Ceremonia e Trump/ Mediu bën gafën e radhës, publikon “ftesën” që në fakt është biletë. Sa kushtoi ajo?

Basha-MediuCeremonia e Trump dhe ngutja e politikanëve nga Tirana për të marrë pjesë në të u bë tema e ditës në mediat tona.

Arsyeja ishte e thjeshtë: Politikanët tanë nuk ishin ftuar, sepse protokolli amrikan e saktëson se ftesë kanë vetëm ambasadorët e emëruar në SHBA.

Pjesa tjetër, shkuan me bileta të blera ose të “dhuruara” nga lobet që poashtu paguhen nga partitë në Shqipëri.

I tillë ishte edhe rasti i Bashës e Mediut, të cilët shkuan dhe thanë se ishin ftuar nga një senator. Lexo.al insistoi duke publikuar dokumenta të DASH, dhe duke kërkuar foto të ftesës që ata ngulnin këmbë që kanë marrë ng SHBA.

Pasi u përgjigj për vete dhe për Bashën duke thënë se ishin ftuar nga një senator, ne i kërkuam sërish mediut ftesën që ta publikonim.

Dhe Mediu e bëri dje. Publikoi disa foto duke thënë “ja ku e keni dhe ftesën”.

Por, kjo në fakt ishte edhe gafa e Mediut, i cili konfirmoi në fakt se nuk kishte asnjë ftesë, por kishte një biletë, të cilën siç thamë ose e ka blerë ose e ka marrë nga lobet në SHBA që natyrisht paguhen nga partitë në Tiranë.

Mediu, që foli në emër të tij dhe të Bashës, ka harruar se në biletë shkruhet që është BILETË (ticket) dhe jo ftesë, siç shihet edhe në foton e mëposhtme qarkuar me të kuqe. Njëlloj si dhe bileta e deputetit Eduart Ndocaj, të cilën mediat e bënë publike që ishte biletë (ticket, siç shkruhet në qarkimin e bërë më poshtë)

Tani Mediu e Basha duhet të thonë si e morën biletën? E blenë, apo jua dha Podesta që Basha paguante kur ishte në qeveri me miliona dollarë? Ne po presim përgjigje, siç kemi bërë këto ditë ku Mediu na është përgjigjur në Facebook.

a1

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Ceremonia e Trump/ Mediu bën gafën e radhës, publikon “ftesën” që në fakt është biletë. Sa kushtoi ajo?”

  1. elona says:

    e tmerrshme, keto mire qe s’dine anglisht, por s’kane asnje ne staf qe te kujdeset per k*rlliuqet qe postojne para se te vetefelliqen.Akoma ky muhabeti ftesave????Ajo u sqaruar fare mire vetem ambasadoret em bashkeshortet.Keta vazhdonin me foto ne fb edhe pasi u doli boja:te ftuar ne ceromonine….te ftuarit e leshit.Ky, lulka bq, blend bixhozciu dhe xhuxhi bushati lane koqen e namit me foto neper fb.Sa idiopta duhet tu dukemi neve ketyre more amani?

  2. Tony says:

    Sa te trashe, dhe ai popull pret nga keta funderrina. Mendojne se nuk ka njeri ne usa qe ta dije se si jane rregullat.

  3. ceni says:

    Kesaj i thone FTESE PA EMER…

  4. Feel tani e shan ameriken. Tashti lepijnbythen qeverise se re. Kujtojn se pjesmarrja ne ceremonin e presidentit do ti shpetoj. Mos mendoni se do vij Trump tju sjell ne pushtet. Harrojeni o jargaxhinj

  5. Deri tani e shan ameriken. Tashti lepijnbythen qeverise se re. Kujtojn se pjesmarrja ne ceremonin e presidentit do ti shpetoj. Mos mendoni se do vij Trump tju sjell ne pushtet. Harrojeni o jargaxhinj

  6. Kellira says:

    As për dasma nuk ka ftesa pa emër…

  7. KOZi says:

    Ok por bileta mund te jepet dhurate . Ose te ftoi dhe pregatis bileten. Pastaj perse nje e dy Basha,Mediu po ato te socialistes dhe lsi perse nuk i pyesni ???!!!

  8. Nacionalist says:

    Po e ka “blere” 80 000 $ dhe do bej edhe nje foto me Trump!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *