Shau punonjësen e aeroportit “k… e bardhë”, Xhaka përfundon në polici

Granit-XhakaGranit Xhaka po bëhet protagonist në mediat angleze dhe për të gjitha arsyet e gabuara. Pasi u bë në fundjavë futbollisti më i ndëshkuar në 5 kampionatet kryesore europiane në dy vitet e fundit falë kartonit të kuq të marrë në sfidën e kampionatit kundër Bërnlit, mesfushori ka regjistruar një “bëmë” tjetër të hënën në darkë, shumë më të rëndë.

Sipas mediave angleze, Xhaka ka fyer një punonjëse të aeroportit të Hithrou në Londër, duke e ofenduar me fjalët “k… e bardhë” në gjuhën gjermane. Incidenti në fjalë ndodhi pasi personi të cilin ai po shoqëronte në aeroport, Leonard Lekaj, një kushëri i të fejuarës së tij, Leonita, nuk u lejua të hynte në avion.

Sipas “The Independent”, një dëshmitar pa se si 24-vjeçari fyeu shumë rëndë punonjësen e aeroportit para se të ndërhynin punonjësit e sigurisë dhe policia. Gjithçka ndodhi për shkak se Lekaj u paraqit me vonesë në aeroport dhe punonjësit në “check-in” i bënë të ditur se kishte humbur avionin, shkruan “Panorama Sport”.

Xhaka përfundoi pas kësaj ngjarjeje në një komisariat policie në Londrën Perëndimore duke dhënë versionin e tij të ngjarjes.

“Asistenca e policisë u kërkua në orën 19:45 të hënën, më 23 janar, pas aludimeve se një pjesëtar stafi ishte fyer mbi baza racore në terminalin 5 të aeroportit të Hithrou. Ky aludim u bë nga një palë e tretë. Polica bashkëbisedoi me një djalë në të 20-tat i cili nuk u arrestua. Ai vullnetarisht shkoi në një komisariat policie në Londrën Perëndimore ku u mor në pyetje. Hetimet vazhdojnë”, ishte njoftimi i policisë angleze rreth kësaj ngjarjeje.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...