Aldo Bare në "gjurmët" e Lul Berishës, kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese: Më hiqni burgun përjetë

25 Janar 2017, 13:15Kronika TEMA

Alfred Shkurti i njohur si Aldo Bare ish kreu i bandës së Lushnjes dhe trazirave në vitin e mbrapsht 1997 ka trokitur në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkon prishjen e dënimit me burg përjetë dhe shpalljen antikushtetues të 4 vendimeve të drejtësisë shqiptare nga 2011 deri në 2015 që e lënë atë pas hekurave.

Mbi bazë dokumentash ai ka aplikuar në Kushtetuese aty ku pritet që më 31 Janar 2017 avokati i tij të paraqes pretendimet se përse duket rigjykuar Bare dhe duhen prishur vendimet e dhëna ndaj tij.

Fillimisht Bare është dënuar në vitin 2011 me burgim të përjetshëm, por ky dënimin është ankimuar dhe pasi është rikthyer për gjykim me një tjetër kolegj penal përfundimisht është lënë në fuqi, dënimi, ‘burg përjetë’.

Sipas prokurorisë, Aldo Bare ka kryer një sërë vrasjes e vepra penale për të cilat ai duhet të qëndrojë në qeli përjetë, por do të jetë kushtetuesja ajo që do vendos se nëse është kryer apo jo me shkelje ligjore dënimi i Alfred Shkurtit.

Aldo Bare është dënuar me ‘burg përjetë’ 5 vite më parë për 4 vrasje mes tyre dhe Artur Dajës me të cilin banda e tij u konfliktua gjatë viteve ‘97 pasi këta të fundit i vranë vëllain.

Të tjerë krime sipas vendimit të 201 janë 4 vrasje të mbetura në tentativë, krijim i organizatës kriminale dhe armbajtie pa leje.

Aldo Bare u esktradua në Shqipëri më 25 nëntor 2009 nga Ankaraja e Turqisë ku u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare.

Prej asokohe, Bare qëndron në qeli ndërsa në rast të prishjes së vendimeve nga Gjykata Kushtetuese rigjykimi ndaj tij do të kryhet në gjendje të lirë pasi të gjitha afatet e masës së sigurisë janë tejkaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje