I përmbyti Berisha në vitet 2010-2011, protestë në Velipojë kundër Ramës: Duam dëmshpërblimin e përmbytjes

23 Janar 2017, 12:35Sociale TEMA

I përmbyti ish-Kryeministri Sali Berisha pasi hapi menjëherë dyert e kasakadës së Drinit gjashtë vite më parë, dhe pasi nuk bënë “as gëg as mëk” për tre vjet kur PD ishte në pushtet, sapo erdhi e majta protestojnë për dëmshpërblimet.

Kështu, protesta e banorëve të Shkodrës për dëmshpërblimet e padhëna të përmbytjeve ka nisur që të zgjerohet në të gjitha zonat. Edhe banorët e Velipojës kërkojnë që qeveria t’u japë paratë për dëmet e shkaktuara në vitet 2010­2011. Protestuesit në Velipojë u shprehën se mbështesin grevën e urisë që pritet të zhvillojnë banorët e “Livades”, më 25 janar të këtij viti.

Këta të fundit kanë paralajmëruar më parë që, nëse nuk do t’u lëvrohen paratë deri në këtë datë, ata do të futen në grevë urie. Protesta e djeshme e banorëve në Velipojë Banorët e përmbytur në Velipojë, që nuk janë dëmshpërblyer ende, u shprehën se nuk do të ndalen duke kërkuar të drejtën e tyre nga qeveria.

“Ne kërkojmë atë që na takon, paratë e dëmshpërblimeve që qeveria shqiptare ende nuk i ka dhënë, në një kohë që dëmet në vitet 2010­2011 ishin shumë të mëdha për ne. Qeveria  dëmshpërblen në Jug, ndërsa këtu jo. Kjo ndarje nuk është aspak e mirë”, u shpreh Mark Toma, një prej protestuesve.

Menjëherë pas përfundimit të protestës së banorëve të Velipojës për mosdhënien e  dëmshpërblimeve për përmbytjet e viteve 2010­2011, forcat e policisë kanë bërë shoqërimin e dy prej atyre që janë cilësuar si organizator të kësaj proteste. Sipas banorëve pjesë­ marrës së protestë, dy shtetas pas përfundimit të tubimit janë dërguar në komisariatin e Policisë së Shkodrës për t’u marrë në pyetje në lidhje me reagimin e tyre për mosdhënien e  ëmshpërblimeve.

Burime pranë Policisë vendore të Shkodrës shprehen se këta dy persona që janë shoqëruar dyshohen për “manifestim dhe grumbullim të paligjshëm”. Dy të shoqëruarit janë Mark Toma dhe Dedë Bregni.

“Edhe pse ne që protestuan nuk bëmë asnjë shkelje, sepse nuk ka pasur thirrje të ndryshme në kor, nuk ka pasur bllokim rrugësh, por as edhe ndonjë debat me forcat e policisë që ishin të pranishme, ata janë shoqëruar.

Thjesht një grup prej disa personash në lulishten përpara njësisë administrative në qendër të Velipojës kanë kërkuar përmes mediave një të drejtë tonën për dëmshpërblimet e padhëna të viteve 2010­ 2011”, u shpreh një nga banorët.

Pavarësisht se qëndrimi ka qenë paqësor dhe më shumë se një protestë rezultoi një komunikim për mediat, forcat e policisë kanë bërë shoqërimin e dy prej tyre të cilësuar si organizatorë. Mark Toma dhe Dedë Bregni u çuan në komisariat për t’u marrë në pyetje për protestën e zhvilluar, ndërsa mund të rrezikojnë të mbesin të arrestuar për “manifestim dhe grumbullim të paligjshëm”. E njëjta histori ndodhi me Paulin Maçajn, i cili u arrestua përpara dy vitesh dhe më pas u lirua për t’u hetuar në gjendje të lirë. Ai u thirr edhe në gjykatë, por përfitoi nga amnistia e këtij fundviti.

 

3 komente në “I përmbyti Berisha në vitet 2010-2011, protestë në Velipojë kundër Ramës: Duam dëmshpërblimin e përmbytjes”

  1. Labi says:

    Te dhjere por krenare tipik shkodrane .hani mutin e berishes dhe jozefines qe ju beri venecian

  2. Kola says:

    Mire ua beri Berisha dhe akoma mer mire ua ben Rama qe s’pjerdh per keta mut shpellaresh.

  3. stalla says:

    gazetar i qelbet: po ata qe i perndoqi enveri kujt ia kerkun damshperblimt?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje