Hoxhaj: Korabi ishte zgjedhja ime e parë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ardit-HoxhajPasi u prezantua si blerja më e rëndësishme e Korabit në merkaton e Janarit, Ardit Hoxhaj prezantohet në mikrofonin e Supersport si futbollisti më i ri i skuadrës dibrane. Në drejtim të 22-vjecarit nga Vlora ka patur shumë oferta por Korabi ishte zgjedhja e parë e Hoxhajt dhe vetë sulmuesi është i kënaqur me transferimin te skuadra e Gerd Haxhiut.

Pas një sezoni shumë pozitiv te Bylis vitin e kaluar, Hoxhaj kaloi 6 muaj të vështirë te Skënderbeu, por tashmë për lojtarin nis një aventurë e re. 22-vjecari ka bindjen se te Korabi do të bëjë një tjetër hap cilësor për karrierën e tij.

Si një vlonjat që është, ëndrra e Hoxhajt është të rikthehet një ditë te Flamurtari, klubi tek i cili hodhi hapat e tij të parë në karrierë, edhe pse për momentin e vetmja gjë që dëshiron sulmuesi është të bëjë mirë me Korabin.

Në pjesën e dytë të sezonit objektivi i Hoxhajt është të realizojë sa më shumë gola për Korabin, por në të njëjtën kohë që këto finalizime ti japin pikë skuadrës dibrane për tiu larguar fundit të renditjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *