Fatos Klosi: Basha e Berisha po tentojnë të përfitojnë nga fitorja e Trump. SHBA nuk i ndihmon të marrin pushtetin, synimi i tyre “drejtësia”

fatos-klosiShtetet e Bashkuara të Amerikës, me strategjinë e tyre politike, kanë ndikim dhe fuqi të madhe në të gjithë botën. Pas fitores së Donald Trump si president i ri i SHBA, u pa se kupola e Partisë Demokratike u orientua menjëherë ndaj liderit të ri amerikan, duke i dhënë mbështetje dhe duke i bërë elozhe me anë të deklaratave të tyre.

Dyshja Berisha-Basha mendojnë se afrimi me administratën e Trump do t’i ndihmojë për të përfituar meqenëse janë përpara edhe zgjedhjet parlamentare të 2017. Pas afrimit të kupolës së PD me Trump ka reaguar ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, për “Sot”, i cili mendon se Berisha dhe Basha po tentojnë të përfitojnë nga Presidenti i ri amerikan.

Klosi deklaron se SHBA nuk e ndihmon dot Bashën të marrë pushtetin, pasi synimi i tyre është vetëm reforma në drejtësi. Ai e quan karagjozllëk veprimet e liderëve të PD, ndërsa tha se SHBA e kanë ndihmuar PD vetëm kur u ndërrua sistemi komunist.

“Politikanët tanë duan të hiqen si miqtë e Presidentit të ri amerikan, por unë të siguroj se ai nuk ua di as emrin. Ky është karagjozllëk i liderëve shqiptarë. Trump nuk ka qenë në strukturën e Partisë Republikane. Ai erdhi në këtë post me punën e tij, e pëlqejnë apo jo është tjetër gjë.

Basha dhe Berisha po hiqen si të afërt me të, me shpresën se mund të përfitojnë siç e kanë gjithmonë udhëheqësit shqiptarë, duke sajuar ftesa, vizita dhe lloj-lloj marifetesh për të treguar që janë miq të Amerikës, akoma dhe më shumë të pushtetarëve amerikanë”, u shpreh Klosi.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, thotë se Lulzim Bashën e gënjen mendja se do të vijë në pushtet me ndihmën e amerikanëve, pasi Donald Trump nuk i di as emrin. Fatos Klosi shprehet se SHBA i intereson reforma në drejtësi dhe një qeveri që e do populli shqiptar.

Ai tha se SHBA nuk do probleme nga Shqipëria siç ishte 21 Janari, ndërsa për synimet e Bashës as që u shkon në mendje amerikanëve. “Lulzim Bashën mund ta gënjejë mendja, se nuk ka çfarë t’i bëjë administrata e Trump për ta sjellë në pushtet. As kanë ndërmend ta ndihmojnë.

Tani kanë ndryshuar kohët, duhet të jetë një njeri që pëlqehet nga populli, që e do popullin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë presin nga Shqipëria që ta ndihmojnë, por presin që Shqipëria mos t’u hapë punë. qeveria Berisha e ka futur në siklet SHBA me 21 janarin.

Kur populli nuk e do qeverinë, të gjithë aleatët futen në siklet. Misioni i tyre është që të jetë një qeveri që e do populli shqiptar. SHBA po kërkon rregulla me reformën në drejtësi, edhe kur kanë ndërhyrë në proceset zgjedhore gjithmonë kanë kërkuar rregulla. SHBA-të, PD e kanë mbështetur vetëm kur ndryshoi sistemi komunist, me idenë se do të vinte një frymë demokratike”, tha ish-kreu i spiunazhit shqiptar, Fatos Klosi.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Fatos Klosi: Basha e Berisha po tentojnë të përfitojnë nga fitorja e Trump. SHBA nuk i ndihmon të marrin pushtetin, synimi i tyre “drejtësia””

  1. kanina says:

    Ti je nje zhele qe nuk e ke shokun o Fatos leshi, qe nuk te pjerdh njeri kur ha mut…

  2. Ilir says:

    Se c`lidhje ka Trumpi me Bashen, vetem Xhelal Mziu dhe Albina Deda mund ta kuptojne, se per nje njeri me inteligjence normale eshte si te ngaterrosh k*** me dollarin.

  3. LORA says:

    Ja kaq e thjeshte eshte ;big like prof.Klosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *