PD u mbyll derën: Asnjë aleat në listat tona!

24 Janar 2017, 18:02Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndryshon strategji me aleatët. Manovra e ish-liderit Sali Berisha për të bërë pjesë të listave, krerët e partive kryesore aleate, nuk shihet si e duhura.

Nënkryetari demokrat Edmond Spaho konfirmon për “News24” se në zgjedhjet e 18 qershorit asnjë aleat nuk do të dalë deputet prej listave të partisë.

A ka pasur kërkesë të aleatëve për tu bërë pjesë e listave të PD?

“Jo, jo, jo, asnjë kërkesë të kësaj natyre. Dhe nuk ka për të pasur individë nga partitë e tjera, qofshin këta edhe kryetarë, që të jenë në listat e PD. Eksperienca e zgjedhjeve të vitit 2013 tregoi që nuk ishte ndoshta më e mira”, garanton numri dy i PD-së.

Në 2013 Sali Berisha, u tregua bujar me partitë kryesore aleate, duke bëre kryetarët e tyre pjesë të listave, një manovër kjo që rezultoi e gabuar. Shpëtim Idrizi ishte i pari që braktisi demokratët për tu bashkuar me Edi Ramën. Një vit më vonë të njëjtën rrugë ndoqi edhe demokristiani Nard Ndoka. Por, me aleatët Lulzim Basha është bashkë në betejën për garantimin e votave.

4 komente në “PD u mbyll derën: Asnjë aleat në listat tona!”

  1. Pedro i ri says:

    Rezultati nuk ndryshon aspak, cfaredo te beje PD. Ka kohe per te ardhur ne pushtet. Durim

  2. James says:

    Unfortunately you`ve to wait and 4 years more to get the power. I`m sorry PD

    1. Al banistan em i dashtun says:

      bravo James, e ke tha…


      kurre mos I besoni ketij kelyshi te bandes PD…lsi E ZAGARIT TJETER ATY DO PERPLASET…pd eshte bishti LSI koka ose LSI BISHTI DHE pd KOKA…NJE M…T I MADH….

  3. Toni says:

    PD-ja i ka kandidatet nuk i duhen aleate eshte karmina-xeni-gita-koke penisi maltezi-dasara-e keshtu me rradhe,PD ka vdekur pa lindur qysh ne 91-n ,TURP dhe zhgenjim i papare..sa per lyl bashen i tere SHQUP-i i i ka lene QOFTET se vdes lyli per te tilla,tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje