Deputeti socialist shpërthen ndaj Greqisë: Shtet racist, ne kemi dhjetra flamuj grekë në Shqipëri dhe s’i heqim

24 Janar 2017, 11:57Politika TEMA

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panajotis Kamenos reagoi ashpër në lidhje me çështjen e disa ushtarëve me origjinë shqiptare, të cilët bënë simbolin e shqiponjës.

Kamenos paralajmëroi se do ketë një hetim dhe ndëshkim të ashpër ligjor, që parashikon burg deri në pesë vite.

“Ngjarje të tilla nuk do tolerohen në Forcat e Armatosura,” tha Kamenos.

Kush nuk ndjehet grek, të shkojë në atdheun e tij,” tha Kamenos.

Ai shtoi se ka një plan të gjerë për të ngjallur nacionalizmin shqiptar, duke theksuar se pjesë e këtij plani janë edhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për çamët.

Kamenos tha se do ketë dënime më të rënda për rekrutët që shfaqin të tilla sjellje.

Ministri u ankua se shumë shqiptarë kanë marrë masivisht nënshtetësinë greke, pa iu nënshtruar kontrolleve efektive.

Sipas tij, kjo është bërë për qëllime elektorale.

Por ndaj tij ka reaguar deputeti socialist, Piro Lutaj.

Është e disata herë radhazi, që shteti racist grek ndërmerr masa të tilla ekstreme ndaj shtetasve të vet, duke mos iu respektuar liritë themelore të parashikuara jo vetëm në konventat europiane e ndërkombëtare, por edhe në legjislacionin e brendshëm të tyre.

Bërja e simbolit të shqiponjës nga rekrutët me origjinë shqiptare, nuk kishte asnje arsye qe të konsiderohej e rrezikshme nga autoritetet greke te Ministrisë së Mbrojtjes.

Është njëlloj sikur autoritetet shqiptare të merrnin masa ndaj dhjetëra flamujve grekë, të cilët janë vendosur kudo nëpër banesa të shtetasve shqiptarë, kryesisht në jug të vendit.

Megjithatë ky lloj presioni që vjen nga ministri grek i mbrojtjes, është i përsëritur dhe i ulët, e për më tepër ndaj një fqinji dhe homologu anëtar i NATO-s.

E kuptoj pozitën e vështirë politike të Panos Kamenos, i cili ndodhet në pikiatë elektorale, por kjo nuk e motivon atë në përdorimin e gjesteve të tillë në dëm të reciprocitetit mes dy fqinjve për të realizuar qëllimet e tij personale. Shpresojmë për një zgjidhje diplomatike me qeverinë greke të këtij problemi, dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen”, shprehet deputeti socialist.

27 komente në “Deputeti socialist shpërthen ndaj Greqisë: Shtet racist, ne kemi dhjetra flamuj grekë në Shqipëri dhe s’i heqim”

  1. Pelasgian says:

    Leri pordhet e FB se nuk i hyn ne pune askujt . Kerkoni te zgjohet nga gjumi ambasadori dhe ministri i jashtem.

    Meqe ra fjala , me shoferat e ministrise si vajti Puna , Jan akoma Brenda?

    Neve mire na e bejne se ne ktej s’kemi shtet e ktej hapemi bythesh.

    1. qipro says:

      fiks fare komenti pelasgian…shkurt dhe paster

    2. Celo Mezani says:

      Shoferat e Ministrise nuk hyne asnjehere brenda. U ndaluan dhe u cuan ne polici diten qe u kapen me libra, por pas 1 dite i lane te iknin ne Shqiperi. Gjykohen ne gjendje te lire. Ky eshte nga ato rastet qe shteti yne e beri detyren.

    3. mirel says:

      Shume dakort me ty. Deri tani nuk kemi pare asnje lloj reagimi zyrtar te qeverise.

  2. nje i ikur nga parajsa shqiptare ! says:

    te lumte.

  3. true says:

    Bravo Piro !
    Duhet te reagojne dhe politikan te tjere per kete ceshtje.

  4. Andreas says:

    Pirro mos ik ne drejtim te drites! Ktheu mes nesh!
    Lajmerojeni Pirron qe flamujt greke ne shqiperi, jo vetem i grisin e i djegin rregullisht po edhe i filmojne e i postojne si akte trimerie.
    I thoni edhe qe ne vendet normale, ushtria eshte diçka serioze se ndoshtsa eshte mesuar me ushtaret me pushke druri Pirrua.

    1. qipro says:

      e ka fjalen per shtetin o andreas zgjohu

    2. albaniafirst says:

      Andreas, ato “pushket e drurit” ju sollen juve bukeshkaleve te Greqise lirine, se po te ishte per trima si puna juaj, akoma do ishit nen Erdoganin. Juve jeni nga ata, qe ne ne Shqiperi I quajme “trima mbas ferres”. Kur keni provuar te beheni burra dhe te perballeni balle per balle me shqipot, ja keni mbathur nga syte kembet. Ju beheni trima me pleqte, grate dhe kalamajte. Thoni shyqyr qe ai vulehumburi I Gjirokastres dhe sidomos ai “i cmenduri” i Tepelenes qe vrau gjoja veten kane vdekur me kohe e me vakt, se po te ishin gjalle nuk do ja mbante bitha atij koklopes se Greqise as ta hapte goje se ja ndukte xhaxhi gjuhen menjehere.
      He te keqen xhaxhi, shko e ha ndonje pjate supe veresie andej nga Omonia se eshte fundi I muajit dhe te kane mbaruar evrot qe te dhane per vitin e ri.

  5. eda says:

    Flamuj greke ke sa te duash Andrea dhe ne jemi pa medyshje shume popull tolerant. Meqe ti po thua te kunderten per flamujt, pra ne i paskemi djegur, une po te sfidoj dhe po te them :Po muzike dhe kercime greke degjohen dhe kercehen ne Shqiperi pa kurrfare prapamendimi?
    Mu pergjigj sinqerisht , se realitetin e dine te gjithe, nderkohe qe per muzike shqiptare ne Greqi eshte vrare tjetri se per valvitje flamuri as qe behet fjale qe ta mendosh pa le ta valvitesh.

    1. Andreas says:

      Eda te pershendes me kengen “Giftopoula sto Xamam”! ?

  6. Arif says:

    Nëse ata djem dënohen çështja të çohet në Strasburg, që ta shohin veten prej andej se çfarë racizmi primitiv kanë në zemër politikanët grekë dhe drejtësia greke.

  7. Kellira says:

    Lerini keto pordhe patriotike. Ata shqiptaret qe bejne ushtri ne Greqi jane larguar se ca “patriote” si ty po i vidhni cdo gje Shqiperise.

  8. Klimax says:

    Ne radhe te pare, mos harro more Piro (me nje R) se keta djem kan veshur uniformen e ushtrise greke dhe pergatiteshin per tu betuar se do te mbronin edhe duke sakrifikuar jeten per Atdheun e tyre te ri, per interesat e Greqise, per flamurin e saj dhe per qytetaret e atij vendi!
    Ne radhe te dyte, mos harro more Piro (me nje R) se nje futbollist serb qe ngriti simbolin e tre gishtave ne nje ndeshje te kampionatit te futbollit ne Shqiperi (sigurisht jo serb qe kishte kerkuar dhe i ishte dhene nenshtetesia shqiptare dhe aq me keq, jo pasi kishte perfituar nenshtetesine shqiptare dhe as i veshur me uniformen ushtarake te Republikes se Shqiperise per mbrojtjen e ketij vendi), “patriotet” ju versulen si kanibaler ……
    Ne radhe te trete, mos harro more Piro (me nje R) se vetem pak dite me pare flamuri grek ne muret e nje shtepie te nje qytetari me kombesi dhe nenshtetesi greke ne Himare, u hoq ne mes te nates nga turmat “patriote” te ashtequajtur “Levizja per Shqiperine e Madhe” te Edi Rames dhe te aleances se tij came!
    Ne radhe te katert, mos harro more Piro (me nje R) se keta djem qe me deshiren e tyre kan pranuar te jene nenshtetas te Republikes se Greqise, jane te detyruar te zbatojne dhe ti nenshtrohen ligjeve te atij vendi!
    Ne radhe te peste, more Piro (me nje R) duke na luajtur rolin e “patriotit, harron se po i fut turinjte e tu ne punet e brendshme, ne ligjshmerine dhe kushtetuten e nje vendi tjeter! Apo mos valle e ke fuqine per te “ndryshuar” ligjet e drejtesise greke ne “mbrojtje” te qytetareve greke nga “tirrania”? Por, kur ti nuk e ke as me dy R emrin tend, ashtu si dhe origjinali, Pirro i Ipirit, atehere c’kerkon more derdimen??!!
    Nuk shikoni me mire halene tuaj more Piro (me nje R)! Hajde!

    1. albaniafirst says:

      Klimax (me nje K), se pari mos harro se keta djem vertet kane veshur uniformen e ushtrise greke, qe me sa di une eshte aleate e asaj shqiptare, por keta djem, ne ndryshim me zoterine tende, nuk e harrojne origjinen e tyre shqiptare. Nuk besoj se ndonjeri nga ata do te pranonte te sherbente ne ushtri ne se ajo nuk do ishte e detyrueshme, jo vetem kur sherbimi duhet bere ne ushtrine greke, por edhe ate shqiptare. Rinia asnjehere nuk ka deshire ti nenshtrohet disiplines ushtarake qe eshte aq e rrepte; sidomos kjo rinia e sotme qe ne krahasim me ne, eshte rritur “ne pupla”.
      Klimax (me nje K), se dyti, shenja me tre gishta e serbeve eshte nje symbol I perdorur kunder shqiptareve, kroateve dhe boshnjakeve si shenje fitoreje (victory). Me qe ra fjala, serbet e kane tradite qe te festojne “fitoret” e humbura. Ne se fitore e serbeve jane p.sh. vrasja e pleqve, plakave, femijeve apo grave te pambrojtura, atehere kjo shenje me tre gishta per ne perben fyerje per kujtimin e atyre te pafajshmeve qe u vrane e u dhunuan prej barbarize serbe. Ne ndryshim nga kjo shenje zoti Klimax (me nje K), shqiponja ka qene simboli yne kombetar qe nuk fyen kerkend. Ne shqiptaret kurre ne historine tone nuk kemi pushtuar apo sulmuar te tjeret duke bere krime, duke persekutuar popujt e tjere fqinje. E di se do me kujtosh camet, por nuk ishte e gjithe popullsia came ajo qe bashkepunoi me pushtuesit. Ishte nje pakice qe ju bashkua kolaboracionisteve greke ne sherbim te pushtuesve gjermane.
      Se treti, Klimax (me nje K), nje zonje ketu permend kenget greke qe kendohen kudo neper Shqiperi, pa asnje paragjykim. Ne se zotrote pergjitheson nje apo dy individe qe padrejtesisht heqin flamurin grek nga prona private e nje te ashtuquajturi “grek” ne Himare, do te te kujtoja se ka me dhjetera te tjere flamuj greke qe ju te vetequajturit “greke” I mbani cdo dite varur ne balkonet e shtepive apo ne xhamat e veturave dhe anje polic nuk troket ne dyert tuaja apo ju ndalon ne rruge dhe ca me keq tu fuse ne burg sic ndodh random me shqiptaret ne Greqi.
      Se katerti, Klimax (me nje K), zotrote a nuk je I detyruar qe ti zbatosh ligjet e vendit ku jeton, Shqiperise, apo me sa duket “si grek” qe te duket vetja je permbi ligjet tona.
      Se pesti, Klimax (me nje K), kush te ka bere ty avokat te kushtetutes greke, apo si “patriot grek” qe e ke cilesuar veten, e ke kete te drejte automatikisht.
      Se gjashti, pse ti Klimax (me nje K) nuk shikon halene tende, qe per hir te se vertetes eshte zhutur ne mut, por shikon ato te te tjereve. Apo e ke marre zakonin nga prifti I fshatit qe te thote bej si te them une, por mos bej si bej une!

  9. Grekofagosi says:

    Sa bukur e tha;Kush nuk ndihet Grek te kthehet ne atdheun e tij!Me te drejte edhe ne do te duhet te kerkojme te njejten gje:
    Kush nuk ndihet Shqiptar te kthehet ne atdheun e tij !!!
    Sa me pare!

    1. Patrioti says:

      Lere vlla se s’del llogaria: jemi 1 milione shqiptare ne Greqi, kurse ne Shqiperi e shumta te jene 20.000 voriopirote.Me mire te rrime te gjithe aty ku jemi them une.

  10. Futja kot says:

    Mire gazetaret qe ja do profesioni te shesin lajme qe bejne buje, mire ne te papunet qe kalojme kohen duke bere komente neper gazeta, po keta politikanet,njeri minister e tjetri deputet, s’kane ndonje pune me te rendesishme po merren me budallalleqe? Prandaj marrin gjithe ato leke te merren me kalamaj apo te zgjidhin ndonje hall te popullit qe i votoi? Turp per nivelin e politikaneve ne te dyja vendet.

  11. Altin says:

    O deputet pisqolle…flasim per disipline gjate sherbimit ushtarak jo per sjellje ne rruge jashte kornizave. Nuk eshte denuar asnjeri per simbolin e shqiponjes kur e ben ku te doje…por jo gjate sherbimit ushtarak dhe brenda ne garnizon. Ne cdo vend te botes ndalohen kesisoj veprimesh. Nqs nje rast i ngjashem do behej ne radhet e ushtrise tone do ti kishit ekzekutuar ata qe do ta kryenin….

    1. Tani says:

      @Altin Nje rast i ngjashem ndodhi me ushterat shqiptare ne ushtrine Zviceriane dhe atyre nuk ju fut nje gjemb ne kembe. Ushtaret mund te marrin nje fotografi ne kohen e pushimit dhe kjo nuk thyen asnje rregull apo disipline te ushtrise. Disa te rinj me origjine nga i njejti vend qe po sherbejne me devotshmeri dhe mund te humbasin edhe jeten per Greqine, nese ata perfshihen ne ndonje lufte te mundeshme, kane bere simbolin e flamurit shqiptar. Shenje e nje vendi partner te NATO-s. Kjo nuk eshte shenje e ndonje irredentizmi apo ndonje shenje lufte ndaj Greqise. Shqiperia kurre nuk e ka sulmuar apo pushtuar Greqine. Perkundrazi ushtaret greke kane hyre ne territorin shqiptar gjate luftes se dyte boterore dhe ne vitet e hershme te pas clirimit. Shqiperia kurre nuk ka sulmuar Greqine. Nderkohe ne stadiumet greke shihen shenja si ‘Kosova eshte Serbi’, qe jane qartesisht irredentiste, dhe qeveri greke nuk ndermerr asnje veprim kunder tyre. Pra, eshte e qarte qe shteti fqinj mbeshtet cdo veprim anti-shqiptar dhe ke nje veprimtari aktive irredentiste (per vorio-epirin) dhe sheh me armiqesi shenjen e shqiponjes ne flamurin e shtetit partner. Greqia eshte vendi i NATO-s qe i eshte besuar survejimi i hapesires ajrore te Shqiperise. Vendi yne duhet te kerkoje nga NATO- urgjentish heqjen e Greqise si garantuese e hapesires sone ajrore. Ky vend po tregon qe nuk mund ti besohet kjo detyre sepse ata e shohin Shqiperine si armike dhe jo nje vend fqinj mik.

  12. Lpl. says:

    Keta jane nenshtetas Grek dhe jane te detyruar ti pergjigjen mobilizimit ushtarak Grek i cili eshte sherbim i detyruar per te gjithe nenshtetasit Grek Rregulli disiplina besnikria dhe dhenja jetes jane kusht per nje ushtarak ne mbrojtje te vendit te tyre dhe me gjere .Ky deputet eshte qesharak sepse ky e di si funksjonon ushtria dhe rregullin e saj kur ben betimin para simboleve dhe kombit tend te ri , ku edhe propaganda eshte nje mjet i fuqishem qe perdoret ne ushtri si pjese e disiplines ushtarake .Une si ish ushtarak jam qe keta nenshtetas Greke te disiplinohen ne baze te rregullave te tyre , dhe te rehabilitohen qe ta kryejne me devotshmeri detyren qe ju edhte ngarkuar .

  13. kombi says:

    Hiqini te gjith flamujt e tyre ,mos u beni tolerant me mosmirnjohesit.

  14. maximus says:

    jam orthodox vete, por popull me te ndyre se greku, s’mund te gjesh ne bote, padyshim ,jo te gjithe. e ç’fare provokimi eshte te besh shqiponjen dhe ta publikosh ate ne mediat sociale. me plot flale dhe kjo ma bind akoma me shume se keta qe e quajne sot veten e tyre greker, s’kane asnje lidhje me grekerit e lashte, keta jane te ardhur te gjithe ne ate toke. shumica e tyre jane perse dhe arabe

  15. Mallakastra says:

    Bravo deputeti i Mallakastres heroike ja keshtu te duam. BRAVO

  16. xxx says:

    Qka ka lidhje shqipja dykrenare me shqiptaret,une po ju them SEN,aj eshte simbol i shteteve ortodoxe si rusija srbija crna gora,greqija e tj,flamuri shqiptar eshte me hene dhe diell,sepse shqiptaret ishin pagan,kjo shqipja paraqet ndamjet e fese mes ortodoxve dhe katolikve,dihet fort mire qe pas okupimit te Bizanteve te ketyre trojeve qdo fe ishte e ndaluar perpos ortodoxise,kush e ka lexu apo e ka ne dore Dushanov zakonik,apo kanuni Car dushanit e din mire se aty kjart shkruan,flamuri i pare ne Europ paraqitet mbas revolucionit Franqez,ku fillojn dhe te formohen shtetet,kurse gjermanija tek ne vitin 1870 behet me flamur.

  17. Epo kjo pune! says:

    or deputet ne fund sikur u pengove me duket. Te zgjidhesh kete problem! Po e zgjidhe kete atehere zgjidhni dhe ato flamuret e greqires qe thua se valviten ne jug. Reciprocitet o mik. Apo ushtaret te mos bejne me keto gjera dhe flamujt te te valvisin! Le qe ushtaret jane shqiptare dhe bravo u qofte se ne token e tyre jane, se greqira nje Athine ka qene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje