Rinovimi me Messin, drejtori sportiv i Barcelonës: Negociatat po shkojnë shumë mirë

messiHistoria e dashurisë mes Lionel Messit dhe Barcelonës do të vazhdojë shumë më gjatë.

Drejtori sportive i klubit katalanas, Robert Fernandez, në një prononcim për kanalin e Barcelonës “RAC1”, tha se ishte e qetë dhe i kënaqur me mënyrën se si po vijojnë negociatat për rinovimin e kontratës e yllit argjentinas e cila skadon në vitin 2018.

“Çdo gjë është duke shkuar mire. Ne jemi shumë të qetë se gjithcka do të përfundojë me sukses, pavarsisht disa zërave të qëllimshëm që duan të trazojnë situatën. Por ne jemi duke punuar për të zgjatur për disa vite kontratë dhe jemi shumë të qetë” tha Robert Fernandez.

Ditët e fundit kanë qarkulluar në media se për Messin kanë shfaqur interes skuadra e PSG-së por edhe Interi.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *