Izet Haxhia: Arben Ristani nën avujt e alkolit akuzon Karajn. Dita e ndëshkimit do vijë për Zenin e të gjithë kriminelët

izetiIsh truproja e Berishës tashmë në azil në Turqi, Izet Haxhia akuzon sekretarin e përgjithshëm të PD Arben Ristani se flet nën avujt e alkolit. Shkak për këtë reagim është fakti se Ristani ka thënë sot në komisionin e hetimit, se juristi Romeo Karaj është i pabesueshëm se rri me Izet Haxhinë.

Haxhia e akuzon Ristanin por dhe ata që u shërben sipas tij, dhe se dita e ndëshkimit do të jetë e afërt për të gjithë kriminelët që kanë abuzuar me këtë vend.

“Sot ne komisionin parlamentar per hetimin e aferes korruptive te CEZ, ne perpjekjen e deshperuar te mbrotjes se autoreve kryesore te kesaj vjedhje, babait dhe te birit te papune por miljoner, kishte dalur njefare Arben ristani apo “faqorja”.

Nuk dua te merrem me kete pijanec ordiner, me kete hajdut votash e mandatesh, sepse edhe po nuk ka qene ne efektin e avujve te alkolit, ai mbetet nje lavire e keqperdorur nga kodoshet Berisha.

Argumenti mjeran qe ai perdor per te hedhur poshte kete vjedhje te tmershme qe kane bere ne kurriz te shqiptareve eshte sa qesharak dhe banal. Sipas ketij deshmitari kryesor i aferes, Romeo Karaj, eshte i pabesueshem ,sepse me paska takuar mua (nje kriminel e vrases), dhe per kete ka edhe prova haaaaa. Ore Ben Faqorja, une Romeon e kam mik qekur ti ishe akoma ne kampin kundershtar te Berishes, dhe beje avokatine e viktimave te tij ne mediat e shkruara.

Takimi yne nuk ka qene as i fshehur dhe as i frymezuar nga interesa apo pazare te kalkuluara, sikur jane takimet e zenit ne hotelet e Prages me Nuel Kalaj, apo ato te Berishes qe nga viti 2006, po me kete person.

Pasi me ane te nje deputeteje te trashe nga mendja e trupi, u munduat te ndertonit nje alibi per vrasjen potenciale qe mendja kriminale e Berishes planifikonte per mikun tim, duke e cilesuar ate te çmendur e qe ka tentuar te vrase dy here veten, qe ka bere korrupsjon ne nje ndermarrje, qe Romeo nuk e din as se nga bie, tani po na dilni me ‘bomben’ e Faqores Ristani, se Romeo eshte i pabesueshem se me paska takuar mua vrasesin dhe ka bere edhe foto. Hajde prova hajde. Uroj qe tu shtohen sa me teper keto ‘prova’ kunder Romeos. Frika qe ju ka kapur, nuk mund te mbulohet as me alibite e deputetes se ‘trashe ‘as me ‘argumentat ‘e Ben faqores dhe as me poezite e Zenit. Dita e ndeshkimit per juve o grabitqare e vrases te pangopur po afrohet”, shkruan Haxhia në rrjetin social.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *