Rishqyrtimi i kufijve në Ballkan do të trondiste Europën

23 Janar 2017, 20:25Rajoni TEMA

Diagnoza e Timothy Less për krizën në Bosnje mund të jetë e saktë, por zgjidhja e tij për problemin është shumë jopraktike.

Nga Marcus Tanner

Një nga shprehjet që të mbeten më shumë në kujtesë nga Donald Trump – rreth vendimit të SHBA për të pushtuar Irakun, e përngjason atë me “hedhjen e gurëve në një zgjua bletësh”.

Duke gjykuar nga reagimi ndaj artikullit të Timothy Less në Balkan Insight rreth ndryshimit të kufijve në Ballkan, ai gjithashtu është fajtor për hedhjen e gurëve ndaj një zgjoi bletësh. Për të thënë të drejtën, askush nuk ka vdekur si rezultat i stilit të shkrimit – por kjo qartazi ka krijuar një reagim të zemëruar.

Shumica e atyre që iu përgjigjën artikullit të tij kanë qenë padyshim armiqësor, duke e akuzuar Less se po ushqen të njëjtat pasione si njerëzit me tru në kokë janë përpjekur t’i shtypin për çerek-shekullin e fundit.

Në thelb, ai thotë se shtetet multi-etnike në Ballkan kanë dështuar ose janë në dështim dhe propozon rishqyrtim të kufijve shtetërorë për të krijuar entitete më homogjene etnikisht, që ai thotë se do të jenë më të qëndrueshme.

Less nuk shprehet se shtetet multi-etnike nuk mund të funksionojnë, por thotë se ato nuk mund të funksionojnë në Ballkan sepse kontrollet dhe balancat e nevojshme të projektuara për të mbajtur minoritetet të lumtur ose mungojnë ose nuk funksionojnë në atë mjedis.

Nuk është çudi që fjalët e tij kanë shkaktuar një tmerr të tillë; ato qartazi shkojnë kundër mendimit modern perëndimor që e mban “diversitetin” si një ideal që duhet ruajtur.

Shumica e politikanëve perëndimorë, përveç atyre të të djathtës ekstreme, të paktën e përmendin me fjalë boshe multi-etninë si një aset – dhe qortojnë kundërshtarët më të zëshëm të tij si racistë.

Hija e Gjermanisë naziste dhe e një nxitjeje të Hitlerit për të krijuar një super-shtet me etni të qastër varet mbi të gjithë debatin rreth etnisë, ndaj për këtë arsye shumë njerëz e shohin si toksik.

Një arsye përse shumë intelektualë perëndimorë iu referuan luftës së Bosnjës për pavarësi me simpati të tillë – dhe panë luftën Kroate për pavarësi me aq ftohtësi – është pikërisht sepse synimi i një Bosnje multi-etnike dukej më i përshtatur me kohën.

Përkundrazi, synimi i shumë kroatëve, krijimi i një shteti të stilit të vjetër etnik, nuk ishte.

Kur Less e quan Bosnjën një dështim, ai jo vetëm kritikon një vend ballkanas, ai sulmon një ide shumë të mbështetur që shumë njerëz janë të dëshpëruar ta ruajnë.

Megjithatë, thjesht se diagnoza e tij i bën njerëzit të mos ndihen mirë nuk do të thotë se ka arsye për ta hedhur atë poshtë.

Është e vështirë të shpërfillet fakti se boshnjakët – vazhdimisht – kanë votuar për të njëjtat parti të vjetra nacionaliste, jo për alternativat që supozohen si civile, joetnike.

Për sa kohë mund të përshkruhet kjo si neo-Marksiste si rezultat i ndërgjegjes së rreme dhe iluzionit masiv? Për sa kohë mund të vazhdojmë ta quajmë këtë rezultat të “manipulimit”?

Ndoshta është koha të pranojmë se këto janë politika, rregulla dhe politikanë që shumica e njerëzve në Bosnje duan, jo se ata janë manipuluar për t’i përqafuar.

Këtu unë – personalisht – do të ndahesha nga Less jo në diagnozën e tij për situatën në Bosnje, por me zgjidhjen e tij.

Less mund të ketë zemëruar perëndimorët liberalë me idenë e tij për shtetet etnike, por ai është shumë pjesë e rrymës tradicionale që medojnë se çdo problem ka një zgjidhje.

E vetmja diferencë e vërtetë midis Less dhe kritikëve të tij është se ata mendojnë se problemet e Bosnjës mund të kurohen nga një aspirinë metaforike, ndërsa ai do të ndërmarrë një operacion radikal dhe një gjymtim.

Por ka edhe një altervativë tjetër, që është të pranohet se disa sëmundje kronike mund të tolerohen në vend që të kurohen nga metoda akoma më drastike. Në fjalë të tjera, dështim ose jo, Bosnja duhet lënë ashtu siç është, jo të rikonfigurohet – akoma jo – nga të jashtëm dashamirës.

“Dështimi” i Bosnjës në çdo rast është shumë relativ. Nuk është një shtet plotësisht i dështuar, në mjerim dhe me shifra të mëdha emigrantësh apo terrorizëm.

Ekonomia e vendit është në gjendje më të mirë sesa politika e tij. Këtë vit parashikimi i normës së zhvillimit është mbi mesataren e BE-së. Turizmi po lulëzon. Krimi është i ulët. Kantoni i Sarajevës, njësia më e populluar në qeverisjen lokale pa vetëm katër vrasje në 2015. Çikago pa 468.

Bosnja jo vetëm që nuk dëmton fqinjët e saj, por thjesht duke ekzistuar, i shërben të gjithë rajonit duke mbajtur larg dy protagonistë historikë, Serbinë dhe Kroacinë.

Sa për zhbërjen e Bosnjes dhe rikonfigurimin e kufijve të saj në linja etnike, kjo nuk do të ishte një çështje vendore.

Një zhvillim i tillë dramatik do të shkaktonte valë tronditjeje në të gjithë Europën. Hera e fundit kur Europa Perëndimore pa krijimin e kufijve të rinj ishte në 1922, kur lindi Shteti i Lirë Irlandez.

Hera e fundit kur kufijtë u ndryshuan në Europën Lindore ishte pas kataklizmit të Luftës së Dytë Botërore në 1945.

Është e vërtetë se lindën shtete të reja në Europën Lindore në vitet 1990 si rezultat i kolapsit të Bashkimit Sovjetik, Jugosllavisë dhe Çekosllovakisë.

Por kufijtë në këto shtete të reja të gjitha ndjekin kufij të vjetër të brendshëm të entiteteve ekzistuese. Ato janë kufij të ri ndërkombëtarë – por jo kufij të rinj në vetvete. Kufijtë e Letonisë moderne ndoqën shembujt e kufijve të vjetër të Letonisë Sovjetike dhe kështu me radhë.

Europa mbetet shumë këmbëngulëse ndaj idesë që kufijtë të ribëhen për të reflektuar parime etnike, që është një nga arsyet përse aneksimi i Krimesë nga Rusia shihet kaq ofensiv.

Duke gjithashtu si shumë e papërfytyrueshme që fuqi të mëdha në Europë të lejojnë lënien mënjanë të këtij parimi tani, thjesht prej serbëve dhe kroatëve të pakënaqur në Bosnje.

Pakënaqësia e tyre e dukshme, e njohur dhe mund të mbajë Bosnjen në tension për vitet e ardhshme – por atyre me gjasa do t’u duhet ta pranojnë atë gjithsesi.

4 komente në “Rishqyrtimi i kufijve në Ballkan do të trondiste Europën”

  1. albaniafirst says:

    Nuk mund te krahasosh Chicagon ne Illinois qe ka rreth 2,7 miljon banore me Sarajevon ka 340000 banore. Nga ana tjeter, multikulturalizmit i ka dale boja me kohe. Me thoni nje shtet multikultural qe ka mbijetuar, hiq Kanadane? Edhe Kanadaja ka mbijetuar deri tani per shkak te risorseve te medha qe ka, por edhe ketu gjerat nuk duken se po shkojne ne drejtimin qe politikanet duan qe te shkojne, pasi te gjijtha komunitetet me te medha jane te mbyllura dhe ndihmojne njeri tjetrin. Ne, me te vegjlit nuk na pyet njeri. BRSS apo Jugosllavia te krijuara mbi kete baze u shpebene ne me pak se 100 vjet dhe e dime te gjithe se sa problem jane krijuar nga keto shperberje.
    Rishikimi I kufijve mbi baza etnike do te ishte nje e keqe me e vogel se sa ruajtja e statuskuose se sotme. Merrni per shembull Maqedonine, nje shtet qe po perpiqet te krijoje historine e saj me genjeshtra. Pretendimi I tyre absurd se jane dishendentet e Alaksandrit te Madh eshte sa qesharak dhe po aq I rrezikshem, kur dihet se te ashtuquajturit “maqedone” te sotem jane thjesht slave bullgare. Ishte Tito qe ne 1960 shpiku kombin maqedonas, I cili ne te vertet eshte nje entitet antic I zhdukur njehere e pergjithmone. Krijimi I ketij kombi fantazme ka sjelle kontradikta deri ne ditet tona dhe kjo duket qartasi ne mosnjohjen e Maqedonise nga Greqia dhe OKB-ja me emrin e saj kushtetues. Ky pseudo shtet, nuk ka as me te voglen shans te mbijetoje, kur 40% e saj perbehet nga shqiptare dhe pjesa tjeter nga bullgare. Me e udhes do te ishte ndarja e saj midis Bullgarise the Shqiperise. Po keshtu Bosnja qe perbehet nga tre entitete do stabilizohej po te ndahej midis Serbise, Kroacise the pjesa qe mbetej mund te krijonte Bosnjen e vertete. Serbia ka gjithashtu Vojvodinen dhe pjese te tjera te banuara me shqiptare. “Pastrimi” I Serbise nga keto territore dhe bashkimi me territoret e Republika Srbska, sot pjese e Bosnjes do krijonte nje balance territorial te kenaqshme per te. Mali I Zi, ka gjithashtu territore shqiptare qe fillojne nga Ulqini, Kotorri dhe Rafshi Dukagjinit. Se fundi, bashkimi I Kosoves dhe territoreve te tjera aktualisht nen Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi me shtetin ame, eleminonte problemet etnike qe kane te gjitha keto shtete, pervec Shqiperise qe eshte e paster etnikisht, ku pakicat greke apo te tjera perbejne 1-2% te popullsise.

  2. Arber I says:

    Kufijte nuk e kan me rendesine dhe ngarkesen emocionale te nje shekulli me pare; tani jane thjesht ndarje administrative; ato mund te ndryshohen me marreveshje toleruese fqinjesie.

  3. prizreni says:

    shkrim me me mendje i shkruar nga komentuesi me lart sesa nga qaj pseudo analisti.

  4. krimba m_t_ says:

    gazetar muti perse hoqet dore nga ndajfolja “thellesisht”
    a mutngrenes te evropianeve dhe amerikonve
    titulli i sakte i gazetarit bythelepirs dhe
    qe ha mutin e hipokritve evropiane do te ishte:
    “… do te trondiste THELLESISHT Evropen”……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje