Haradinaj sulmon Thaçin e Mustafën: Kukulla të Serbisë!

23 Janar 2017, 13:02Rajoni TEMA

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kreut të shtetit Hashim Thaçi dhe shefit të qeverisë Isa Mustafa.

Ai është shprehur se dyshja është shndërruar në kukulla të Beogradit.

“Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave”, thotë kreu i AAK-së.

Mes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj argumenton se ulja në tryezën e bisedimeve me palën serbe do të thotë se liderat e Kosovës nuk i njohin interest e vendit të tyre.

“Që të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd.

Të pranosh të ulesh e të dialogosh me Serbinë, në këto rrethana e në kohën e një kundërshtimi kaq të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin”, shkruan Haradinaj.

4 komente në “Haradinaj sulmon Thaçin e Mustafën: Kukulla të Serbisë!”

  1. Albanistan em i dashtun says:

    U cna the o njeri I mire…..those se bizneset I ke te lidhura ngushte me ato serbe…

    Te jap te drejte se dy kelyshat e serbise dhe tradhetaret Hashim(sunit turko-Serb- koqevar) dhe ISA mustafa nje serbofil I deklaruar( sunit mbetje serbo-turk- koqevare ) te duan jashte loje sidomos Hashim Gjarper Thaci. Serbia law mbeshtetjen e ketyre mbetjeve Osmane pa vepron si do.

    E gjithe kjo tregon sa te ndare dhe armiq te betuar shqiptaret ne pergjithsi jane.
    Kur koqevaret vazhdojne te ndare e ka te kote Ed Rama qe merret me keta shqipfolesa

  2. Albanistan em i dashtun says:

    U cna the o njeri I mire…..thone se bizneset I ke te lidhura ngushte me ato serbe…

    Te jap te drejte se dy kelyshat e serbise dhe tradhetaret Hashim(sunit turko-Serb- koqevar) dhe ISA mustafa nje serbofil I deklaruar( sunit mbetje serbo-turk- koqevare ) te duan jashte loje sidomos Hashim Gjarper Thaci. Serbia law mbeshtetjen e ketyre mbetjeve Osmane pa vepron si do.

    E gjithe kjo tregon sa te ndare dhe armiq te betuar shqiptaret ne pergjithsi jane.
    Kur koqevaret vazhdojne te ndare e ka te kote Ed Rama qe merret me keta shqipfolesa

  3. .. says:

    edhe mundet
    ede jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje