Partizani nis përgatitjet për sfidën ndaj Luftëtarit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partizani-StervitjePartizani i është rikthyer seancave përgatitore për sfidën e fundjavës kundër skuadrës së Luftëtarit pas në dite pushim.

Të kuqtë nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova, këtë seancë të sotme e kanë përqëndruar tek karakteri tekniko – taktik.

I vetmi shqetësim i teknikut Starova në këtë seancë ishte mesfushori Idriz Batha i cili nuk e ka përfunduar të plotë seancën stërvitore si pasojë e një shqetësimi të lehtë.

Pjesa tjetër e grupit ka vijuar normalisht programin stërvitor.

Të martën skuadra do të zhvillojë dy seanca, paradite në palestër dhe pasdite në fushë.

Takimi mes Luftëtarit dhe Partizanit do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *