Henri Çili: Pse mbështeta Berishën në 2013-n, pse sot jam me Ramën dhe pse Basha është “me duar të zëna” me idiotët punistë në PD

24 Janar 2017, 10:15Blog TEMA

Henri Çili i është rikthyer sot sërish debatit mbi lirinë e medias.

Ndërsa sqaron se gazeta e tij nuk ka ndryshuar asnjëherë linjë editoriale, pasi sipas tij, linja e saj janë idetë liberale, ai sqaron edhe pse sot mbështet Ramën, ndërkohë që në 2013-n mbështeste Berishën.

Çili ndërkohë kritikon Bashën, se nuk di se çfarë po bën.

 Ja një fragment nga shkrimi i gjatë i Çilit:

Kjo sigurisht është një botë ideale idesh. Kjo do të ishte “Shqipëria ime liberale”, sikur në krye të saj të qeverisë me një mazhorancë absolute apo mazhorancë të cilësuar Partia Liberale, që të mund të bënte gjithë ato reforma, të thjeshtonte shtetin, të ulte taksat, të fuste kapitalizmin në fshat, të siguronte lirinë ekonomike, të siguronte liberalizmin e sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë, të garantonte garën kudo. Por kjo nuk është e mundur. Prandaj “Utopia liberale” mbetet e bukur dhe mbetet një objektiv dhe një vlerë për të cilën ia vlen e duhet luftuar vazhdimisht. Tregu politik ka koniunkturën e vet, ngjarjet ndërkombëtare kanë impaktin e tyre. Jemi në një situatë ku aktorët, liderët, ekipet janë këta që janë.

Partia Demokratike, partia e qendrës së djathtë dhe lideri i saj premtues,  Lulzim Basha, “janë me duart të zëna”,  me reformën brenda partiake apo me çështje të tjera që ata i shohim më të rëndësishme sipas koniunkturës së vet. Në përpjekje për të grumbulluar mbështetje opozitare,  ata shpesh përqafojnë kauzën  e parë që del në bulevard, mjafton të jetë kundër qeverisë, pa pasur parasysh cila është pseja,  ideja, origjina. Lulzim Basha bie shpesh në idiotësinë dhe influencën e punistëve dhe lloj-lloj filozofi të së shkuarës apo sharlatani,  ziliqari dhe hajvani, i cili ka diçka për të thënë në jetën publike. E mirëkuptoj dhe besoj se kjo është momentale sepse në të vërtetë kjo që po ndodh është filozofia dhe formimi i tij ekselent perëndimor. Një lideri  të ri, dyzet e pak vjeçar, në përpjekje për të ndërtuar profilin e tij, ndoshta i falen të tilla shkarje nga ndërtimi i alternativës së  qendrës së djathtë absolutisht të besueshme, koherente dhe brenda frymës së qendrës së djathtë  për të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj nuk e kam parë me shqetësim, madje e shoh në kohë Lulzim Bashën të vazhdojë të bëjë gabime e ndërkohë të merret me rritjen e  profilit të tij politik, kur Partia Demokratike premton prishje biznesesh,  premton prishje kontratash të ligjshme të firmave aktuale, sulmon botues apo flet për uljen e çmimit të  biletave të autobusëve, flet për kauza të parëndësishme, me qarkullimin e fugonëve apo gjëra të tjera jo esenciale. Për më tepër kur këto janë tepër kundërthënëse;  premton subvencionet pafundme dhe ndërhyrje të tjera në kontradiktë absolute  me taksën e sheshtë 9  % që ai propozon. Gjithë kjo politikë kejnesiane dhe ndërhyrëse atipike për një politikë të djathtë që Basha propozon është eklektike me frymën e partisë së djathtë dhe në kundërshtim me taksën  9%,  e cila në fakt duhet përshëndetur dhe MAPO e ka bërë.

Në krahun tjetër kemi një kryeministër, i cili me gjithë problemet shumë të mëdha që ka në qeverisjen e tij, në këta 3 vjet e gjysmë ka manifestuar një braktisje neto të ideve populiste të  fushatës së  2013–ës, të cilat i  kemi debatuar dhe kritikuar  publikisht dhe kam dhënë një shpjegim subjektiv te libri  “Kundër-Reformë” në shtator 2013. Rama e ka braktisur esencialisht populizmin me të cilin erdhi në pushtet dhe kjo është gjë e mirë. Është nga ato inkoherenca idesh që duhen ndëshkuar e nuk duhen paditur moralisht. Kjo nuk e bën atë mashtrues, por  një lider racional. Sipas meje të braktisësh një ide të keqe, një ide arkaikë si socialdemokracia e vjetër,  je gjithmonë në kohën e duhur. Më mirë vonë sesa kurrë! Sigurisht që Rama,  është kujdesur gjithmonë brenda filozofisë se vet politike dhe partisë që përfaqëson të zgjedhë versionin më të mirë të së majtës; Rrugën e Tretë dhe t’i japë fund socializmit klasik. Dhe mirë ka bërë kryeministri se socializmi është kudo në këtë vend……Është në kokën e analistëve, mercenarëve, filozofëve të së vjetrës, të djemve të zemëruar të rrethit të parë të ish-bllokut, të komunistëve të vjetër e të rinj, që në një mënyrë a në një tjetër, fshehur pas kauzës së interesit publik, pa asnjë referencë personale apo pa moralitetin e duhur për ta mbrojtur këtë kauzë. Sepse gjithë vitin flasin dhe paguhen në institucione private, media private apo janë aksionerë të tyre, marrin honorare dhe shpërblime, janë në borde në institucione privatë dhe gjithë kohës flasin për publiken dhe vetë e për fëmijët e tyre përdorin spitale e shkolla private dhe punojnë në institucione private dhe gjithë ditën proklamojnë në mënyrë të rreme publiken.

Ka dhe një alternativë të tretë: Sali Berisha, ish-kryeministri dhe lideri historik i dhjetorit, por ai vetë nuk pranon të shqyrtohet si alternativë për qeverisjen e ardhshme të vendit, sepse siç e thotë ai vetë “mon depart est sans retour” – (ikja ime është pa kthim). Ai do të kishte përmbushur realisht një mandat të tretë, të fundit dhe gjithaq historik për disa punë që nisi e la përgjysmë,  nëse në zgjedhjet e vitit 2013 apo para tyre do të kishte ndërtuar një tjetër qasje apo të tjerë hapa. Këtë e kam patur absolutisht bindje dhe nuk i heq as edhe një presje atyre që kam shkruar dhe asaj linje editoriale që kemi mbrojtur si MAPO deri në zgjedhjet e 23 qershorit. Zgjedhësit vendosën ndryshe dhe Berisha pranoi përgjegjësinë. Unë kam bërë pjesë te humbësit moralë të 23 qershorit dhe jashtë kalkulimeve tinëzare, personalisht, unë dhe MAPO dhamë një “votë me karakter” në ato zgjedhje, edhe pse oportunizmi, parashikimet, analizat apo të dhënat thonin se do të kishim rrotacion në 23 qershor, sidomos pas ribashkimit të së majtës.

Pas 2013 kemi një tjetër panoramë dhe dinamikë. Skena ka ndryshuar, aktorët kanë ndryshuar ide dhe pozicione. Në këtë kuptim, parë nga këto rrethana, Edi Rama ka lidershipin, fuqinë e duhur politike dhe qartësinë për ta avancuar axhendën liberale në katër vitet  e ardhshme. Kështu ka rrjedhur arsyetimi i shprehur te editoriali im i fillimvitit 2016 “Që REFORMIZMI të mos dështojë në 2016 si në 1936!” apo ai në tetor “Cikli reformist i Ramës duhet të vazhdojë një mandat të dytë”. Ky dhe për asnjë interes tjetër konkret. Sepse siç e thashë, Universiteti Europian i Tiranës as merr tenderë, as ka partneritet publik-privat, as merr sheshe e leje ndërtimi, as merr fonde publike, por është organizatë tërësisht private që vepron në një treg me 25 operatorë privatë dhe 12 universitete shtetërore falas, që për më tepër kanë 90 për qind të tregut të edukimit. Edhe pse e ritheksoj kam respekt për të gjithë ata që ndjekin tregun e tenderëve publikë, në mënyrë të ndershme.

Duke arsyetuar në një moment të dhënë, duke menduar se Lulzim Basha është duke kaluar provën e strukturimit të lidershipit të tij, duke besuar se cikli reformues i alternativës së djathtë nga pikëpamja e burimeve njerëzore dhe programit është ende larg ofrimit të një alternative të besueshme për Shqipërinë, ose të paktën për idetë e mia, besoj se Edi Rama nëpërmjet aplikimit në shkallë të gjerë të Rrugës së Tretë, liberalizmit apo themelimit të shumë tregjeve, përfshirë edhe atyre të munguar të shëndetësisë dhe arsimit, rritjes së eficiencës së administratës publike  dhe uljes së shteti, thjeshtimit të taksave, drejt një sistemi më të thjeshtë duke ruajtur karakterin e tyre të majtë sipas ideologjisë, mund dhe do ishin një program dhe lider më i mirë për Shqipërinë e pas 18 qershorit.

Ky është qëndrimi ynë editorial. Është i hapur dhe i qartë. Druaj se shumica e kritikëve të mi, po qe se do të hiqnin mllefin, zilinë personale, patologjinë apo shumë gjëra të tjera për të cilat në  fakt as i kritikoj e as i paragjykoj, në të vërtetë do të arsyetonin po kështu. Po, Shqipëria ka nevojë për një axhendë reformuese, të përforcuar që nuk duhet të lëshohet, me gjithë kontekstin e vështirë ndërkombëtar  me rritjen e populizmit –  forcat e mëdha dhe serioze politike, nuk duhet  t’iu dorëzohen presioneve populiste. Shumë prej atyre që “skandalizohen” nga qëndrimi editorial i MAPO do të arsyetonin pikërisht kështu: në këto rrethana Edi Rama duhet dhe mund, mund dhe duhet ta çojë përpara axhendën reformuese përmes një mandati të dytë. Të mos humbim kohë! T’i bëjnë atij presion që të mos i bëjë lëshime punizmit, socialdemokracisë së vjetër apo presionit publik.

13 komente në “Henri Çili: Pse mbështeta Berishën në 2013-n, pse sot jam me Ramën dhe pse Basha është “me duar të zëna” me idiotët punistë në PD”

  1. ronny says:

    As te njoh as me intereson te te njoh kush si qysh je….po e ke thene sakte dhe qarte per cilindo krah. o

    Te lumte!!!

    1. posikur says:

      Ky eshte nje vemje, nje medioker qe harxhon kot oksigjenin.

  2. denis says:

    Jam shume ziliqar qe Çili ka lindur ne Labinot Mal dhe une kam lindur ne Shkoder. ?

    1. mirel says:

      ??
      Eshte me fat, s’ke ci ben

  3. Arber says:

    Sa te rroje Sali Berisha, Shqiperia kurre nuk do te gjeje qetesi!

  4. Brahoo says:

    O Cili,me qe je dhe “liberal” thuaj njehere te verteten se nuk u be qameti.

    Thuaj qe i kam mbeshtetur per pun lekesh….Qe te pakten te lexojme ndonjehere edhe nje te vertete.

  5. xhulio says:

    O cili, ti e ke kthyer UET ne nje fabrike prodhimi juristesh e ekonomistesh apo specaliste te maredhenjeve nderkombetare, produkte per tre fushat ku drejtimi i vendt calon me shume.Po te marrim mesataren e studenteve qe regjistrohen tek UET do te dale shume e ulet.Kuptohet c produkt perpunon ky universitet.Po fakti qe ai i pajis studentet me nje diplome ( bije poltikanesh apo biznesmenesh) ata me shkallen e njohjes zene postet me te rendesishme te administrates.Kjo shkakton vetem dhe vetem paralizen e puneve.Hajde shendet o Cili, partizani liberal i arsimit qe do te thote vdekja e tj.Ja ku e ke Italine.llogarit sa Universitete private ka dhe krahasoje me ne.S ke faj.Shfrytesove qeverine Berisha dhe ministrin e arsimit zooteknik(diplomuar per ushqyes kafshesh) dhe more licencen.Tani i lepihesh qeverise Rama per te mos ta hequr.Vazhdo dhe te lumte deri sa te ecen.Po mjere Shqiperia dhe arsimi me te tille monstra katundare te brezit te pare.

  6. fakti says:

    A pyetet kur.. pse shkon sa me njerin apo me tjetrin ?!!!

    Ndaj rri rehat Cili,askush nuk te pyet te gjithe e dime psene.

  7. Albi_I says:

    Cili mbront thjesht parate e tij qe i ka vene me ndihmen e pushtetit. Pra kur Cili thote se duhet mbeshtetur filan politikan atehere duhet rrezuar ai politikan sa me shpejt.

  8. mirel says:

    Di ky idiot te levroje teori te punizmit!?

  9. Muzapopullore says:

    Sa shume qe perpiqet budallai Naim Cili qe te ngelet …gomar. Kush e ka genjyer pash zotin kete kric qe liberalizmi eshte race gomeresh?

  10. Tirana says:

    Ne shume ide te Cilit jam dakort,edhe pse kete njeri nuk e simpatizoj. Por nje pyetje po i drejtoj Cilit . Perse e quan Sali Berishen liderin historik te dhjetorit ? Kur shkoji Sali berisha te studentet? A ishte ne ate kohe Sali berisha antar I PPSH ? Pse mos te quhet p.sh. Gramos Pashko, Prec Zogaj, Aleksander Meksi ? A nuk dualen keta ne nje kohe me saliun e perkundrazi ishin disa kohe para Saliut midis studenteve? Me sqaro ,pse duhet cilesuar Saliu lider i dhjetorit,apo pse lavderonte Ramiz Aline, apo se kur ra busti i Enverit bridhte me makinen e sugurimit te shtetit? Ky mund te quhet lideri i shkaterrimit te vlerave historike te Shqiperise ,sidomos i vlerave te luftrave qe ka zhvilluar populli yne kunder armiqeve. Cilen lufte ka quajtur te drejte Saliu? Vetem ate qe dergoi verioret kundra jugoreve,por edhe keta i bene glasen ,pasi e kupruan qellimin e tij. Ato veprime qe u bene u bene nga ca injorante,ata qe shisnin veten per 5000 leke nepr mitingje. Jo mor zotri,mos u bej edhe ti si ai ambasadori amerikan qe e quajti burre shteti edhe pse vrau njerez te pafajshem,edhe pse ka grabitur pasurine e popullit. E kete do ta vertetoj drejtesia ,pasi populli e ka vertetuar me kohe. Pres sqarimin zoti Cili . Pse e quan lider te dhjetorit?

  11. fredistl says:

    pa te lexuar i dime pse-te e tua ! Puna eshte qe te zgjohen “DELET” dhe Ligji te jete njesoj per te gjithe !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje