Lulzim Basha, me sytë nga qielli e të djathtët evropianë, udhëton drejt Brukselit për ndihmë (Merkel dhe republikanët francezë, të zënë me zgjedhjet në vendet e tyre)

23 Janar 2017, 18:23Politika TEMA

Lulzim Basha kryetari i PD ka udhëtuar drejt Brukselit për të marrë pjesë në Asamblenë e Partive Popullore Evropiane. Një udhëtim që siç e deklaron dhe vetë lideri i opozitës bëhet me shpresë të një ndihme emergjente për zgjedhjet e 18 qershorit që zhvillohen në në Shqipëri.

Megjithëse siç e pohon dhe vetë Basha, pjesa më e madhe e tyre, përfshirë partinë e Merkelit dhe republikanët francezë janë të zënë në fushatën e tyre elektorale.

Të cilësuara si më të vështirat për Merkel, pas krizës së refugjatëve por dhe për francezët pas ngritjes së Le Pen, është shumë e vështirë t’i japin një dorë Bashës. I cili ka mbetur me sytë nga qielli dhe të djathtët evropianë, për ta bërë më të lehtë humbjen në Shqipëri, si një opozitë vërtetë e hallakatur, përballë një të majte të organizuar.

Nga Uashigtoni sot udhëtova drejt Brukselit ku po marr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, familjes së partive të djathta europiane ku bën pjesë edhe Partia Demokratike. EPP, si partia më e madhe në Komisionin dhe Parlamentin Europian, luan një rol kyç në politikën e Bashkimit Europian.

Një nga qëllimet kryesore të takimit është bashkërendimi i aktiviteteve politike gjatë këtij viti, i cili për disa nga partitë anëtare është vit elektoral, përfshi CDU-në e Merkelit, republikanët francezë dhe, natyrisht, Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Familja jonë politike do të na ndihmojë dhe mbështesë fuqimisht për fitoren tonë në zgjedhjet e ardhshme”, deklaron Basha  përmes një njoftimi të dalë nga zyra e shtypit e PD..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje