VIDEO/ Aksion i Policisë në Durrës, ja si arrestohen në banesë 4 trafikantë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Depërtimi” i cili përfundoi me arrestimin e 4 personave si dhe u sekuestruan 30 kg kanabis.

Të arrestuarit janë Fatmir Buzi, 44 vjeç dhe djali i tij Rejdi Buzi, 19 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, Shkëlzen Hoxha, 30 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, Berlin Metaj, 18 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë (për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit S.M. 15 vjeç, banues në Kënetë.

Droga u gjet në lagjen Nr.14, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Fatmir Buzi ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm.

Operacioni është bërë publik në një video të policisë në të cilët efektivët janë futur me shpejtësi në oborrin e banesës dhe kanë arrestuar të dyshuarit.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Aksion i Policisë në Durrës, ja si arrestohen në banesë 4 trafikantë”

  1. Qytetar says:

    Brava,kjo është policia që duam profesjonale dhe e vendosur në luftën kundër krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *