“Mimi Kodheli kandidate e shkëlqyer për presidente, por edhe Meta”

kodheliMilena Harito, ministre e Inovacionit dhe Administratës Publike e ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Harito u shpreh se do të parapëlqente që në krye të shtetit të ishte një femër.

“Është një kandidate e shkëlqyer”, komentoi ajo përfoljen e Mimi Kodhelit si kandidate të mundshme.

E pyetur nëse presidenti i ri duhet të propozohet nga PS apo edhe LSI, Harito refuzoi të komentonte.

Për këtë nuk mund të shprehem është çështje e tryezës së koalicionit”, tha Harito.

Lidhur me mundësinë e votimit si president të Ilir Metës, Harito e cilësoi kreun e LSI si politikan me kontribute të mëdha.

“Është një njeri me kontribute politike në jetën e Shqipërisë… Është një figurë politike shumë e rëndësishme e Shqipërisë, kështu që si shumë figura të rëndësishme politike të Shqipërisë, mund të jetë kandidat”, komentoi ajo.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në ““Mimi Kodheli kandidate e shkëlqyer për presidente, por edhe Meta””

  1. korçari says:

    Like Floriri “me kontribute te medha”ne interes te xhepit te tij dhe te Monikes çfare paturpesie.

  2. Dean says:

    Ilir Meta eshte i KORRUPTUAR dhe i PACIPË. Vendi i tij eshte ne BURG.Ai nuk përfaqson asnjë vlerë njerzore perveç Hajdutllikun dhe Tinzarin dhe,për rrjedhojë,ai Duhet gjykuar dhe dënuar,e JO të zgjidhet President i një vendi që ka nevojë për njerëz të ndershëm.

  3. Al banistan em i dashtun says:

    SKA NEVOJE PER KOMENTIN TIM, O IMER ABAZI ..POPULLI NUK HA BARRE SI NE KOMUNIZEM QE TI E DESHE KAQ SHUME….

  4. London-m says:

    Eshte ne take tuke kjo cupa! Ilir meta per president! Me ka tallin leshin kjo!! Ai duhet te futet Nja 2000 vjet ne burg! Dhe me ligj asnji nga familja e tij& njerez te afert te mos lejohen te meren me politik.

  5. Jimi says:

    Lere Meten! Ai ha buke vec, ai ka kontribute te jashtezakoneshme ne cdo fushe!…. Kame frike se nje oferte e tille do ta lendoje shume ate. Pse kaqe poshte ka rene Meta, saqe ju po mundoheni ta nxirni ne pension te parakoheshem, kur ai esht ende i ri fringo dhe ne kulmin e energjive e prodhimtarive? Po shperblimi i presidentit per te eshte vetem nje kafe, c’fare , keni nder mende ta denoni duke i ofruar kete post?

  6. Treviso says:

    Korrupsioni ne Shqiperi ka lindur nga Ilir Meta dhe LSI-ja. Kryekrimineli i shqiptareve sali Berisha duke pare se si pasurohej Iliri ne sute e tije u be Xhelos, dhe ju fut dhe ai se bashku me familjen e tije. Ndryshimi i kryekriminelit nga Meta eshte se kryekrimineli nuk i la te lire ministrat e tije te vidhni siç beri Likja qe vodhi me te gjithe partine. LSI-ja eshte kanseri i Shqiperise dhe eshte shume me e rrezikshme se partia Demokratike.
    Ne partine Demokratike ka shume njerez qe kan çfar ti japin popullit, por LSI nuk ka asgje perveç korrupsionit. Partia Demokratike ka per tu distancuar shume shpejt nga mafja qe e ka mberthyer, por LSI-ja eshte e pashkaterrueshme. Interesi im per partite politike ne Shqiperi eshte zero
    por mendoj per te ardhmen e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *