Braçe debat me Boden: Mos hajde i dehur në Komision!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

BOde-BraceDiskutimet për shpërblimet e paketës së solidaritetit që përmbante akti normativ i 2016, u shoqëruan me debate mes kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, dhe deputetit të opozitës, Ridvan Bode.

Deputeti i opozitës, Ridvan Bode, e cilësoi paketën e solidaritetit aspirinë elektorale. “Ajo që shikohet në aktin e buxhetit është se nuk kemi të bëjmë me një rritje të të ardhurave, përkundrazi deficiti që është krijuar është dyfish më i lartë se solidariteti i qeverisë dhe kjo madhësia e solidaritetit rezulton në një aspirinë elektorale”, u shpreh Bode.

Deklaratës së deputetit të opozitës iu përgjigj kreu i Komisionit, Erjon Braçe, raporton “Panorama”. “Në vitin 2009 ke paguar vetëm 1.4 miliardë lekë shpërblime, në vitin 2010 ke dhënë zero lekë, në vitin 2011 ke dhënë zero lekë dhe në vitin 2012 ke dhënë vetëm 1.1 miliardë lekë shpërblime.

Me të dhëna thesari, zoti Bode. Nga 2009 deri në 2013 ke dhënë vetëm dy vite shpërblime dhe ke dhënë një vit 20 mijë lekë dhe një vit 25 mijë lekë të vjetra”, u shpreh Braçe.

Bode i cilësoi të pavërteta shifrat për shpërblimet e kaluara. Më pas, kryetari i Komisionit iu përgjigj: “Atë termin gënjeshtar merre mbrapsht, bëje lëng rakie dhe pije që të vish esëll këtu. Zoti ministër, që të ndajmë këtu se kush është gënjeshtari, dua brenda ditës të dhënat e thesarit për fondet e shpërblimeve që janë lëvruar nga viti 2009 deri në vitin 2013”.

Deputeti Bode iu përgjigj: “Unë jam gjithmonë esëll, ti je i dehur. Se kush gënjen dhe llafos si i dehur këtu, le ta vlerësojnë qytetarët”. Ndërsa përgjigjes së deputetit të opozitës, kryetari i Komisionit iu përgjigj: “Unë për fat të mirë nuk pi, dhe e di pse nuk pi, që të jem korrekt me numrat.

Ti je një gënjeshtar dhe ja ku po ta them se ke dhënë vetëm 2.5 miliardë lekë shpërblime në 4 vjet”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Braçe debat me Boden: Mos hajde i dehur në Komision!”

  1. Albanistan em i dashtun says:

    Ne komision Brace Kopace eshte esell se keshtu ja vjeth me mire xhepat popullit.

    1. Bulldog says:

      Ooooo Chiwawa!

    2. Bode kurva says:

      Bode ky hajdut pacavure bullgar kurve

  2. toni says:

    tani i erdhi zeri ketij bodes sa ishte minister nuk dha as kontributin me minimal per te sjell ndonje permiresim ne ekonomi

    1. besi says:

      si gjithmone PD me shume llafe sesa pune

  3. XXX says:

    A ju qifsha ropt ju as per roje bastoni sboni ju qifsha fisin. ju lumt bytha kur ne shqiperi jan ngrejt kembet e i bien kokes. pis milet.

  4. Drejtesia says:

    O brace a i ke te dhenat me leter nxirri qe te dime se kush genjen. Po e sigurt qe bode genjej dhe populli ska marre asnje shperblim. Te gjith te dhenat jane te faktuara . Tregoni te dhenat me leter.

  5. Drejtesia says:

    O brace a i ke te dhenat me leter nxirri qe te dime se kush genjen. Po e sigurt qe bode genjej dhe populli ska marre asnje shperblim. Te gjith te dhenat jane te faktuara . Tregoni te dhenat me leter.

  6. Drejtesia says:

    O brace a i ke te dhenat me leter nxirri qe te dime se kush genjen. Po e sigurt qe bode genjej dhe populli ska marre asnje shperblim. Te gjith te dhenat jane te faktuara . Tregoni te dhenat me leter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *