Mbështetja e pazakontë! Sanders: I lumtur të punoj me Trump

SandersVendimi i Donald Trump për të anuluar marrëveshjen e TPP nuk mund t’u ketë pëlqyer republikanëve, por majtas dikush e mbështet.

Senatori Bernie Sanders ka deklaruar se “jam i kënaqur që TPP u gropos”.

Sanders ishte rivali i Clinton brenda partisë dhe bëri një garë të fortë.

Ai sulmoi edhe Trumpin gjatë fushatës, por duke parë vendimet e presidentit të ri, ai shpreh hapur mbështetjen.

“Ka ardhur momenti të zhvillojmë një politikë të re tregtare dhe të ndihmojmë punëtorët, jo firmat shumëkombëshe”, tha Sanders

“Nëse presidenti Trump i ka seriozisht politikat e reja për të ndihmuar klasën punëtore, do të jem i lumtur të punoj me të”, shtoi Sanders.

Ai kritikoi në fund edhe administratën Onama.

“Në tre vitet e fundit kemi pasur një sërë marrëveshjesh tregtare që na kanë kushtuar miliona vende pune dhe kanë sjellë një ulje të rrogave të amerikanëve”, tha ai.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Mbështetja e pazakontë! Sanders: I lumtur të punoj me Trump”

  1. enter"" says:

    Vetem idiotet “liberale” jane kunder.

  2. .. says:

    kjo eshte pafytyresia amerikone
    keta jane jo me dy por me shume fytyra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *