Blushi dhe përpjekja për të sulmuar PS-në për 21 janarin, e vë në një llogore me Berishën e PD

blushiIsh-deputeti i partisë socialistë Ben Blushi nuk ka dalë jashtë parashikimit edhe këtë herë duke sulmuar ish partinë e tij. Në intervistën e dhënë dje, kryetari i LIBRA-s, vendosi të sulmojë pikërisht përmes njërës nga ngjarjet më të errëta për shoqërinë shqiptare të viteve të fundit, siç është ajo e 21 janarit 2011, ku u vranë ditën për diell dhe me duar në xhepa 4 protestues të opozitës në mes të bulevardit, përballë kryeministrisë nga shteti i Berishës.

Por Blushi në përpjekjen e tij për të sulmuar PS-në, padashje ose jo, ngatërroi partinë e cila strehon në radhët e saj të akuzuarit kryesorë të asaj dite.

Alfred Ahmetcenaj është personi ndaj të cilit ngriti akuzë Prokuroria, por që u shpall i pafajshëm nga gjykata tërësisht në dorë të Berishës. Ahmetcenaj, që aktualisht është kryetari i Partisë Demokratike në Mat dhe Klos, asokohe ishte Komandanti i Repartit të Njësisë Speciale dhe eprori i drejtpërdrejtë i Agim Llupos, të shpallur fajtor nga gjykata. Pra Ahmetcenaj drejtonte në mënyrë të drejtëpërdrejtë atë njësi speciale që quhej “grupi i zjarrit” shkruan “lexo.al”.

Ndërsa kreu i LIBRA-s nuk merret me këtë pjesë, me këtë histori të errët që ka prodhuar gjithnjë PD sa herë ka bërë krime, duke strehuar kriminelët në gjirin e saj për t’ju dhënë mbrojtje politike. Të cilët nuk janë në “radarin” e ish-deputetit të dalë me votat e PS, që tashmë sulmon fort partinë që i dha mandatin. Prandaj Blushi nuk surprizoi, madje as nuk na zhgënjeu as këtë herë duke ngatërruar “me dashje” dhe përkatësinë partiake të fajtoreve të 21 janarit.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...