Ish-këshilltari i Sali Berishës: Të shkojë në burg për korrupsionin dhe vjedhjet që ka bërë

23 Janar 2017, 22:42Politika TEMA

Ish-këshilltari i Sali Berishës kërkon dënimin e tij.

Në emisionin Dritare me Rudinën në Vizion Plus, Grid Rroji u shpreh:

“U është thënë njerëzve se mund të vjedhin, të plaçkitin sepse kjo është rruga e kapitalizmit, kështu kanë bërë të gjithë, kështu ka bërë edhe Amerika që të vijë në këtë ditë.

Këta thonë që e keqja është e mirë ndaj edhe ju duhet të bëni të keqen, por brenda kontrollit tonë. Ajo që ka ndodhur është një proces shumë interesant për tu studiuar, por shumë i dhimbshëm për shqiptarët. Këta që janë poshtë dhe janë pjesë e veglave të parisë së Tiranës, tani kanë fituar autonomi dhe po kërkojnë edhe pavarësi.

Kjo shpjegon një nga fenomenet që është diskutuar kaq shumë, por që nuk ka ligj që e zgjidh, siç është dekriminalizimi.Këta janë përfaqësues të disa parive kriminale lokale të cilët tani e mbajnë peng parinë. Deri dje kanë qenë shërbëtorë të bindur, tani kanë fituar një autonomi financiare dhe kriminale, që ky sistem nuk mund të funksionojë pa ta.

Ata mbajnë peng parinë, siç mban peng paria shqiptarët.

Tani jemi peng i dy parive që duhet të ishin në burg, mund t’i them edhe me emra: Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Fatmir Mediu, Lulzim Basha, të gjithë kryetarë partish të vogla që janë bërë vegla të tyre.

Nëse kam lënë ndonjë jashtë, le t’i plotësojnë vetë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Të gjithë meritojnë burgun, për këtë krim monstruoz me vetëdije që kanë bërë, pra që kanë krijuar një shoqëri të kriminalizuar.”

6 komente në “Ish-këshilltari i Sali Berishës: Të shkojë në burg për korrupsionin dhe vjedhjet që ka bërë”

  1. xhulio says:

    Pike dhe pas pikes nuk shtohet me asnje fjale.

  2. asd says:

    Me vendim gjykate duhen mbyllur tre partite e medha PS, PD, LSI me argumentimin per dem ndaj popullit shqiptar sepse Kane kriminalizuar gjithe politiken shqiptare, Kane mbushur radhet e tyre me individe te inkriminuar dhe Jo vetem qe nuk Kane luajtur rolin per te cilin jane krijuar, por Jane bere pengese e hapur per fatet e vendit duke kthyer gjithe parlamentin ne peshe parasitare. The logot e ketyre partive duhet te digjen perpara pallatit te cultures, me te njejtin vend Ku u hodh poshte busti I enverit.

  3. kleptofagos says:

    Kush do ti fuse ne burg hajdutet ? ? ?
    Vetem nje force nga jashte Shqiperise mund ta beje kete . . .

  4. aron says:

    Pa dashur të fyej askënd, këto janë gjëra që i dinë edhe fëmijët sot. Zotëria i artikulon, por populli ka kohë që i heq mbi shpinë dhe vuan. Lutemi të hiqet dorë nga konstatimet dhe nëse keni zgjidhje, i bëni të ditura. Kjo besoj është më e rëndësishme për momentin. Ne duam të dimë, se si ju do arrini të bëni bashkë njerëzit që kanë nder, si do mund të përballoni forcat e së ligës, ku e mbështesni ju ndihmën dhe përkrahjen, fondet që ju duhen për përhapjen e mesazhit, e plot gjëra të tjera të domosdoshme për të ngjallur shpresë dhe besim.

  5. xhemal musteqja ke teneqja says:

    e mor e !
    kta emra qe thuhen ne I njofim sepse I kemi par duke takuar duart dhe lidhur besen me politikanet perendimore duke fillu nga Bushet e amerikes,e Regan e Kllintonet eash edhe me Trump tromopilin,e le te vazhdojm ne europ me Berluskon e Merkel e Ton Bler e kompani..
    kta emra qe jan shkru me lart jan te gjith te bekuar nga politika perendimore. atje e kan fuqin kta ,ke perendimi.
    a mos vall kan nda paret bashk me ata te fuqishmit e perendimit a?
    apo,kuj ju duhej perendimit ,mbyllte syt dhe “nuk I interesonte” sesi krimi digjte shqiptaret,dhe tash qe I erdh veza ne byth,i flaku jasht dhe don me thon se nuk I njef.
    si mer nuk I njef?
    kta ishin ata qe delnin neper tribuna me perendimoret “ne Kohen e luftes kunder komunizmit”…
    harruat a?
    ishin ata persona qe zgjodhi perndimi dhe i hypi n fron n shqipni,kur perendimi thoshte “jeni ne rrug te mir”.e tash,po per kta persona po na thot se “jeni ne rrug te q!r”
    ah, perndim perndim,
    edhe q!n
    edhe bythq!m,
    perndim..perndim…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje