Arrestohet pronari i butikut te “Rruga e Elbasanit”, tentoi të përdhunojë shitësen

24 Janar 2017, 12:53Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet. Një 39-vjeçar pronari i një dyqani ka tentuar të përdhunojë dhe më pas ka dhunuar fizikisht punëtoren e tij.

Burime për BalkanWeb thanë se ka qenë vetë shitësja me inicialet K.Z., rreth 30 vjeç që ka denoncuar në polici rastin, duke thënë se pronari Besim Lami i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale dhe pasi ajo nuk kishte pranuar kishte tentuar ta përdhunonte.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 tek butiku ku punonte vajza në pronësi të dhunuesit të saj tek “Rruga e Elbasanit” në Tiranë. Menjëherë pas denoncimit policia ka arrestuar pronarin 39-vjeçar, Besim Lami.

3 komente në “Arrestohet pronari i butikut te “Rruga e Elbasanit”, tentoi të përdhunojë shitësen”

  1. ciao says:

    Po pse me thonjeza Rruga e Elbasanit? Apo se sipas jush ka ndonje emer tjeter dhe ne nuk e dime. Na e thoni te pakten si quhen ndryshe

  2. Cfare ishte pronari komunist apo dhjerokrat.
    vetem komunistat i bejne keto gjera.
    Shqiperia eshte kthyer ne nje bordello te madhe ,ku te gjithe perdhunojne pavaresisht cfare e ka vella ,moter, vajze apo mvartese.
    Te gjithe jane kthyer ne kriminela, e hajdut,drogaxhinj.
    jane mbushur burgjet kudo neper bote me shqiptare,ne Shqiperi amnisto nje pal dhe fut palen tjeter.
    po te kete drejtesi,ne kete vend nuk do mjaftojne as tunelet e enverit qe ti futesh te gjithe keta kriminel dhe hajdut qe nuk duan tja dine per ligjin.
    kjo eshte dhjerokracia berishiane,qe ju zgjidhi zinxhirin dhe u tha ,jetoni si te doni se une do mendoj per familjen time qe tja kaloj bllokmeneve.

  3. preshevali says:

    Ndoshta boutique quhet ashtu,
    apo ndoshta mendon se vetëm ne gjuhë te huaja duhet emmërtu.
    Rast i shemtuar si do qe te jetë, tentim përdhunimi apo shantazh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje