Vajza e Dritëro Agollit i përlot të gjithë: Babushi im ti po lufton me errësirën, nëse do të mund të dhurohej jeta, do të ta jepja ty

24 Janar 2017, 08:45Sociale TEMA

Vajza e shkrimtarit Dritëro Agolli ka bere nje postim prekes.

Agolli me sa duket po kalon ditë të vështira, pasi edhe në disa postime, foto për fundvit ai ka qenë me tuba oksigjeni në gojë, për shkak të vështirësive në frymëmarrje.

Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë.

Ti pret dritën.

Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse.

Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti.

Të dua shumë ati im.

Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jipja për ty; nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd.

Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t’i tregoj dhe e di që do kënaqesh.

Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar.

Të dua shumë Ati im”, shkruan vajza e shkrimtarit të madh, Elona.

40 komente në “Vajza e Dritëro Agollit i përlot të gjithë: Babushi im ti po lufton me errësirën, nëse do të mund të dhurohej jeta, do të ta jepja ty”

  1. Kola says:

    Me te vertete prekese. Me gjallje te mbuluan me balte Dritero, por te bene me pjellor e me dritedhenes. Qofte sa me e larget ajo dite, por edhe ne ardhte si per gjithe te gjallet, shpirtera te tille nuk shuhen. Ata vetem nderrojne vendbanim.

    1. Njeriu metop says:

      Jete sa me te gjat njerit nga shkrimtaret qe do mbetet ne dhekuj ne kujtesen e komit shqiptar.

      1. Dyrrahu says:

        Dritoi nuk shuhet, ai do te bej DRITE sa te kete shqiptare.

        1. Grigor says:

          Dritero Agolli, Ismail Kadare dhe Rexhep Qose – tre vigane te mendimit dhe letrave shqipe, te cilet u bene legjenda pa vdekur, pa u futur ne dhe.
          Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta – njerez qe koha do t’i harroje pa u futur ne dhe.

          Shpresoj ta kuptoi mesazhin e ketij komenti. Por kjo mund te ndodhe vetem ne qofte se nuk jeni politizuar deri ne palcë. Ne qofte se mbani qofte edhe nje politikan shqipetar per njeri te madh, atehere ke marre fund, je shitur per nje vend pune ose per nje thes miell, ose … je thjesht …. trap.

    2. Njeriu metop says:

      Jete sa me te gjat njerit nga shkrimtaret qe do mbetet ne dhekuj ne kujtesen e komit shqiptar.

    3. Njeriu metop says:

      Jete sa me te gjat njerit nga shkrimtaret qe do mbetet ne dhekuj ne kujtesen e komit shqiptar.

    4. DYPLLOMSHI says:

      shume vone haqet e popllit shqiptare….hajdeni tashi moralista paavure sulmoni….sa me shpjet ishalla

    5. Mirenjohesi says:

      Rrofsh, Elona…
      Eterit, per bijte e bijat, jane absloutisht te shenjte e te pakembyeshem dhe mungesa e tyre vjen duke u rritur, aq me shume kur ne rritemi aq sa ata te vendosin te largohen fizikisht prej nesh…
      Ashtu eshte, Elona, ne largohemi hera heres prej tyre, si ata kaprojte a drenushat e vegjel qe provojne te ecin vete e te fillojne mevetesine e tyre, por kjo nuk eshte ikje, as-se-si mekat, Jo!
      Eshte shenje e jetes, prove se ajo do vazhdoj ne gjeneraten tjeter…
      Driteroi beri drite dhe do vazhdoj te bej drite, permes jetes e puneve qe beri, jo vetem per ju, femijet e tij, por mirenjiohja ndaj tij do mbetet edhe me gjere: per nje varg individesh qe ndodhi te trokisnin per ndihme ne vemendjen e tij…
      Erresira qe u rrek pergjate asaj kohe te zbehte driten e tij, nuk mundi ta bente te vetin, edeh pse ajo e kishte kollaj t’i lodhte njerezit, t’i vishte me uniformen e ngrire te ateistit, kur ne zemren e tyre ata ishin deri ne lote njerezore. Koha mbetet e njeriut, edhe pse edhe te mbeteshe njeri nuk ishte kollaj…
      Driteroi ishte sa me shume i vertete dhe i drejteperdrejte: tek e fundja, ata qe kthejne ndonje gote per gezime e trishtime, provojne se nuk kane ç’fshehin!

      Ai e ka gjetur menyren e mbetjes mes nesh pergjithnjeshem, dhe miresia jote, Elona, eshte nje prove me shume per kete.
      Aq me teper qe edhe kur largoheni ca me tej prej drites se Atit, ju e keni lene ate ne duart e nje Zonje te Nderuar, qe i ka qendruar e do te mbetet si e dhuruar per Te prej Qiellit nen te cilin lutemi te ndjehemi te gjithe ne familjet e brezave te mepasem…
      Nderimi e meraku per prindin mbase nderron drejtim, por mbetet po ai te cilit Dritero Agolli i kendoi…

  2. Ilia says:

    Sherim te shpejte shkrimtarit te madh

  3. Lugati says:

    dhe letren duhet ta bosh publike…,??????????

    1. mzati says:

      pse ket artikull mero do me pastru ket figure alla enver hoxhiste…jo mero poplli si ha mo kto pralla nga gogol komunist ne engjell…ndoshta mallengjehesh ti mero une harroje

      1. Lugati says:

        po pastrohet ky ven nga plenat e monizmit..duhet pak durim….me shpejt me mire dritero babushi i rrotkarizuar

  4. katnar tirone safi says:

    aq shume prekse letra per ket komunist plere qe po mvje me shku m hale

  5. Vjen nje fund i njeriut. Lum ai njeri si Dritero Agolli qe ka se cfare ti lere njerezimit.
    I le pas njerezimit nje art e kulture plot e per plot, i le pas njerezimit figuren e nje shqiptari te vertete, nje atdhetari te madh, nje humani te pashok, nje aleati te fshatarit e puntorit si asnje tjeter, nje poeti Naimian te natyres, nje njeriu guximtar shembullor, nje…., nje….
    I urojme te madhit Dritero, ta kaloje sa me qete kete situate te rende, qe ne te vertete asnjehere nuk e ka trembur ate.

  6. Qifi says:

    Komunist bq eshte. Meriton te shkoje tek i ati hoxha se boll na rrujtik….

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      O Qife,perpara se te felliqesh te madhin Dritero,na thuaj se kush te … qifi!..

  7. adi says:

    respekte per driteron , eshte legjendar ne shqiperi.

  8. mirel says:

    Shprehi babait tend dashurine me te madhe, dhe mundesisht tregoji se e nderojme dhe nuk e harrojme te madhin Dritero.

  9. xhulio says:

    Pse mer ti, gjalle qeka akoma ky m_t?

  10. Meri says:

    Qifi,
    Besoj te jesh analfabet qe shkraun keshtu , nje popull qe nuk ka pene shkrimtari te percjell historin te brezat eshte i destinuar te vdes. Po njerez si ti e shoket e e tu te pagdhendur meriton me shume epitete po nuk kam sera jote as kultura jote.
    Sherim te shpejt shkrimtarit dhe poetit te madh Dritero Agollit. Respekte
    Meri

  11. Bardhi Tolabi says:

    Me vjen keq per kete njoftim te vajzes te Driteroit,lidhur me gjendjen shendetsore te tij.E kam adhuruar Driterone,per forcen e tij shprehese ne veprat e tij e sidomos per gjuhen e thjeshte por filozofike,te mbeshtetur ne tabanin popullor.Eshte kritikuar Driteroi per qenien e tij komunist e ne funksione drejtuese te Lidhjes te Shkrimtareve e Artisteve te Shqiperise,por ai nuk i eshte shmangur perballjes me to.Vlera e Driteroit si njeri qendron se ai ishte dhe mbeti idealist i luftes Antifashiste Nacional Clirimtare,dhe vepres te tij krijuese,perkunder qendrimeve mohuese e retushuese te disa te tjereve…
    Driteroi ka emrin e tij ne historine e letersise Shqipe,duan apo nuk duan keqdashesit e tij.Por kur te rriten niper e mbesa te tyre e te lexojne Driteroin do thone:Sa gjynah ky vendi yne,qe nuk paska sot,nje Dritero,por kemi shume letrashkrues por jo krijues…
    I qofte sa me e lehte rruga ne nje ambjent tjeter,te cilin ai nuk e ka pranuar…

  12. Tigri says:

    Poet, shkrimtar e atdhetar I madh.Respekt e mirenjohje.

  13. Tigri says:

    Poet, shkrimtar e atdhetar I madh.Respekt e mirenjohje.

  14. Vjosari says:

    Dritero, ti je nje shenjtor i vertete, qe i deshe njerzit dhe bere gjthcka te mire per ta. Veprat e tua jane pasqyre e shpirtit tend te madh, te mbushur me miresi. Te duam Dritero, i miri, i bukuri ne cdo krijim. I pamposhturi njerezori.

  15. KOsovari says:

    I qofte i ,e dnritur jeta dhe rugetimet e jetes se tije ,qe ne boten e vogel rriti e edukoj aq Shum femije. Se pote mos kishim nje Dritero nje kolos te pedagogjise nuk di ku do kishim perfunduar . I qofshin ditet e lehta dhe rendime sa me te vogla ne fundkalimin e jetes .i deshirojm une dhe gjith kosovaret.

  16. Leone-53 says:

    Nuk jam nga krahu i tij politik, sdo ta votoj sa te jete jeta PS-ne e veglat e saj por do te thoja se kur po behej mbledhja e P.Punes ne pallatin e kongreseve qershor 93 (ndoshta 94) ai eshte ngritur dhe ka thene te DISTANCOHEMI nga rruga e P.Punes.
    Shume (nuk mund te them se ishte shumica e pranishme dakord, po besoj se po) kane perplasur kembet dhe Driteroi u shpreh jo keshtu shoke jo!
    Jam i bindur se midis atyre qe ka perplasur kembet ka qene dhe “pionieri i Enverit” Ilir Meta !…
    Ciao !…

  17. albaniafirst says:

    Eshte e dhimbshme qe te shohesh te fiken ngadale ikona te kultures tone, me te cilet jemi rritur e edukuar me dashurine per atdheun dhe popullin tone. Brezi i ri i te ashtuquajturve “artiste” as qe i afrohet tek thembra e kembes ketyre korifenjve te artit shqiptar. Uroj nga zemra nje sherim te shpejte per Driteroin tone te madh qe driteroi gjithe brezin tim e me gjere.

  18. Thanasi qe ta plasi says:

    E shikoni se cnjerez ka Shqiperia? Ka vigane si Driteroi por ka dhe gomere si keta qe e shajne.

  19. Bashkim Pitarka says:

    Nje dashuri sublime e nje bije te devotshme per babain e saj te shtrenjte!Tundu Dritero, o shelg i vjeter me rrenje te thella ne balten,ne token ametare e forcohu t’i japesh serish jete e lumturi bijes tende te dashtur…Mos guxo t’u ikesh dashurise dhe perkedhelejeve te saj!
    Bashkim Pitarka
    Florida,24 Janar 2017.

  20. Faik Racaj says:

    Vërtetë, Familja Agolli, ka ndjesinë e parë për shëndetin dhe fatin e Dritëroit. Assesi, nuk e ka të “drejtën” e “përvetësimit” të, Trashëgimtarit më të denjë të Naimit! Ndjesia dhe vëmendja për Dritëroin, është ndjesi e gjithë Kombit.
    Faik Racaj, 24 janar 2015, Lausanne-CH

  21. Ndeshkimi says:

    Shqiptaret i jane borxhli Driteroit dhe duhet ti jene mirenjohes per thenien e tij monumentale ne kongresin e partise socialiste ne 1991 “ju jeni gomere te tufezuar”
    Driteroi nuk ka per te vdekur kurre,
    Ka bere mekare?
    Patjeter se ka qene ne vorbullen e lidhjes se shkrimtareve ku shkrimtaret dhe artistet enver hoxha i vuri kunder njeri tjetrit.
    Sot bejne te gjithe te ndershmin por te gjithe po te shikojne me kujdes veten e tyre, jeten e tyre kane mekatuar te pakten nje here, edhe pse ne menyre te pavetedijshme.
    E rende eshte te mekatosh me ndergjegje dhe ne menyre periodike sic ndodh rendom sot.

  22. N. KITA says:

    Ah, sikur të mos identifikoheshe me murtajën e kombit shqiptar. Me shpirt je NACIONALIST.
    O perëndi, sa shumë mend na pate dhuruar dhe sa PAK JETË!

  23. Agim Lala says:

    I uroje legjendes jete te gjate dhe sherim te shpejte mbasi nje gje dihet se pena tije nuk do te vdes kurre

    1. Lugati says:

      o gimo legjenda u ka rrotkarizu ngatrro sapunin me djathin hahahahahaha…..haku shqiptareve qe ka mor mqafe…nryshova memdim nuk du te vdesi mo. po te rroje akoma me ket gjendje qe osht.komunist plere

  24. Bomba says:

    e cilen erresire po lufton gjyshi I juaj? Gjyshi I juaj eshte vete erresira dhe po lufton me driten?Ka qene dhe eshte nje sharlatan Servil dhe I pabese tere jeten e tij.Ka marre ne qafe me dhjetera talente shqiptareshvetem e vetem per grada kapterri.

  25. D. Didani says:

    Kur njerzit lexonin libra,ndofta 99% e shqiptareve e adhuronin Driteroin…! Tani ? Eh fatkeqsi..Shkruajne disa plehra ne keto portat e lira qe kane hapur gazetat,shkruajne disa injorante,duan bile te hedhin balte edhe mbi kollosin Dritero,shkruajne ata qe skane lexuar asnje liber(Turp te kene) por Driteroi do mbetet drite e njerzimit ne shekuj.Balten qe ata hedhin mbi kollosin e letersise ,e lane lumi i kristalte i poezise!

  26. Iliro-Arberor says:

    Krishti I dhente sa me shume jete Diteroit te madh.

    Zoti e ndihmofte qe ky vigan te jetoje edhe pak me shume.

    Po ikin gjithe viganet e kombit Shqiptar dhe ne ku jemi sot?

    Zoti Na ndihmofte!

  27. Mëshirë says:

    Nëse ka marrë më qafë ndonjë “talent” si ju që “fjalën e lirë” e përdorni ashtu çka keni/jeni dhe as pjesën drejtshkrimore s’dini të përdorni, atëherë Dritëro, veç për këtë i duhet një tjetër piedestal!!!!
    Ju falem e nderoj Dritëro Agolli e me shokë për vlerat njerëzore dhe krijuese që ndër breza dhatë e latë!
    Mjerë të rinjtë e fëmijët tanë që pos përpjekjes sonë dhe prindërve tanë, kanë shëmbëlltyra antivlerash të tilla, që as dinë të lidhin dy fjalë!!!

    Mjerë edhe për ju të shkretë që atë pak dije të vockël, guxoni dhe e përdorni ball një akademiku, si mjeranë ????

  28. T. Voda says:

    Ooo…Njerez..!!!
    —NA LIDH E NJEJTA NENE..!!!
    — NA — PERKUND I NJEJTI DJEP.!!!
    —NA MBULON I NJEjTI QIELL !!! — DHE NA –NGROH I NJEJTI DIELL !!!
    — [ e kam kryesisht per kategorine ‘’Dypllomshe’’ te tipit ‘’Lugat’’—‘’Mzat’’,……… ]
    -I nderuari DRITEROI, duam a nuk duam , do mbetet ne kohe te koheve, figure e shquar e letersise shqipe, njeri i nderuar ne tere aktivitetin dhe kontributin e tij atdhetar, ….A. Z. CAJUPI NJE KUNDERSHTARIT TE TIJ, ne kohe te vet, kur botoi vepren’’ Baba Tomorri’’ gjysem levdatave te tij ju pergjigj. ‘ — KUR LEVDON ‘’BABA TOMORRE’’ DHE T’ME SHANI, ME VJEN MIRE. MALI I LARTE E ME DEBORE , NUK FELLIQET ME KELLIRE’’. Vepra e DRITEROIT , ESHTE SHUM HERE ME E LARTE JO VETEM NE FUSHEN E LETRAVE.
    — Po sjell dicka nga pjesmarja e te ndierit PJETER ARBNORI ne 73 vjetorin e lindjes DRITEOIT [ me sa kujtoj viti 2004 ]. Kryetari shoqates DEVOLLI , z.IRFAN na ftoi se bashku me nje te afermin tim te mernim pjes ne ate ceremonI. Organizimi qe teper dinjitoz , ne katin e dyte te SHQUP [sot seli e PD], u shoqerua me nje filmim dokumentar te vizites DRITEROIT ne Rusi [B.S] mbas 40 vjetesh, dhe nje grup te Asamblit Popullort. U mbyll me nje koktei te bollshem ,ne katin e pare po te SHQUP.
    — JU ‘’Dypllomshat’’ dhe ju ’’Lugato-mezat e..co..’, ’ besoj se ini shum here me pak te vegjel e te vuajtur se sa ‘’Mandela I Shqiperis’’ PJETER ARBNORI. Pjesnmarja , dhe biseda e tij e perzemert me DRITEROIN me beri pervehte . Ishte si nje mesazh I rendesishem per pajtim e mirkuptim. Pjetri ne 2004 shume mire mund ta abandononte jo vetem koktein, por edhe ceremonin , dhe ish I justifikuar.
    — Ne nje moment, kur AI ish vetem ne banak , ftova mikun tim [ ish punonjes I KQPPSH] te takonim e pershendesnim PJETRIN. JU prezantuam kush ishim , origjinen si Premetar[Deshnicar] dhe respektin per te. AI shprehu kenaqsine per njerzit e Kelcyres e te Permetit. Shkembyem batutat e shakat e rastit dhe beme se bashku edhe disa foto. Po ne ato muaj fitova llotarin e emigrimit, dhe fotot mi derguan mbas disa muajsh
    —-= Njeren nga fotot e pergatita ;per PJETRIN ne formen e kartolines per Krishtlindjet kur te kthehesha per vizite .Por Ai nderroi jete disa muaj me pare. Nga ana e prapme AJO FOTO KA KETE SHENIM ; –
    — UNE NGA JUGU – TI NGA VERIU
    –UNE BEKTASHI — TI KATOLIK
    — UNE I MAJTE – TI I DJATHTE
    — UNE ISH OFICER, ME KOBURE
    – TI ISH I BURGOSUR , ME PRANGA
    — NE NA LIDH E NJEJTA NENE
    – – NA PERKUND I NJEJTI DJEP
    — NA MBULON I NJEJTI QIELL
    — DHE NA NGROH I NJEJTI DIELl. ………
    ………………………………………………………………………………………………
    Ne kete rast, TEMA ka gjetujr nje menyre per te njoftuar gjendjen shendetsore te nje personaliteti te shquar e te njohur ne skolle kombetare e me gjere .
    Nga ana tjeter, na jepet bota shpirterore dhe dhimbja qe shpreh femija per prindin .Per kohen qe jetojme eshte edhe nje mesazh I RENDESISHEM E I DOBISHEM, qe u percillet gjith femijve . KU rethanat e kohes I kane detyruar tu rrine larg, apo dhe ti ‘’ braktisin, ‘’
    —-O njerez te mire. ZGJIDHN I GJUHEN, MENYREN DHE FORMEN E EMBEL E NJEREZORE TE KOMUNIKIMIT ,.LARGOJUNI KOMENTEVE TE HELMATISURA , DASHAKEQE QE TRUBULLOJNE MENDJET E ZEMRAT E NJEREZVE,
    SHPREH KEQARDHJE PER PERKEQSIMIN SHENDETSOR TE DRITEROIT DHE I UROJME SHERIM TE SHPEJT…
    T. Voda

    1. Zhaneta Lazri says:

      Zh. L.

      Bukur i ke thene te gjitha, o njeri, po kujt ia the? Atyre qe nuk e njohin Driteroin as si poet e as si njeri? Atyre qe s’kane lexuar nje liber ne jeten e tyre? Atyre qe po ia nxjerrin syte njeri-tjetrit me dashakeqesi e urrejtje? Eshte e kote, nuk mund ta kuptojne arsyetimin tend ata qe gezojne per ikjen e nje njeriu dhe poeti te madh si Driteroi yne. Populli ka nje shprehje: “Bien malet, ngrihen halet”. Per fat te mire jetojme larg dhe ne mos tjeter, shpresojme te mos na arrije duhma e felliqesires.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje