qe i vetmi shtet qe do te sulmohet nga Tramp eshte Gjermania , e para per babin e tij qe nuk u lejua te kthet ne Gjermani dhe e dyta ,per forcimin ekonomik, qe ka bere Merkel me shplarjen e trurit krereve te BE .

  2. Behar says:

    Vertet bota e vjeter ka marre fund dhe ti je nje perfaqesues i shquar i saj.Mbaroi majmja gjermane nen guacken amerikane,Per cfare te barabartesh flisni,ju keni 70 vjet qe i luteni Amerikes tju mbroje nga ariu rus,kur me pare i vinit perpara pa problem te gjithe shtetet europiane.Per cfare bote te hapur flisni kur i trajtoni shqiptaret si kriminele,sikur ata jane e keqja me e madhe e Europes,Keni pare vetem bythen tuaj te jete e ngrohte por mos harroni se po ju vjen dimri rus e bytha juaj nuk eshte per kete pune,

  3. Leone-53 says:

    Kur thuhet se MERKEL ka “bere shplarjen” e trurit te krerve aktual europian thuhet 100% e verteta.
    Kuzhdo qeveri duhet te qeveris popullin e saj pa “varje” te tepruar nga jashte sepse globalizmi ka mbaruar.

  4. Bushi says:

    Me sa duket,ju nuk e njihni mire Gjermanine.Ai eshte nje shtet i fuqishem ushtarakisht dhe ekonomikisht Ai shtet bene ligjin ne NATO sepse ka nje ushtri te forte dhe te modernizuar.Mos harroni proverben e vjeter se” tre gjrman ushtarak mbajne nje front”.Vertete se NATO nuk eshte nje bisnes qe mund te blihet e te shitet sipas Trampit,por nje fuqi dhe nje aleance e fuqishme ushtarake per te mbrojtur paqen ne bote.

  5. Majmuni says:

    Po more strategjistet e bilardos se fshatit te drejte keni..
    U bet o brekevarur te jepni opinion mbi Ameriken dhe Merkelin qe shpelau trute e europianve…!! Kujtoni se po flisni per konshijte tuaj qe hane fara posht pallatit!! Ik hapni noi liber historia dhe mesoni qysh e pse Merkeli eshte ajo qe eshte e qysh e tek!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *