Llogaritë: Nëse Ilir Meta del në zgjedhje më vete, LSI do të humbiste 6 deputetë?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rama MetaNë bazë të votës së 2013-s, nëse LSI do dilte e vetme me një koalicion pa PS-në, do të humbiste 5 deri në 6 mandate. Ndaj dalja në një koalicion me një nga forcat e mëdha bëhet e domosdoshme. Nga ana tjetër, PS nëse do të dilte në një koalicion me LSI, PDIU dhe FRD do të merrte 88 deputetë.

A do dali Lëvizja Socialiste për Integrim në koalicion me një nga dy partitë e mëdha apo do të krijojë vet një koalicion të vogël për t’i sfiduar ato?

Ilir Meta ka përjashtuar një koalicion të mundshëm me PD-në, por nuk ka dashur të konfirmojë ripërsëritjen e marrëveshjes me LSI-në duke lënë të hapur mundësinë edhe për të dalë e vetme në zgjedhje qoftë edhe duke krijuar një koalicion të sajin me parti si LIBRA, Sfida ose ndonjë forcë tjetër e re.

Por duket se përllogaritjet nuk e favorizojnë shumë variantin e fundit, kjo për shkak se sistemi elektoral nuk e favorizon.

Gazeta Mapo ka marrë në analizë votën e zgjedhjeve parlamentare të 2013 si treguesi më realist i mbështetjes që ka secila forcë politike në popull për të kuptuar se si do të ndaheshin mandatet e deputetëve sot në kushtet kur koalicionet po rikonfigurohen.

“Për të kuptuar se çfarë fiton dhe në të njëjtën kohë humbet LSI nga një dalje më vete kemi bërë përllogaritjen e votave dhe ndarjen e mandatave një herë duke e përfshirë LSI-në në koalicion me PS-në përfshi edhe dy aleatët e rinj PDIU dhe FRD dhe herën e dytë duke e llogaritur LSI-në si një forcë e vetme.

Në rastin e parë LSI do të ruante sërish mandatet që mori në 2013, pra 16, ndërsa nëse del më vete duke marrë në konsideratë votën e zgjedhjeve të shkuara parlamentare do të merrte 5 deputetë më pak se sa në 2013.

Pra LSI nëse del më vete ose me një koalicion të sajin pa PS-në do arrijë të marrë vetëm 10 deputetë të sigurt, ndërsa i 11-ti është në mëdyshje.

Mjafton kjo përllogaritje për të kuptuar se në kushtet kur është përjashtuar mundësia për të dalë në zgjedhje me PD-në, dalja me PS-në është një domosdoshmëri.

Ndërkohë që PS me koalicionin e saj me PDIU dhe FRD, pa LSI-në, në bazë të votës së 2013, arrin të marrë 73 deputetë.

Ndërkohë që nëse këtij koalicioni do t’i bashkohej edhe LSI, atëherë të majtët do të merrnin 88 deputetë.

Më poshtë po analizojmë votat e 2013 për secilin qark, duke paraqitur si ndikojnë koalicionet dhe harta e re elektorale”, shkruan kjo gazetë, qe ka bere llogarite sipas qarqeve.

Berati

Në qarkun e Beratit në rast se PS dhe LSI do dalin bashkë në zgjedhje maksimalizojnë votën e tyre duke arritur të marrin 6 nga 7 mandate.

Ndërsa opozita do merrte vetëm 1 nga 2 që ka aktualisht. Sa i përket ndarjes së mandateve brenda koalicionit të majtë ato do ndaheshin në 4 për PS dhe 2 për LSI.

Ndërsa në rast se LSI do garojë më vete qoftë si partia ashtu edhe duke krijuar një koalicion të sajin, atëherë në këtë qark ajo do të humbiste 1 mandat, i cili do t’i kalonte opozitës.

Kështu, koalicioni i ri i PS-së do të merrte 4 mandate, opozita 2 dhe LSI 1. Pra, nga 2 që ka aktualisht do të zbriste në 1.

Dibra

Në Qarkun e Dibrës situata për shkak të numrit të vogël të mandateve nuk pritet të ndryshojë.

Kjo edhe duke iu referuar rezultateve të 2013, por duke konfiguruar koalicionet sipas lëvizjeve të mundshme që tashmë kanë nisur të bëhen faktike.

Kështu nëse PS dhe LSI dalin sërish në të njëjtin koalicion, atëherë ato do ishin një koalicion kryesues në vota por të barabartë me mandate me opozitën, pra do kishin nga 3 secili koalicion.

Ndërkohë që brenda koalicionit PS do merrte 2 mandate dhe LSI 1.

Situata nuk ndryshon edhe nëse LSI del më vete apo krijon një koalicion të sajin, pasi sërish PS do merrte 2, LSI 1 dhe PD 3.

Por në këtë rast LSI rrezikon shumë pasi mund ta humbasë mandatin nëse PS arrin të rikuperojë vetëm 800 vota.

Durrës

Sa i përket zonës zgjedhore Durrës, gjithmonë duke iu referuar votës së 2013-s, ndryshimit të hartës elektorale dhe lëvizjeve në koalicione, rezulton se mandati i shtuar në këtë qark i shkon koalicionit të majtë PS-LSI.

Nga 7 mandate në 2013 e majta do të merrte tashmë 8 mandate dhe kjo falë votave që sjellin FRD dhe PDIU në këtë qark.

Sa i përket ndarjes së mandateve brenda koalicionit ato do të ndaheshin 7 PS dhe 1 LSI. Pra, e fituar do të dilte PS.

Në këtë rast vlen të theksohet se për shkak të votave të marra në 2013 FRD vetëm për 150 vota mund të marrë një mandat në këtë qark duke qenë pjesë e koalicionit me PS.

Elbasani

Edhe në Elbasan një koalicion i majtë me bosht PS-LSI dhe me ardhjen e PDIU dhe FRD-së do të arrinte që të merrte 2 mandate më shumë se në 2013.

Por përfitimi real edhe në këtë rast do të ishte vetëm 1 mandat, pasi mandati tjetër do të ishte thjesht i kaluar nga PDIU nga e djathta ku kandidoi në 2013 në të majtë ku kandidon në këto zgjedhje.

Kështu koalicioni i majtë do merrte 10 mandate dhe opozita vetëm 4.

Ndërkohë që brenda koalicionit të majtë PS do 7 mandate (1 më shumë se në 2013), LSI 2 dhe PDIU 1.

Ndërkohë në rast se LSI do kandidojë në 2017 si forcë më vete ose me një koalicion të sajin, atëherë ajo rrezikon që të humbasë 1 mandat, i cili në këtë rast do t’i kalonte opozitës.

Koalicioni i PS-së me PDIU dhe FRD do merrte 8 mandate, opozita 5 dhe LSI 1. Asaj do i duheshin afro 5 mijë vota të tjera për të rimarrë mandatin e 2-të që e ka dhe tani.

Fieri

Në Qarkun e Fierit situata mes dy kampeve do të jetë e njëjtë, pavarësisht se PDIU dhe FRD kanë kaluar me koalicionin e majtë.

Kështu, nëse sërish PS dhe LSI konkurrojnë bashkë me prurjet e reja në koalicion, të majtët do të siguronin sërish 11 mandate, ndërsa opozita 5, aq sa edhe në 2013.

Ndërkohë që e humbur në këtë rast do të dilte PS, e cila një nga mandatet e saj do duhet t’ia lërë PDIU-së duke kaluar nga 9 në 8 mandate.

Më konkretisht brenda koalicionit mandatet do të ndaheshin 8 PS, 2 LSI dhe 1 PDIU.

Ndërsa nëse LSI do të dilte me vete atëherë ajo edhe në këtë qark do të humbiste 1 mandat.

Ajo që do të favorizohej në këtë rast do të ishte koalicioni i majtë, i cili do të merrte 10 mandate, nga të cilat 9 do i kishte vetëm PS.

Gjirokastër dhe Korçë

Gjirokastra është një nga zonat, në të cilën rikonfigurimet e koalicioneve sjellin ndryshime në shpërndarjen e mandateve mes koalicioneve.

Këtu ndryshimin e sjell PBDNJ, e cila me 2 mijë votat që çon djathtas i jep PD-së mandatin e dytë në këtë qark dhe duke i çuar raportet nga 4 me 1 në 3 me 2.

Ndërkohë që mandatet brenda koalicionit të majtë do ndaheshin 2 PS dhe 1 LSI. Pra në raport me 2013 PS do të humbiste 1 mandat.

Ndërkohë që dalja e LSI më vete, pra PS-në nuk sjell ndryshime, sërish PS do të kishte 2 mandate, 2 PD dhe 1 LSI.

Në Korçë i vetmi ndryshim vjen vetëm nga pakësimi në këtë qark i një mandati.

Nga kjo humbet PD, e cila nga 5 mandate do marrë vetëm 4.

Nga ana tjetër dalja e LSI-së më vete me një koalicion të sajin nuk sjell asnjë ndikim në shpërndarjen e mandateve.

Në tërësi PS do marrë sërish 6 mandate, PD 4 dhe LSI 1.

Kukësi

Edhe Qarku i Kukësit të vetmin ndryshim e pëson si pasojë e ndryshimit të numrit të mandateve, si rrjedhojë e ndryshimit të hartës elektorale.

Nga ky ndryshim humbet PD një mandat.

Kështu, mes koalicioneve të djathtët do kishin 2 mandate dhe të majtët 1.

Nuk sjell asnjë ndryshim as dalja e LSI-së më vete, në një koalicion pa PS.

Lezhë

Zona Zgjedhore e Lezhës pëson ndryshimet më të mëdha, si në raport me koalicionet ashtu edhe nëse LSI do dilte më vete.

Kështu sa iu përket raporteve mes koalicioneve, në rast se PS do të dilte me LSI dhe me ardhjet e reja (FRD dhe PDIU), atëherë të majtët do të përmbysnin raportet me të djathtë duke kaluar 4 me 3 mandate.

Pra, opozita do të humbiste 1 mandat dhe kjo për shkak të votave që i shton koalicionit FRD dhe PDIU.

Ndërsa sa i përket ndarjes së mandateve brenda koalicionit të majtë ato do ndaheshin 3 PS dhe 1 LSI.

Por LSI do ta humbiste mandatin që ka dhe tani në këtë qark nëse do dalë më vete ose me një koalicion të sajin.

Kjo pasi në një rast të tillë mandatin që do humbiste LSI do e merrte PD. Pra, në këtë rast çarja e votave mes PS dhe LSI do të favorizonte PD.

Shkodër

Në Shkodër ruan mazhorancën dhe mandatet që mori në 2013 me ardhjen e FRD dhe PDIU-së pavarësisht nëse PKD e Mark Frrokut (mori 6764 vota në 2013) do të jetë sërish në koalicion me PS-së ose jo.

Në këto kushte koalicioni i majtë PS-LSI dhe aleatët e rinj do të merrnin 6 mandate dhe opozita 5 mandate.

LSI mund të jetë e favorizuar nga largimi i PKD-së pasi mund të marrë mandatin e dytë brenda koalicionit.

Në Shkodër nuk ndryshon situata edhe nëse LSI del në një koalicion të sajin.

Sërish PS do merrte 5 mandate, PD 5 dhe LSI 1.

Tiranë-Vlorë

Përfshirja e PDI-së dhe FRD-së në koalicionin e majtë së bashku me PS dhe LSI, rezultatet i jep më së miri në Tiranë.

Kështu me afrimin e tyre, një koalicion i tillë por edhe me ndryshimin e hartës elektorale, gjithmonë duke iu referuar votës së 2013, do të shkonte nga 19 mandate që ka aktualisht në 21, ndërsa e djathta do të qëndronte sërish në 13 mandate.

Gjithsesi përfitimi real i koalicionit është vetëm 1 mandat, pasi 1 e ka sjellë PDIU me vete edhe gjatë kësaj legjislature.

Mandatet brenda koalicionit të majtë në këto kushte do të ishin PS 16, LSI 3, FRD 1 dhe PDIU 1.

Situata ndryshon nëse LSI do vendosë të dalë në një koalicion të sajin.

Kështu referuar votës së 2013, nëse LSI do të dilte më vete atëherë ajo do të humbiste një mandat, duke shkuar nga 3 në 2.

Por kjo do të favorizonte opozitën, e cila do të merrte mandatin e 14-të.

Për partitë e tjera një gjë e tillë nuk sjell ndryshime.

Qarku i Vlorës nuk pëson ndryshime qoftë sa i përket rikonfigurimit të koalicioneve, ashtu edhe daljes së LSI-së më vete.

PS mund të pretendojë për një mandat shtesë nëse merr 5 mijë vota më shumë.

Një rezervë e mirë votash për të janë afro 3 mijë votat që në 2013 i mori Arben Ahmetaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

14 komente në “Llogaritë: Nëse Ilir Meta del në zgjedhje më vete, LSI do të humbiste 6 deputetë?”

  1. Devolliu says:

    hahahahhahaha analize infantile
    Po ka ndryshu struktura e votimit per shkak te reformes administrative o njerez. Pse i beni llogarite si ua porosit Fuga?
    Zgjedhjet do varen si do kerkoje adminstrata Trump. Mbase ata nuk duan me nje kryeminister qe i ka thane sharlatan Presidentit amerikan
    E nese eshte keshtu eshte ne interesin e Shqiperise te mos jete Rama kryeminister, pavaresisht se PS mund te jete parti e pare ne zgjedhje. Sepse , ata miqte e Atllantikut te fusin ne izolim e kete vend e merr lumi pastaj.
    Frika eshte se mos perseritet situata e 1996.

    1. lani says:

      kot thua qe je devolli, ti qenke skraparlli 24 gradesh. e paske marre zarfin te koklopa

      1. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

        Haha, shume e sakte

        Rama do marri fund po beri aleance me kryekrimin Ilir Meta.

        Floriri vetem ne Beratin e Skraparizuar dhe fshatarizuar merr ndonje vote.

        Mjer ju qe akoma besoni te kriminelat PS PD LSI …apo to camet e kushdo tjeter ne Albanistan.

  2. tironci says:

    po nuk del vetem kokelopa joooo, i di bytha mire atij. thjesht e mban kete gjendje pezull per presion. byth..iri i mutit

  3. demokrat says:

    Po te kish dale vetem LSI dmth Ilir Meta, qe nje vit me pare sot do e kishe Kryeminister o zotri!

    A e dini se cfare Mllefi ka ne popull per PD dhe PS!

    A jetoni me realitetin!!!

    nqs i jepet mundesia njerzve per te voluar LSI dhe Ilir MEten KM do e benin menjehere qe sot qe tani!

    NQs nuk e keni kuptuar kete nuk jetoni me realitetin dhe nuk e kuptoni cfare kredibiliteti ka krijuar LSI ne Polull.

    1. vlonjati says:

      strumullari i te keqiave eshte likja kanseri qe ka shtrir metastazat kudo me korupsion e blerie vote po kur do ta kuptoj ky popull realiteti

  4. xhulio says:

    Keto shifra jepen djallezisht per te shtrenguar LSI-n te mbetet ne kualicion me PS.Pra qe aleanca e qelbesirave te vazhdoje.Asgje tjeter s ka interes.Opozita te rri aty ku eshte deri sa mbetet pa analize dhe me ish horrat dhe hajdutet po aty dhe me gjoja lirine qe kerkon te fuse Lulja(Berisha) ne parti.Mashtrimet nuk i ha me ky popull aq me teper demokratet e vertete.

    1. elona says:

      E para nuk dika te mblidhka mire ky anal-isti 73+16=88 thote etj si kjo.E dyta nuk behen llogarite me voten e 2013, por me voten e 2015 lokale, ku keshilltaret bashkiake perfaqesojne votat per partite dhe sipas ndarjes se re administrative.Po te mos ishte LSI , lali eri dhe shume te tjere s’do ishin bere kurre kryetare.Mblidhni mire votat per keshilltaret daku te 2015, jo 2013.Kete rradhe likja do marre 23-27 deputete.Jam mese e sigurte e para sepse ka trend rritje cdo 2 vjecar nga zgjedhja ne zgjedhje dhe e 2 , por ne fakt e para:sepse i mban, respekton dhe PUNESON njerezit e tij, ata qe jane lodhur per te.Kshuqe sic e ka pas dhe moto:integrim dhe PUNESIM, ky eshte celesi.Jo punesimi i dashnoreve dhe farefisit injorant copa mishi, pastaj te shkosh ne parlament te thuash s’punesojme dot njeri nga baza, pasi kane fut 100 kurva e lango, te ndrrosh nr tel dhe zona elektoral;i, pasi s’ke surrat te shkelesh me aty.

  5. Roland says:

    Ilir o femijqir o monikqir o gruaqir o kancer o femijet ti grifte kanceri

  6. ING says:

    Ne keto llogaritje mungon partia “Libra”. Nuk e dime akoma se cimpakt do kete mbi votat qe do ti zbriten “PS”.

  7. Qytetar says:

    Çfardo që të ndodhë një gjë është e sigurt që PD do të ngelet në opozitë(ata kriminelat e tjerë spo i zë në gojë)dhe koalicjoni i sotëm bashk me PDIU dhe FRD do të qeverrisin Shqipërinë për ti dhënë dërmën përfundimtare PD që kurrë më të mos ketë shanc për të vjedhë e vrasë këtë popull.

  8. Lpl. says:

    Harrojeni 2013 nuk ndoll me , mos u beni qesharake si ato analistet qe merrnin shembull 2009 per 2013 qe thonin rrote me rrote jane , ne qeshnim me injorancen e tyre qe nuk nuhateshin frymen qe ishte krijuar kundra PD se.Dibra nuk duhet merret si shembull se eshte vend i izoluar dhe kujtijne se gjithe Shqiperia e do Ramen e PSne duhet kohe me shku lajmi i ndryshimit ne keto Zona dhe te nje pjese e votuesve qe mos me dale kundra vetes se tyre votijne Ramen perseri , kjo eshte inercia e zgjrlljeve te tjera ,, por jo keshtu do ndolli ne keto votime .Neqoftese Shqiptaret votojne si ne 2013 duhet me gjete ndonje vend dhe mos me u kthy me siq kane bere shume te tjere ne ate varreze kolektive.

  9. Al says:

    Nga ana tjeter une them qe PS do i bente nder Shqiptareve nese dilte e vetme ne zgjedhje.

    Ilir Meta eshte si grami qe rritet pas murit…qe ne momentin qe eshte pjese e koalicionit, njerezve te vet e militanteve te LSI i shperblen mire. Ky eshte nje investim i fuqishem per zmadhimin e bazes ne themele te shendosha. 2009-2013 e tregoi shume qarte kete. Nga 4 deputete LSI mori 16. 4 fish me shume!!! Nese ata vazhdojne keshtu edhe me nje term tjeter ne koalicion me PS, LSI kthehet ne fuqi politike primare ne vend dhe te gjithe perfshire Edi Ramen e dime shume mire se blloku eshte akoma ne qarkullim.. C’ti besh eshte cmimi i paterices…Nuk e kam shume te qarte nese KM i tanishem ka ndermend te vdese ne politike si ati shpirteror i PD-se, apo edhe nje term tjeter edhe pastaj do shohe punen e vet. Por nje gje ia them me bindje. Ti kushtoje vemendje ketij skenari edhe ta parandaloje duke dale vetem ne zgjedhje. Shqiptaret do ia dine per nder ne te ardhmen.

  10. albaniafirst says:

    LSI me forcat e veta ka marre vetem 4 deputete, nje nga te cilet ishte Dritan Prifti, pra I ngelen 3. LSI pa PS eshte e mbaruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *